Lutfi ALIA
Siena – Itali
Andronika Arianiti Kastrioti ishte e bija e Gjergj Araniti Komneni (1376 - 1462) zoti i Principatës të Arianitëve. Sipas Gjon Muzakës, i ati i Gjergjit ishte Arianit Komneni dhe nëna e bija e Nikolla Zakaria, zoti i qytetit-port Budua. Në burime historike bizantine, theksohet se i ati Arianiti, mbante dhe mbiemërin Spata (Arianit Spatensis si zot dhe i trevës të Shpatit).
Gjergji kishte dy vellezër Muzaka dhe Vlladani, ky i martuar me Angjelinën, motrën e Gjergj Kastriotit. Martesa ishte kurorzuar në katedralen e Shën Gjon Pagezorit të Kunavisë, nga ipeshkëvi Progano OFM. Gjergj Arianiti kishte dhe motër, e martuar me Pal Dukagjinin.
Arianitët, përmenden në kronikat bizantine të shekullit IX, si fise malësore, që jetonin në lindje të Themës së Durrësit. Në shekullin XI, Arianitët rezultojnë sundimtarët e trevave në rrjedhën e sipërme të Shkumbinit, në të dy anët e rrugës Egnacia, ku zotëronin Çermenikën, Bjeshkën, Polisin dhe Shpatin, ndërsa në shekujt XII - XV përfshinë Tomadhenë, Dibrën, Librazhdin, Mokrën, Manastirin, Follorinën e pas martesës të Gjergjit me Maria Muzakën morën Mallakastrën, Vlorën dhe Kaninën. (1, 2, 3)
Për etimiologjinë e mbiemërit Arianiti, disa historianë mendojnë se e ka origjinën në fjalën indoeuropiane “arya - fisnik”, të tjerë thonë se rrjedh nga fjala shqipe “ara”, por me bindës është mendimi se lidhet me emrin e tribuve ilire Arinstae (Arinste), që banonin në trojet e shtri-ra në pjesën e sipërme dhe në të dy anët e segmentit qendrorë të rrugës antike Egnacia. Në shekullin e XIII disa pjestarë të familjes Arianiti, përdorën mbiemërin Golemi, si rezulton në dokumentat e kohës me fisnikët Arianit Golemi de Albania dhe Arianites Thopia Golemus dhe më pas në shekullin XIV - XV Moisi Golemi i biri i Muzak Arianitit. Një pjesë e medievalistave mendojnë se mbiemëri Golemi është me origjinë nga gjuha greke Golemis, por pa spjeguar lidhjen, ndërsa disa të tjerë thonë me origjinë sllave, që do të thotë “i madh”, të tjerë e spjegojnë me ebraishten Golem – gjigand, por shumica insistojnë se është deformim popullor i emërit Gulielm - Gulem, në gjermanisht Wilhelm (mbrojtës vullnetar). Ka shumë mundësi që mbiemëri ishte Gulem, sepse në dokumentat e shekullit XIII zot i Arbanon rezulton Gulem Arianiti e nga kjo kohë, pasardhësit e tij, mbajnë këtë mbiemër. Dihet se populli ynë e ka në traditë, që emëri i babait të bëhet mbiemër i djemëve, kësisoj Gjergji kishte mbiemër, emërin e të atit Arianit dhe mbiemërin Komneni, po kështu u trashëguan në gjeneracionet e tjera të dinastisë si mbiemër shtesë Gulielm – Gulemi – Golemi. (1, 2, 3)
Eksponenti i parë i kësaj dinastie, i dokumentuar në shekullin e XI është David Arianiti, i cili në vitet 1001 - 1018, ishte strategu i Themës të Selanikut (Maqedonisë), në shërbim të Perandorit bizantin Bazili II, i cili, bazuar në aftësitë e tij, më pas e transferoi strateg të Shkupit, ku organizoi rezistencën kundër sulmeve të barbarëve bullgarë.
Në vitet 1049 - 1050 në shërbim të Perandorit të Bizantit përmendet Kostantin Arianiti (i biri, ose kushëri i Davidit). Kostantin Arianiti, u shqua si komandant në luftën kundër Peceneghëve, një tribu nomade turke e fiseve oghuz, të cilët në fillim të shekullit XI, zbritën nga stepat e Azisë dhe sulmuan trojet verilindore të Pernadorisë Bizantine. [Anna Commnena, Aleksiada. Palazzo Comittini, Edizione Palermo 2010].
