top of page

Anjeza Musollari: Duhesh të jesh Shqiptar, ta kuptosh



Një ditë, një djalë i ri ishte duke gjuajtur nëpër male, një shqiponjë fluturoi mbi të duke rrahur fort krahët dhe ndaloi në një shkëmb. Shqiponja ishte shumë e madhe dhe mbante një gjarpër në sqepin e saj. Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkëmb dhe ndaloi aty ku kishte folenë e saj. Djaloshi i ri kërceu mbi shkëmb dhe vuri re se në fole ishte një shqiponjëz e vogël që po luante me gjarpërin e ngordhur.Por zvaraniku grabitqar nuk ishte i ngordhur. Në atë çast gjarpëri ngre kokën dhe u pozicionua gati për të pickuar shqiponjëzën e vogël me dhëmbët e tij helmues. Djaloshi nxorri në çast harkun dhe shigjetën dhe qëllon mbi gjarpërin për vdekje. Me pas e mori shqiponjëzën dhe mori rrugën e kthimit. Kur s’kish bërë veçse disa hapa, dëgjon mbi kokën e tij një zhurmë të fortë përplasje krahësh, ishte shqiponja mëmë.“Përse po më rrëmben foshnjën time” iu qa shqiponja. “Shqiponjëza tani është imja, pasi unë i shpëtova jetën duke vrarë gjarpërin që donte ta pickonte, ’kafshën’ që ti nuk e vrave dot vetë.” - iu përgjigj djaloshi.“Më kthe zogthin tim dhe unë do të të jap si këmbim mprehtësinë e syve të mi dhe forcën e krahëve të mi. Do të bëhesh i fortë dhe i pathyeshëm dhe do të njihesh me emrin tim. Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin mëmës.Kur shqoponjëza u rrit dhe nisi të fluturonte, shihej gjithnjë të fluturonte në qiell diku mbi kokën e djaloshit, kudo që ai shkonte, djaloshi u rrit dhe u bë burrë, u bë një gjuetar dhe luftëtar i madh. Kur kalonte afër ndonjë vendi të banuar me njerëz dridhej toka nga frika e njerëzve kundrejt njeriut me shqiponjë. U bë një prijës i mençur dhe i urtë, çdo vend kërkonte urtësin e tij. Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shumë grabitqare nëpër pyje dhe me shpatën e tij u preu kokat shumë kundërshtarëve dashakeqës. Të mrekulluar nga bëmat e djaloshit gjuetar e luftëtar, banorët e atyre anëve e zgjodhen atë prijësin e tyre dhe e quajtën Shqipëtar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajtën Shqipëri ose Vendi i Shqiponjave.

Përgjatë tërë këtyre viteve, shqiponja e shoqëroi djaloshin dhe e udhëhoqi pa iu ndarë as edhe një çast.

Ata ishin të pandashëm, një trup me dy koka.

Dhe bijtë e shqipes rriten e trimërohen, me forcën e shqipes me dy krerë, me dashurinë e saj për folenë.

Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij kanë karakter kozmik prandaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegjja njerëzore Gjithashtu i gjen të mishëruara brenda simbolit të tij të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i shqiptarëve nëpër mijëvjeçarë dhe peripecitë e civilizimit të vet nëpër rrugëtimin e vështirë drejt së ardhmes europiane.

Mbi flamurin shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur shkruar dhe komentuar mjaft Ky simbol është shenja më kuptimplotë si dëshmitari i përjetshëm i origjinës tonë. Historia e tij është krejt e veçantë siç është e veçante dhe historia e popullit tonë.

Sa i hershëm duhet të jetë ky symbol? Po populli shqiptar sa i hershëm është?

Ai përfaqëson gjithashtu në mënyrë të sintetizuar filozofinë, kulturën, traditën dhe eksperiencën e epokave të ndryshme,dëshmitar i momenteve pozitive dhe negative.

Dëshmitar i dorës së parë në sukseset dhe dështimet tona.

Flamuri i Bijve të Shqipes nëpërmjet tij zbulojmë origjinën tonë, nga vijmë dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot të vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore.

Bijtë e Shqipes, filozofia e jetës së tyre s’ka dyshim që gjendet e pasqyruar në librat e shenjtë, në shpella, në gurrët e varreve, në shkollat dhe universitete.

Ata lanë gjurmë kudo ku shkelën duke kaluar dhe jetuar. Ata ishin mjeshtra ndërtimesh, njerëz me kurajë të veçantë optimist të pandreqshëm dhe mësues të mëdhenj po ashtu. Luftëtarë të rreptë që askush nuk jua pa shpinën. Gjuha e tyre ishte gjuha e Zotit. Kishte të drejtë profeti Nostradamus (1503-1566) kur predikonte për ne:Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartat e tyre dhe se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën ndërkombëtare.

Yllirët ishin popullsia e parë dhe origjinale e Evropës me vlera të padiskutuara në fushën e dijes e teknologjisë. Shqiponja dykrenare është simbol i idealit dhe frymës bashkuese shqiptare të mbretërisë së uzurpuar nga raca aziatike greke e më vonë edhe e barbarizmës së ardhur sllave pas rrënimit kataklizmik të Dardanisë.

Qielli dhe toka po marrin ngjyrat kuq e zi e me mijëra këto ditë po marshojnë qëllimshëm drejtë historisë. Dhe unë do doja të jem diku lart... ja pikërisht atje në qiellin e hapur, lart po aty ku fluturon ajo Shqiponjë... që të ta përshkruaj si frymon Shqiptaria këto ditë, në mënyrë që Ti vogelushi i sotëm dhe burri i shtetit të këtij kombi ta lexosh, pasi tani kemi shkuar në 112 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë...imazh i madhërishëm...ndjenja të përziera..!

Flamuri kuq e zi valon gjithandej, dhe po,kur e shikon të stërmbush nga brenda të drejton shtatin dhe krenaria fillon të fluturojë. Dhe po, pikërisht ky Flamur i zbuluar nga Albanologët,

Flamuri i Skendërbeut valvitet gjithandej ku ka sot shqiptarë. ishte ky Flamur që valvitet edhe shekujve të rrobërisë duke i dhënë dritë shpresës për liri, dhe ja po i këndojmë,112 vite të lirë në hisen e tokës që na takon.

Duhesh të jesh Shqiptarë ta kuptosh, këtë lidhje, sepse është e vështitre për ta përshkruar.

Paramendoje fluturimin mbi një shqiponjë të zezë shtigjeve të përgjakura të lirisë, duke mbledhur lule të kuqe, të cilat i shtrëngon aq fort sa që gjithçka brenda teje ulërin.

Dikush më pyeti, po çfarë simbolizon Flamuri i kuq që në mes ka shqiponjën dykrerëshe.?,   Më fal...nuk përshkruhet...përjetohet,veç atëherë do e kuptosh madhështinë e ‘hyjësisë ‘para së cilit përkulemi si para zotit …

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page