top of page

Anjeza Musollari: Ajo që ju thotë bota…



 

 

Ajo që ju thotë bota, është jeni si gjithë të tjerët, Ajo që i duhet botës është që ju, të jeni ju



Anjeza Musollari

 


A është e mundur të jetosh në shoqëri dhe të jesh i lirë prej saj?

Qysh prej fëmijërisë së hershme, njerëzimi rrugëton nëpër procesin e shoqërizimit dhe fiton aftësi jetësore. Këto aftësi e ndihmojnë të përshtatet me jetën në shoqëri dhe të përcaktojë vendin e tij në të, ndaj dhe shfaqja e një personi dhe shfaqja e shoqërisë janë një proces i vetëm. Pa ekzistencën e njërës, ekzistenca e tjetrës është e pamundur. njeriu është një qenie që lind, riprodhohet dhe zhvillohet në një ekip. Ai kryen role të caktuara në të dhe merr një status të përshtatshëm shoqëror që përcakton personalitetin e tij dhe e bën një person përfaqësues të një mënyre të caktuar të jetës. Ashtu si shoqëria ndikon në një person, një person ndikon në shoqëri, investon aftësitë e tij në zhvillimin e saj, gjë që gjithashtu kontribuon në përparimin shkencor. Pa një ndërveprim të tillë, nuk do të kishte shkencë dhe art, gjithashtu  njerëzit do të privoheshin nga shumë zbulime dhe shpikje.

Shoqëria është një forcë e fuqishme

Një person nuk mund të jetojë jashtë shoqërisë. Megjithatë, një numër i madh ligjesh të shkruara për të mbrojtur një person nga shoqëria tregojnë se jo gjithçka është normale në marrëdhënie midis qytetarëve dhe shoqërisë.

Kemi frikë të dalim në mbrëmje sepse jemi të kërcënuar pafundësisht nga mashtruesit në rrjetet sociale .

Duke hyrë në jetë, ne jemi tashmë të frikësuar nga rreziqet që kërcënon kjo botë e pakëndshme dhe ndonjëherë sinqerisht e ligë.

Si ta jetoni jetën tuaj sipas planit tuaj? Si të mos thyheni nën goditjet e fatit?

Shoqëria mund të ndikojë në jetën e çdo personi. Askush nuk është imun nga diskutimi, gjykimi, thashethemi. Të gjithë mund të gjendemi në një situatë të pashpresë dhe kjo varet nga mënyra se si sillet shoqëria.Ndikimi i tij nuk mund të injorohet.

 

A mund të mbetet një person i qytetëruar jashtë shoqërisë?

Zoti e krijoi errësirën që drita të ketë kuptim, krijoi injorancën që dituria të ketë kuptim, krijoi varfërinë që pasuria të ketë kuptim, krijoi sëmundjen që shëndeti të ketë kuptim, krijoi egoizmin që altruizmi të ketë kuptim, krijoi dështimin që suksesi të ketë kuptim, krijoi regresin qe progresi të ketë kuptim etj. Për të qenë produktiv në jetë duhet të kesh vizionin dhe mënyrën e realizimit të tij. Është vizioni  ai që të dërgon drejt përparimit dhe drejt një progresi që mendon se duhet të arrish.

Por në realizimin e vizionit njeriu përballet me sfida dhe vështirësi gjë që nëse nuk i menaxhon si duhet mund t’i kushtojnë  edhe me dorëzimin përballë tyre. Një thënie e urtë lidhur me këtë thotë: rruga drejt realizimit të qëllimit është e gjatë dhe në të ka shume sfida, qëllimi ynë duhet te jetë që të ecim me këmbët e breshkës (ngadalë, por sigurtë) por të arrijmë në fund, dhe jo të nxitohemi me hapat e lepurit dhe të mbetemi në gjysmë të rrugës.Njeriu për nga natyra e tij është i dobët dhe shpesh nga vështirësitë e shumta ndjen lodhje, prandaj ai duhet të përkrahet nga familja dhe shoqëria e tij që të arrijë në destinacionin final.

Egziston një faktor kryesor që njeriun e le mbrapa ajo është: të menduarit e tepërt rreth gabimeve të të kaluarës dhe mendimi i tepërt për të ardhmen gjë që kontribon që një individ të mos e shijojë kohën e tashme dhe t’i merrë masat e duhura për të arritur sukses. Prandaj për t’i ikur këtij problemi është e mjaftueshme që të mos mendohet e kaluara sepse sjell dëshpërim, dhe të mos mendohet tepër e ardhmja ngase ajo është në dorën e Sunduesit, por të merren të gjitha masat që duhet për ta shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase kohën e tashme.Si një faktor të rëndësishëm që ndihmon në realizimin e qëllimit është edhe të pasurit e një shoku të rrugës i cili të këshillon, kritikon, të përkrahë dhe të ndihmon vetëm e vetëm që rruga të të duket më e lehtë

E bukur thënia : ‘Mos ec kundër të tjerëve, por ec me të tjerët. Kush ec vetëm e gabon rrugën ,ndërsa kush ec me të tjeret gjenë rrugë të reja’.