Ipeshkëvi i Tiro Guillelmus Tyrensis (1130 – 1186), përmend fisni-kun Iohannes Carianica, si kuptohet Carianica ishte tjetër mbiemër, si dhe emri i trevës Çermenika, që ishte në zotërim të Arianitëve. Johanes Carianica, ishte sundimtari i trevës së Çermenikës. (2, 6)
Në vitet 1190 - 1255, dinastia Arianiti u bashku me Shtetin e Alba-nisë të dinastisë Progoni. [Kristo Frashëri. Principata e Arbërisë 1190 - 1215. Botime M&B, Tiranë 2014, f. 63 -70]
Në vitin 1253, në kronikat bizantine përmendet Gulem Arianiti, zoti i Albanon, i martuar me Irena Komnena, kushërira e gruas të pe-randorit të Bizantit Engjëll Komneni. Fëmijët e lindur nga kjo mar-tesë, përdorën dhe mbiemërin Komneni dhe Gulemi. (2, 7)
Në vitin 1272, Arianitët ishin ndër 16 familjet fisnike arbërore, që bashkëpunuan me Karlin I Anzhu, në formimi e Mbretërisë Albanisë (1272 – 1373). Në paktin e Viterbos të vitit 1267 të Karlit I me fisnikët albanezë, ndër firmëtarët rezulton dhe Aleks Arianiti, me titull sebast. [M. Šufflay et all. Acta Albaniae, 1913, vol. I, doc. 268].
Në traktatin e vitit 1295, i gjenovezit Galvani di Levante Januensis, përmend katolikë të rinj (neophil), antarë familjesh finike arbërore: “Illustribus heroidibus Albaniae dominis”, mes tyre dhe Aleks Arianiti [Galvanus di Levanto Januensis. Neophyta doctrina de Inferno, Pur- gatorio et Paradiso ad Principes Albaniae. Biblioteque Nationale de France. Departement de Manuscritum Latin 3181. Roma 1295, f89]
Në vitin 1300, Comneni Budaresci princeps (princi Budares Kom-neni), u martua me një vajzë të familjes Golemi të Krujës dhe në vitet më pas, rezulton se familja Arianiti përdori mbiemërat Komneni dhe Golemi, si përmendet në kronika dhe dokumentat e shekullit XV.
Në dy dokumenta të viti 1304, të Princit Filipi Anzhù i Tarantos – Dominus Regnum Albaniae (1294-1331) dhe të Karlit II Anzhù, Arianitët janë në listën e 16 fiseve kryesore arbërore shtetformues, të cilëve u njiheshin privilegjet dhe të drejtat e vetëqeverisjes në trojet e tyre: “Filippi, princi i Tarantos i garanton privilegjet fiseve albaneze: Arianitët, Albët, Kotarukët, Shpatët, Buzëzijët, Martazeos, Turbacejt, Lecenët, Skura, Zenevisët, Logoreskët, Matesët .. etj”. [Šufflay E. Acta et Diplomata res Albaniae Medievalae aetatis Illustrantia. Vol I. II. Zagabria 1918, f. 402].
Në vitin 1319, Papa Gjoni XXII, në letrën dërguar fisnikëve alba-nezë, mes tyre dhe protolegati Gulielm Arianiti, iu bënë thirrje të bash-kohen për organizimin e kryqëzatës antisllave. Letra e Papës, dërguar Gulielmit, dëshmon pozicionin e lartë politik, administrativ, shoqëror dhe fetar të Arianitëve.
Në vitin 1373, emëri i një pjestari të familjes Arianiti, gjëndet i qendisur në epitafin e Gllavinicës. Ky epitaf është një ndër tre punimet e këtij lloji të njohura deri sot në botë. Në qendër të epitafit është qen-disur trupi i Krishtit të vdekur, i shtrirë mbi çarçaf, i rrethuar nga shenj-torë, serafinë dhe engjëj. Epitafi i Gllavinicës është objekt me vlera i kulturës mesjetare shqiptare, është një margaritar i krishtërimit, i his-torisë, i artit dhe i mjeshtrisë artizanale albaneze. Në buzët e epitafit është shkruar: "U plotësua ky areas (epitaf) gjithë të nderuarit dhe të hyjshëmit i Mbishenjtës Hyjëlindëse të patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit të gjithëhirëshëmit Kalisi i Glavinicës dhe i Beratit, në muajin mars 22, viti 6881 (1373) ... Dora e Gjergj Arianitit arëqëndisësit". Si kuptohet, një ndër mjeshtërit e punimit të epitafit është murgu Gjergj Arianiti, ndofta është formuluesi i mbishkrimit. (1,2)
Në vitin 1432 Gjergj Arianiti dhe Andrea Topia Golemi, ngritën popu-llin nga Vlora deri në Shkodër, në luftë kundër turqëve dhe fituan.
