top of page

Anjeza Musollari: Drama e një lufte

Updated: Aug 1





 

    Drama e një lufte, dhe “kthetrat e ferrit” që po përpijnë njerëzimin


 

 

‘Kanë frikë se vriten, nënat ukrainase u shënojnë fëmijëve të dhënat në trup’

Lajm që mbushi faqet e çdo medieje vizive apo të shkruar. Lajme rrënqethëse që nuk dimë ende sa do të zgjasin? Kthejmë sytë nga qielli të gjithë ne, që besojmë tek një forcë hyjnore, sepse ‘tokësorët’ i ka verbuar pangopësia, (karakteristikë e epokës së hereshme nga vijmë).

Sa e brishtë historia? Si në një celuloid të shfaqen regjitë e filmave me arsenal armësh apo njerëz të tretur në eter, rrugë të lara nga gjurmë gjaku, lodra fëmijësh,mbetur në cepa pallatesh pa adhuruesit e tyre .

Kjo është një epoke e re ?! Në vlera numrash kemi ecur në rend rritës, por a ndryshon historia e kohëve moderne nga ajo e shekujve të mëparshëm ?

Thjesht kemi përsëritur veten në dimensione edhe më shtazarake.‘Luftë mes llojit’.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, fëmijët atje po përjetojnë pasojat shkatërruese të të jetuarit në një zonë lufte – kërcënimin e vazhdueshëm të granatimeve, të shtënave dhe humbjes së njerëzve të dashur, si dhe shqetësimin për aksesin në ushqim, ujë të pijshëm të pastër dhe kujdes shëndetësor.

‘Kanë frikë se vriten, nënat ukrainase u shënojnë fëmijëve të dhënat në trup’

‘Holokausti’ në kurrizin e njomë të fëmijëve ukrainas?

Shkruar emëri, mbiemri, data e lindjes, sepse e nesërmja nuk dihet se çfarë sjell për fatin e tij. Sepse e drejta e fëmijeve për të jetuar dhe që juridikisht përfaqësuesit e gjithë shteteve kanë firmosur mbi Konventën e të Drejtave të Fëmijëve për një botë të paqte dhe të bukur po shkel fuqishëm me këmbë çdo parim të firmosur me dorë. 

“Trashëgimia e kësaj lufte do të jetë një brez i traumatizuar,”

“Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ambasada Amerikane njofton se nga lufta në Ukrainë janë vrarë 183 fëmijë dhe 342 të tjerë janë plagosur. “Pas çdo vdekjeje të një fëmije, nëna , babai apo familja ndryshon përgjithmonë. Çdo atentat u krye nga një ushtar, komandant rus dhe Vladimir Putin, krimet e të cilit nuk do të harrohen”. Lufta është ndezur, askush nuk e di se cila ishte drita e fundit e hënës dhe ende njerëzit nuk bërtisnin nën shpërthimin e predhave "Stop! Jo!"Lufta po vazhdon dhe tanket do të lëvizindhe njerezit...

Lufta është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në jetën e çdo njeriu.Ajo mbart shumë frikë, dhimbje, britma,klithmat e nënave, fëmijëve, bashkëshorteve, humbje të njerëzve të dashur ...

Sa fëmijë la jetimë, dhe të vejat me shami të zeza në kokë. Sa kujtime të tmerrshme ajo la pas në kujtesën njerëzore.

Pas?! Apo aty ka qenë gjithmonë?

Lufta është dhimbja e fateve njerëzore, e shkaktuar nga ata që sundojnë në krye dhe që e dëshirojnë pushtetin në çdo mënyrë, qoftë edhe të përgjakshme.

Lufta e Madhe Patriotike me të drejtë mund të quhet e shenjtë.

Në fund të fundit, të gjithë njerëzit u ngritën për të mbrojtur atdheun e tyre, ashtu si populli ukrainas sot po mbron atdheun e tij, duke mos pasur frikë nga një plumb endacak, mundim, robëri dhe shumë më tepër.Paraardhësit tanë u mblodhën aq shumë dhe shkuan përpara për të rimarrë vendin e tyre nga armiku, në të cilin ata lindën dhe u rritën.

Për brezin e ri Lufta e Madhe Patriotike është vetëm një histori nga e kaluara e largët. Por kjo histori trazon gjithçka brenda dhe të bën të mendosh për atë që po ndodh në  botën  moderne. Mendoni për luftërat që shohim tani. Mendoni se nuk duhet të lejojmë një luftë tjetër dhe t'u vërtetojmë ushtarëve heroikë se jo më kot po bien për atë tokë, se jo më kot u lag dheu me gjakun e tyre! Unë dua që të gjithë të kujtojnë koston e kësaj Fitoreje jo të lehtë dhe paqen që duket se po cënohet mbi kokën tonë!

Dhe atëherë nuk do kemi më nevojë për laps dhe letër se bilancet njerëzore do i bëjmë me gishtat e njërës dorë.

S’mjafton një ditë për të kujtuar, duhet dhe e nesërmja…

I dashur vogëlush, ti mund të bësh shumë që lufta të përfundojë dhe paqja të kthehet. Ti mund t’i tregosh botës se është e mundur të jemi miq, pavarësisht se të ndryshëm. Në klasë, për shembull, ke një fëmijë me ngjyrë të ndryshme lëkure, por e ke shok. Ke një tjetër që flet ndryshe, nuk e kupton, por e ke shok. Mund t’i tregosh botës se të merresh vesh me tjetrin nuk do të thotë të kesh të njëjtën ide me të. Mund të ndodhë që njëri nga shokët ka ide të tjera e grindesh me të, por, pastaj, bëni paqe menjëherë. Mund të bësh paqe duke i thënë shokut të mos zemërohet, se përndryshe do të trishtoheni të dy. Kur bëjmë paqe, jemi të lumtur! Mund edhe të ndërhysh kur një shok grindet me dikë e ta bësh të qeshë, duke e bërë fytyrën qesharake, ose duke i thënë një fjalë gazmore.

45 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page