Para se të zgjidhesh rrugën është shumë e rëndësishme ta zgjedhësh  bashkëudhëtarin.Të shoqëruarit dhe komunikimi me njerëzit ndihmon shumë njeriun drejt progresit, për dallim nga të izoluarit dhe të qëndruarit i cili e le në baltën e injorancës dhe të errësirës.A është sukses vetvlerësimi për veten?

Ai që e vlerëson veten, vlerësohet shumë nga të tjerët në dallim nga ai që nuk e vlerëson veten e tij mbetet i zhvlerësuar edhe nga të tjerët.

Një histori e bukur dhe mjaft domethënëse është ajo që i ka ndodhur mendimtari të njohur francez: Ai e kishte mësuar shërbëtoren e tij që çdo ditë në mëngjes, kur ta zgjonte nga gjumi ti përsëriste këto fjalë: ”Zgjohuni zotëri! Zgjohuni se u presin punë madhore për ti përfunduar, punë të cilat do i shërbejnë njerëzimit! ”Kështu, ai zgjohej gjithë energji dhe vullnet, plot shpresë, optimizëm dhe vitalitet. Ai besonte se është njeri i rëndësishëm dhe mendonte se ekzistenca e tij do i shërbejë jetës e cila priste shumë prej tij.E çuditshme është se mendimtari nuk kishte ndonjë profesion apo post të rëndësishëm. Puna e tij e vetme ishte të lexuarit, të shkruarit dhe përmbushja e misionit të cilin i kishte ngarkuar vetes, i cili përmblidhet në thirrjet për krijimin e një jete të ndershme të bazuar në bashkëpunim dhe jo konfliktin e egër kapitalist për jetë a vdekje.Ai i besonte fuqishëm këtij objektivi dhe e konsideronte veten si burim i shpresës për një jetë më të bukur dhe më të këndshme. Nuk e kuptoj përse shpesh na ndodhë të shohim veten të vogël dhe të pavlerë! Përse të mos kemi objektiva në jetën tonë, e mandej ti deklarojmë vetes dhe botës se po vijmë rrugës së realizimit të tyre me qëllim që të ndryshojmë botën, qoftë dhe një pëllëmbë vend të saj?Është një ndjenjë e mbrekullueshme, është një emocion i papërshkrueshëm ai që ndjen njeriu i cili i beson rolit të tij në shërbim të njerëzimit, ai që i beson ndikimit pozitiv në shoqëri.Cilat janë objektivat madhore që na presin neve?Sot, bota nuk pret prej nesh të jemi një Ainshtajn i dytë, as dhe një Adam Smith. Tërësia e aftësive tona mund të mos renditet  tek gjenialët dhe novatorët e botës. Megjithatë, ne nuk jemi pa aftësi, talente dhe cilësi që na dallojnë nga shumë njerëz të tjerë. Nëse këto arrijmë ti vemë në praktikë, do i bëjmë njerëzimit shërbime të vyera. Prej nesh pritet thjesht të vlerësojmë veten dhe aftësitë e tona, si dhe ti caktojmë vetes një objektiv në jetë.Një nga formulat dhe ligjet e njohura të jetës është se ajo të trajton në bazë të vlerës që i ke caktuar vetes.Nëse e sheh veten të rëndësishëm,gjë e cila buron nga forca e vullnetit dhe objektivit tënd e gjithë bota do të përsërisë pas teje himnin e krenarisë dhe vlerësimit.Por kur e sheh veten si një njeri të pavlerë, si shumë miliona të tjerë që jetojnë mbi faqen e tokës, mos ironizo fatin dhe jetën e cila të ka hedhur në një cep, ku askujt nuk i bën përshtypje ekzistenca apo mungesa jote.Prandaj, e dashur vetja ime zgjohu  dhe ec përpara! Të presin shumë punë të rëndësishme dhe madhore, të cilat do i shërbejnë njerëzimit!Mëso të jesh optimist dhe refuzoje pesimizmin, mëso te jesh i duruar, ata që kanë durim e kanë fundin më të rahatshëm!Rrugëtimi ndaj së panjohurës është i vështirë dhe shpesh me supriza jo dhe aq të këndëshme, por në fund kjo na bën më të fortë.

Është shpirti dhe jo vitet ato që përcaktojnë moshën tënde. rrudhat e ballit nuk duhet të rrudhin vijat e zemrës. Vuajtjet  janë vija e startit të nisjes plot vrull. Dështimi është foltorja e suksesit.

Dhe e gjithë kjo ndikohet drejpërdrejt nga ty, ju, ata shoqëria, e cila duhet të ndihmojë që në vijën e rrezikut të saj ta marr pas!  

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page