Në prill 1452, një letër dërguar Mbretit Alfonsi V Aragona, është nënshkruar Aranit Golem Komnenovich. [Schmitt Oliver Jens, Skan-derbeg et les sultans, Turcica, 43, 2011 p. 71]. Mbiemëri Komnenoviç, lidhet me një rrethanë të veçantë të adminsitratës të princërve arbëror të atyre viteve, sepse sundimtarët kishin skriba (shkrues) klerikët kato-likë, ose ortodoksë si kuptohet, Arianitet kishin skriba prift ortodoks serb, i cili në epistolarët i shkruante mbiemrat duke iu shtuar prapa-shtesën vich – viç. Marin Barleci, në veprën “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum princips” (1522), përmend fisnikun Arianites Thopia Golemus. [Marin Barleti. Historia de vita et gestis Scander-begi Epirotarum principis”. Roma 1522]
Princi Gjergj Arianiti u martua me konteshën Maria Muzaka, e bija e Andrea III Muzakës, dhespoti i Epirit, Zoti i Devollit, i Muzakisë dhe i Himarës. Nga kjo martesë, Gjergji mori pajë trojet nga Mallakas-tra deri në detin Jon, përfshi Vlorën dhe Kaninën. Principata e gjërë e Arianiteve kishte dy kryeqendra, njera e vjetra Sopoti i Polisit, tjetra ishte Kanina.
Nga martesa e Gjergj Arianitit me Maria Muzakën lindën 8 vajza:
1. Andronika (Donika) (1428 – 1506). Më 21 - 23 prill 1451, u martua me Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
2. Vojsava, u martua me Gjon (Johannes) Crnojeviçin sundimtar i Malit të Zi dhe Zetës, me të cilin pati dy djem Gjergjin dhe Skënderbe. Gjoni ishte i biri i Stefan Crnojeviç dhe i Mara Kastriotit motra e Gjergj Kastriotit. Vojsava vdiq para korrikut të vitit 1469 në Cetinjë.
3. Kirana (Anna), u martua me Nikolla Dukagjini (lindur?- vdekur në qershor të vitit 1462) pati dy fëmijë.
4. Elena u martua me Gjergj Dukagjinin, lindën disa fëmijë, njeri nga djemt quhej Skenderbe.
5. Despina u martua me Tanush Dukagjinin. Lindën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë me emrin Teodora.
6. Komina (Komnina) u martua me Gojko Balshën, sundimtar i Musies (Krujës dhe Lezhës) me të cilin pati dy djeme dhe një vajzë. Djemtë vdiqën në Hungari ndërsa vajza, Maria, u martua me Kontin Jakopo Alfonso i Mazeut të Farriles në Itali. Pasi vdekjes të Maries (1459), konti u martua me Marien, të bijën e Vrana Kontit.
7. Katerina, në fillim u martua me një djalë nga dera e Spanve nga Shqipëria e Veriut, me të cilën pati një vajzë, e cila u largua në Hungari me të shoqin. Në martesën e dytë Katerina u lidh me Nikola Bokalin,
baroni i Moresë dhe patën dy djem e dy vajza.
8. Angjelina, në vitin1461 u martua me Stefan Brankoviçin, djalin e Gjergj Brankoviçit, dhespoti i Serbisë dhe i Irena Kantakuzenit. Pas martesës Stefani, Angjelina dhe Irena Kantakuzenin shkuan në Milano dhe në vitin 1472 në Friuli, ku jetuan me ndihmën e Sinjorisë Venete. Në tetor të vitit 1476, vdiq Stefan Brankoviçi. Në vitin 1478 Angjelina shkoi në Vjenë, ku perandori Federiko III i dhuroi një kështjellë në Karincia-Veissenfels, ku Angjelina me djemtë Gjonin dhe Gjergjin, jetuan deri në tetor 1479 dhe në fund të atij viti u rikthyen në Itali, ku gjetën përkrahje dhe ndihmën e Papa Sisto IV, si dëshmohet nga Regjistrat Apostolikë të viteve 1479-1484.
Pas 1485, Angjelina me djemtë u vendosën në kështjellën e Kupi-novës, në një ishull të lumit Sava, ku sollën dhe eshtrat e Stefanit, që u bënë objekt pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë sllavë.
I biri Gjergji u shugurua prift me emrin Maksim dhe së bashku me nënën Angjelina murgeshë, shkuan në Vllahi ku kontribuan për orga-nizimin e kishës lokale ortodokse, aktivitet që u mbështet nga patriar-ku Konstantinopolit Nifon, që ishte me origjinë shqiptare.
Nëna Angjelina dhe i biri Maksim u kthyen dhe shërbyen në Ma-nastirin e Krushedolit. Angjelina Arianiti vdiq në vitin 1516 dhe kisha ortodokse e ka konsakruar shenjëtore, Shen Nënë Angjelina.
Në vitin 1449, Gjergj Arianitit i vdiq gruaja Maria Muzaka.
