top of page

Anita Hoxha: Sandalet e nënës sime



 

Nëna ime, nuk kishte një palë sandale...

Gjysmëzbathur, nxitonte ditëve në punë

Eh bijë, do mbarojnë një ditë këto halle...

Vështrimin, dhimbshëm kthente nga unë..!

 

Ajo, s’mund të kursente asgjë, për vete

Se vinin festa, ne vishnim fustan të ri.

Sa kujtime, mbetur peng kësaj jete...

Sandalet, ato të vjetrat,ruaj ende në kuti !

 

Nëna ime, nuk kishte një palë sandale,

Kallot e këmbëve të saj,ruaj syve gjithnji....!

Sa herë merrte  frymë thellë, mbas çdo fjale......

Sa herë thoshte, do bëhet mirë për ne, o bijë !

 

Nënat tona, të bukura.mbretëresha pa kurorë..

Ato,që unë ju shkrova, me mijëra vargje, poezi

Ato, halleve tona zbardhen, si Tomorri me borë...

Kur shoh të vjetrat sandale, s’ harroj kurrë nga vij !

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page