Pak kohë më pas, Princi Gjergj Arianiti u martua me baroneshën italiane Petrina Frankone, e bija e Oliviero Frankone, baroni i feudit Taurisano - Pulja dhe mëkëmbësi i Mbretit të Napolit në Pulja. (1, 7)
Nëna e Petrinës ishte arbëreshe, e bija e Zakarias, princit të Mores. Nga martesa me Petrinën (Despotina), lindën katër fëmijë, tre djemë: Tommasi, Kostantini, Arianiti dhe vajza Maria.
Pas vitit 1456, Gjergj Arianiti, bashkëshortja Petrina dhe femijët u vendosën në Durrës, në mbrojtje të Venedikut, si rezulton në dekretin e Dozhes Francesco Foscari: Dux Venetiarum, i cili urdhëron “Zoti i shkëlqyer Arianit Komneni të trajtohe me përparësi - Privilegium Ma-gnifici Arianiti Comneni domini. [Acta Albaniae Veneta, Seculorum XIV – XV, Tomus XVII. Annos a MCDLV – MCDLVIII: 1456 – 1458].
Në një dokument të vitit 1457, rezulton se Dozha i Venedikut e kishte urdhëruar Paolo Kuirini (Quirini), Bailò dhe Kapidani i Durrësit:”… të përkujdesesh me prioritet për familjen e Arianiteve”. [Arch. Senat. Venetto, Senato Mar, vol. VII: c. 23, 1457, 1462, 1464].
Gjergj Arianiti vdiq në vitin 1462 në Durrës dhe u varros në kated-ralen e Shen Maria. Vejusha Petrina, me fëmijët, iku në Venecia - Itali. Më 3 shtator 1463 u prezantua para Senatit të Serenissima dhe mbësh-tetur në marrëveshjen e Gjergjit me Venedikun, iu kërkoi mbrojtjen e fëmijëve. Si përherë, Venediku ishtë i ngadaltë në vendimet dhe më 13 maj 1464 Senati i njohu patrica venecian tre djemtë e Gjergj Arianitit - Tommasi, Kostantini, Arianiti. [A.S.V, Misti del Consiglio dei X, vol. XXI, c.117, vol. XXXI, c. 228, vol. XXXII, cc. 29 MCDLXIV]. Zonja Petrina u rikthye në Salento në trojet e veta, por më pas u transferua në Romë ku përfitoi mbështetjen e Kurias pontifike, që i akordoi një ndihmë financiarë për atë dhe fëmijët.
Djali Tomasi nuk u martua, ishte shëndetlig dhe vdiq në vitin 1484; Konstandini hyri në shërbim të Papës Sisto IV me detyrën e proto-noterit apostolik dhe pse nuk ishte klerik. Papa e ngarkoi amabsador në bisedimet me austriakët. Më pas ishte një ndër komandantët më të shquar të stratiotëve në shërbim të Selisë së Shenjtë. Kostantini u mar-tua me Franceska Paleologa dhe patën 7 fëmijë. Kostantini vdiq më 8 maj1530 në Montefiore. E varrosën ne Kishën 12 apostujt në Romë. Djali i vogël Arianiti u rikthye në Albania, u konvertua në mysliman dhe mori pjesë në ekspedita ushtarake të turqëve kundër arbërorëve, ku mbeti i vrarë në luftimet me himarjotët. Maria Arianiti u martua me Bartolemo Xhiuppo Della Rovere, zot i dukatit të Urbino. (1, 2)
ANDRONIKA KASTRIOTI
Andronika Arianiti, në moshën 23 vjeçe u martua me Gjergj Kas-triotin 46 vjeçar. Për të konsoliduar unitetin e luftës çlirimtare dhe për të forcuar pozitat e tij, Skënderbeu vendosi të martohej me Andronikën vajzën e madhe të Gjergj Arianitit. Kjo krushqi iu shkonte për shtat të dyja familjeve, për nga pozitat që ato zotëronin. Skënderbeu dërgoi mbles Gjin Muzakën, kunatin e Arianitit. Dasma filloi në Kaninë dhe zgjati tre ditë (21 – 23 prill 1451). Skënderbeu shkoi i shoqëruar me 500 krushq [Barleci, Gjon Muzaka, Biemmi, Noli, Gega]. Shkrimtari Sabri Godo, në romanin historik “Skenderbeu” thekson: “Dasma u organizua më 23 prill 1451, kështu Gjergji u martua me Donikën që kishte 23 vite sa kjo ditë prilli, ndërsa Skënderbeu ishte 46 vjeç”.
Ҫifti Gjergj dhe Andronika morën bekimin ungjillor në Kaninë në Qishë-Bardhë. Prania e Gjergjit në Kaninë, konfirmohet me emërtimet Qisha e Skënderbeut, Rrapi Skënderbeut, Vau i Skënderbeut, Ara e Skënderbeut, që janë dëshmi toponimistike të shekullit XV.
Pas ceremonisë në Kaninë, aktivitetet vazhduan në kishën Fjetja e Shen Maries në Manastirin e Ardenicës, ku më 26 prill 1451, ipeshkëvi Feliks e celebroi martesën me ritin ortodoks. Kurorzimin e martesës në kishën Fjetja e Shen Maries në Manastirin e Ardenicë e konfirmon dhe Giovanni Lorenzoni, i cili tregon: “... Në bibliotekën e Manastirit të Ardenicës, në një nga kodikët, lexova aktin e kurorëzimit të Sken-derbeut.” (9)
Ka shumë diskutime përse bekimin ungjillor dhe celebrimin e mar-tesës të Gjerjgj Kastriotit me Adronikën u kryen në dy kisha ortodokse. Atë kohë, dioqezat në zotërimet e Kastriotëve (Dioqezat e Durrësit, e Krujës, e Arbërisë, e Kunavisë, Stefaniakës, Dibrës), ishin dy kishtare, ashtu si dhe kishat në zotërimet e Arianitëve. Të dy familjet Kastrioti dhe Arianiti ishin të besimit ortodoks, si e verteton Papa Kalisiti III në letrat dërguar Gjergj Kastriotit në vitin 1457 ku thekson: “Ne të lutemi të ruajsh me ngulm vlerat tuaja të mëdha, me vendosmëri të mbrosh fenë ortodokse, duke i bërë këto vlera dhe më të mëdha me qëndrimin tënd burrëror, duke shpresuar me ngulm, që Zoti i plotfuqishëm t’i bëj më kurajoz e më të fuqishëm ushtarët tuaj dhe mbrojtësit e fesë tonë të shenjtë”. [Lutfi Alia: Letrat e Papa Kalisiti III, dërguar Gjergj Kast-riotit ne vitin 1457. Zemrashqiptare 24. 06. 2021].
Fakti se Kastriotët ishin ortodoksë, konfirmohen me Reposh Kast-riotin, që shërbeu murg ortodoks në Manastirin Hillanderit në Greqi, ku dhe e varrosën; ashtu si vëllai Stanisha, që e varrosën në manstririn ortodoks të Shen Maries Hyjlindëse në Martanesh. [Petar Popovski, Georgia Kastriota – Iskander. Skopje 2006, f. 316 – 318]
Pas ceremonive në Kaninë dhe në Ardenicë, në vazhdim çifti arrijti në Krujë, ku u prit me entusiazëm dhe përshëndetje nga populli. Edwin Jacque, duke iu referuar Fan Nolit, thekson se ipeshkëvi Pal Engjelli e kurorzoi martesën e Gjergjit me Andronikën më 26 prill 1451 me ritin katolik në Katedralen e Krujës. [Fotaq Andrea. Skenderbeu, heroi kombëtar shqiptar. Album/Antologji Botime Zenit, Tiranë 2027]
Marin Barleci shkruan: “Të gjithë ishin të gëzuar se dy princat më të fuqishëm të Epirit, u lidhën mes tyre me krushqi dhe dukej qartë setë bashkuar, do të ishin më të fortë për t’u mbrojtur nga sulmet e vazhdueshme të ushtrisë osmane. Donika ishte bërë e njohur që me kohë dhe mbahej në gojë për atë bukuri fort të rrallë. Paja iu la në dorë Gjergj Arianitit, i cili nga prika që i dha së bijës i kënaqi të dy palët. [Marin Barleci: Historia e Skënderbeut”. Tiranë 1983. faqe 292-384]. Në dasëm nuk morën pjesë Dukagjinët, sepse ishin të pakënaqur nga prika, që Gjergj Arianiti i dha Skenderbeut.
Në dasëm morën pjesë ambasadorët e mbretërisë të Napolit, të Vati-kanit, të Venedikut, të Raguzës, të cilët i nderuan dhe me shurata. Ndër dhuratat për Andronikën është varsja me kryqin i zbukuruar me gurë të çmuar, që i bëri Gjergj Kastrioti, si dhe kameo me portretin e Gjergj Kastriotit, dhuruar nga Dozha i Venedikut. Në këtë kameo, portreti i Gjergjit është i gdhendur mjeshtërisht në gurë të bardhë të llojit onyx,
i ngjitur mbi pllakë të lëmuar guri llave vullkanike me ngjyrë të zezë, i montuar në brendësi të kornizës të bazamentit të artë.
Në buzën e sipërme është vegja unazore e zinxhirit, e salduar me dy këmbëza me formën e zambakut me tre petale (Fleur de Lise), simboli i familjeve fisnike dhe mbretërore. Në portretin e Gjergj Kastriotit në këtë kameo, dallohet një gdhendje e mbresës në tëmthin e djathtë, që shpreh mbet-jen e plagës që u krijua pasi u plagos në betejën kundër hordhive turke. [L. Alia. Tetë medaljone me portretin e Gjergj Kastrio-tit në shekullin XV. Zemrashqiptare. 06. 2020].
Andronika Arianiti Kastrioti, zonja e parë e Arbërisë shkëlqeu si bashkëshorte dhe si nënë. Dëshmitë vijnë përmes dokumentave të asaj kohe, të epistolarëve, të veprave letrare, të tre veprave muzikore, si në operën “Scanderbeg” të Antonio Vivaldi (1718) etj.
Në të gjitha të dhënat dokumentare dhe letrare-artistike, Andronika spikat me epërsinë e një gruaje të fortë, të mençur dhe dinjitoze, e cila arrijti të përballojë ngarkesën e madhe që kishte, gjendjen e vështirë të krijuar nga luftat e vazhdueshme, ashtu si mbeshteti dhe iu gjend përherë pranë bashkëshortit Skënderbeut, i cili drejtonte rezistencën kundër armikut më të egër të kohës.
Andronika përballoi me kurajo dhe dinjitet rrethanat e vështira të krijuara nga mpleksia e intrigave, pabesive dhe tradhëtive ndaj famil-jes Kastrioti. Në këto situata të vështira spikati personaliteti, maturia dhe raporti i Andronikës me Gjergjin. Andronika ishte shtylla e fortë, bashkëshortja besnike dhe kurajoze, mbështetsja konseguente e suk-seseve të Gjergj Kastrioti – Zotit të Arbërisë.
Gjergji dhe Andronika patën vetëm një djalë Gjonin II, i lindur më 26 prill 1454, ndërsa disa autorë, bazuar në dokument të vitit 1463, që thekson se kur Senati i Venedikut e shpalli patric venecian, Gjoni ishte 8 vjeç, çka sugjeron se ka lindur në vititn 1455. [Giuseppe Valentini. Acta Albaniae Veneta 1463].
Jeta bashkëshortore e Gjergjit me Andronikën kaloi mes shumë peripecishë dhe vështirësishë të krijuara nga luftat e vazhdueshme kundër dyndjeve të ushtrisë osmane dhe në dy rrethimet e Krujës nga hordhitë turke, që e detyruan Donikën së bashku me djalin të jetonin në malet e Arbërisë, larg rreziqeve, të mirëpritur, të nderuar e të mbroj-tur nga familjet malësore.
Vdekja e Gjergj Kastriotit më 17 janar 1468 e tronditi Arbërinë, në veçanti Andronikën me djalin, si dhe të afërmit e tyre.
Vdekja e Zotit të Arbërisë nxiti lakmitë e Venedikut, që kërkoi të shtrijë pushtein në trojet Arbërore. Më 13 shkurt 1468 me një letër dërguar imzot Pal Engjëllit (ipeshkëvi i Durrësit), Venediku i kërkoi të ndërhynte dhe të bindëte Andronikën dhe Gjonin, që ishte dhe patric venecian, që trojet arbërore të kalonin në zotërim të Serenissima.
Kjo situatë u ndërlikua me largimin e Andronikës dhe të Gjonit II në Itali, andaj tutori i pronave të Kastriotëve mbeti Pal Engjëlli, por ai vdiq në vitin 1469, kështu përpjekjet e Venedikut mbetën pezull, pasi mungonte ndërmjetësi. [Ilia Karanxha. Barleti aspo Beçikemi. Tiranë 2010, f. 152 – 157]. Në ato vite Venediku kishte në zotërim Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin dhe me që shumica e finsikëve arbëror kishin emigruar, kjo është arsyeja përse akti i pushtimit të Arbërisë nga Perandoria Osmane u firmos në Stamboll më 5 korrik 1479 nga ambasadori i Venedikut Tommaso Malpiero dhe Sulltan Mehmeti II - Fatihu. [Topkapi Sarayi Arşivinde Fatih II – Sultan Mehmede Ait belgeler Belleten, 53, 1950, pp 49 – 56, dokumenti E 9695].
Qëndrimi në Arbëri përbënte rrezik për Andronikën, djalin Gjonin dhe të afërmit e familjeve të tyre, pasi pushtimi turk ishte iminent dhe hakmarrja e osmanëve barbarë nuk do të vononte.
Në fillim të shkurtit 1468, në një letër dërguar mbretit Ferrante I i Napolit, Andronika i kërkoi ta ndihmonte të transferohej në Itali, në feudet e Kastriotëve në Monte San Angelo dhe San Giovanni Rotondo.
Më 23 shkurt 1468, mbreti urdhëroi Jeronim Karvineo të shkonte në Krujë dhe të organizonte udhëtimin e familjes të Skenderbeut për në mbretërinë e Napolit.
Në letrën e datës 24 shkurt 1468, dërguar me ambasadorin Jeronim
Karvineo, mbreti Ferrante I Aragon, i shprehu ngushëllimet dhe e ftoi Andronikën me djalin Gjoni II, bashkë me të afërmit e tyre të shkonin fillimisht në Napoli e më pas në feudet e Gjergjit Monte San Angelo dhe San Giovanni Rotondo, që Ai ia kishte dhuruar në vitin 1463, për ndihmën në luftën kundër baronëve.
Letra e mbretit Ferdinandi i Aragona, dërguar Andronikës:
Uxori Scannaribechi
Rex Sicilie etc....
Illust. Domina tam quam mater carissima. Nun senza grandissimo dispiacere: havemo inteso ch'el Ill. Scandalbech vostro marito carissimo ad nui como ad patre, secundo è stato piacere ad nostro Signore Dio, è morto. La quale morte ad nui è dispiaciuta non meno che quella de nostro reverendo patre Re Alfonso di immortale memoria, et essendo poy per vostro ambaxatore de dicta morte certificati tanto più ad nui è stato summo dispiacere: et per questo mandamo ad vui lo nobile Ieronimo de Carvineo nostro familiaro, lo quale ve esponerà alcune cose per nui ad ipso imposte epertante ve pregamo che vogliate dare ad ipso piena fede in quanto da nostra parte ve esponerà como ad nui proprii.
Datum in civitate Capue die XXIIII februarii MCCCCLXVIII
REX FERDINANDUS.
A. Secret.
[Arch. Di Stato di Napoli, Cancelleria Aragonese, Reg. Exterorum, I, c. 205 a: cfr. Trinchera, Cod.Aragonese cit., I, pp. 439-440]
Gruas të Skenderbeut
Nga mbreti i Siçilive etj...
E shkëlqyera Zonjë, po aq dhe nënë shumë e dashur. Me shumë keqardhje dëgjuam se Skenderbeu, burri i juaj shumë i dashur, për ne si baba, ka vdekur me vullnetin e Zotit. Vdekja e Tij na hidhëroi, ashtu sa dhe vdekja e babait tonë mbretit Alfonso, që e kujtojmë përjetë .... andaj dërgojmë fisnikun Jeronim Karvineo, familjari i yni, që do t’iu udhëzoi si do të veprohet, andaj ju lutemi të keni besim të plotë te Ai.”
Në qytetin Kapua, dita e 24 shkurtit 1468.
Mbreti Ferdinand.
Sekret.
Andronika së bashku me djalin Gjonin II, gjatë vitit 1467 kishin jetuar në Itali, por në dhjetor të tij viti ishin rikthyer në Arbëri. Pas vdekjes të Gjergj Kastriotit, u detyrua të braktisnin Arbërinë e të kthe-heshin në feudet e tyre Monte San Angelo dhe San Giovanni Rotondo.
Në mesazhin e tij, mbreti Ferrante I Aragona thekson: “... Është kënaqësi dhe nder që t’iu trajtojmë si djali nënën dhe babai djalin dhe krahas asaj që ju kemi dhuruar, sa herë të keni nevojë do t’iu dhurojmë të tjera: “... loro venuta ad nui sera multo piacere, et da nui haveranno quelle carize et honori che figlio deve fare ad matre et patre ad figliolo et non solamente li lassaremo quello ce havemo donato, ma quando bisognio fosse li donaremo de li altri nostri boni”. [Idem Arch. Stat. di Napoli, cancellaria Aragonese...].
Në fund të muajit shkurt, Jeronim Karvineo u nis për në Albania, të organizonte udhëtimin e familjes të Skenderbeut për në Mbretërinë e Napolit. [Arch. St. Napoli, Aragonese, Comune, vol. 6, c. 135 b]. Në ditët e para të muajit mars 1468, Jeronim Karvineo me tre anije, orga-nizoi lundrimin e familjes Kastrioti dhe të afërme, që zbarkuan në Bari. (14) Së bashku me Andronikën dhe Gjonin II, erdhën dhe të afërm të Kastriotëve e të Andronikës, mes tyre familjarët e Vrana Kontit dhe ushtarët napolitanë, që kishin shërbyer në mbrojtjen e Krujës. Familjet arbërore u stabilizuan në rajone të ndryshme të mbretërisë të Napolit, kryesisht u vendosën në vende të çpopulluara, si pasojë e murtajës, që kishte goditur popullatën e Italisë jugore, ashtu si krijuan dhe qendra të reja banimi [Bellusci Antonio. Magia, Miti e Credenze Popolari – Ricerca etnografica tra gli albanesi d'Italia. Edizione Centro Ricer-che, Cosenza 1983].
Në udhëtimin pa kthim, Andronika mori gjëra më të domozdoshme ndër ato përkrenaren dhe armët e Gjergjit, kodikët, ikonat, medaljonet, pergamenat, inkubolat etj, të cilat në vitet e më pasme, pasardhësit e familjes Kastrioti i shitën dhe aktualisht ndodhen të shpërndara në disa muzeume dhe në koleksione private, në vende të ndryshme. Arsenali i objekteve të Gjergj Kastriotit, sidomos përkrenarja, shpata dhe kodikët të ekspozuara në muzeume të ndryshme të botës, vizitohen çdo vit nga qindramijëra vizitorë, por për fatin tonë të mbrapshtë, asnjë prej tyre nuk ndodhet ne muzeumet shqiptare.
Në një dokument, që ka humbur, por i cituar në një dokument tjetër të asaj kohe, theksohet se për të përballuar jetën në Napoli, mbreti Ferrante I, më 23 maj 1468 i kishte dhënë Andronika Arianitit 1000 dukate. [Forcellini Strane peripezie p.102 nt.1]; [Monti La spe-dizione pp. 298-299 con l’edizione di non pochi documenti già indicati o editi dal Gegaj nelle opere precedenti]; [Vallone Aspetti pp. 42, 43 e nt. 24 e 25, 55, 68 e nt. 77, 79-80; Vallone Per Antonio de Ferraris p. 585 e nt. 42]; [Petta Despoti pp. 28-31,141. Son d’uso comune poi i docu-menti dal Codice Aragonese del Trinchera per i primi rapporti con re Ferrante. Da queste indicazioni si potrà ricavare un più artico-lato profilo di Andronica, che qui non può interessare]; [Barone, Le cedole IX, p. 225. Sappiamo anche, da un documento perduto del 1468, che ‘donna Donica Areniti’ riceve mille ducati annui dal re].
Vallone shkruan se më 27 gusht 1469, kur Andronika Kastrioti me Gjonin II u transferuan në Napoli, bujtën në shtëpinë e arbërorit Pietro Karlo D’Alessandro, i vëllai i juristit dhe diplomatit të njohur Antonio Karlo D’Alessandro, me banim pranë Shën Kiarës. Për transportimin e rrobave të madam Andronika Kastriotit, Pietro Kolës i janë paguar 1 dukat dhe 1 tari. [Giancarlo Vallone. Andronica e Giovanni Scander-beg in Italia. Studia Albanica 2018. 1 pp. 59 – 65].
Gjoni II, në Itali u martua me Dukeshën Erina Brankoviç Paleologa (Irina), e bija e zotit të Serbisë Lazar. Gjoni pati disa fëmijë, Gjergji II (lindi më 1477 - vdiq në Qipro në vitin 1540), Ferrante (u vra në bete-jën e Pavia më 1561), Kostandini ipeshkëvi i Irsenia vdiq më 1500 dhe Maria (vdiq më 1569). Duka Gjoni II Kastrioti vdiq në vitin 1502. [Alessandro Castriota Scanderbeg; "Centro Studi Scanderbeghiani". Pubblicato sul n. 4, 2018 del Giornale "Le Radici", mensile di attua-lità e cultura italo-albanese].
ANDRONIKA KASTRIOTI, DAMA SHOQËRUESE
E MBRETËRESHËS XHIOVANA III
DHE E XHIOVANA IV ARAGONA.
Mbreti Ferrante I, aleati dhe miku i Gjergj Kastriotit, ftoi Androni-
kën dhe Gjonin II, së bashku me familjen e Varana Kontit dhe i siste-moi në mjediset e oborrit aragonez në Napoli. Marrëdhëniet e miqësisë të Andronikës me familjen mbretërore u forcuan pas 11 shtatorit 1477, me martesën e mbretit Ferrante I me gruan e dytë Xhiovana III Arago-na e Spanjës, e cila mori Andronikën damë shoqëruese dhe e sistemoi me banim në rezidencën mbretërore. [Vallone G. Per Antonio de Ferraris p. 579; Aspetti p. 43 nt. 25] [Petta Despoti pp. 29, 65].
Më 18 gusht 1489, kur djali Gjoni II Kastrioti administronte feudet Salentine, Andronika ndodhej në oborrin mbretëror, ku priti Pietro Kolën, të cilin mbreti Ferrante I e kishte ngarkuar të shërbente pranë dama Andronikës. [A. Gegaj, Documenta pp. 700-701, Dokumenta nr. 147 pp. 114].
Vallone mendon se Pietro Kola, ishte ndër ata arbërorët, që kishin banuar në San Giovanni Rotondo, pra në feudet e Kastriotëve. Gjoni II ishte feudali i Monte Sant Angelo dhe San Givanni Rotondo dhe në adminsitrimin e këtyre feudeve, kishin mbështetjen e mbretit, si rezul-ton në letrat e sekretarëve të mbretit Ferrante I, dërguar Andornikës më 1 tetor 1468, më 20 nëntor 1488 dhe më 26 nëntor 1497.
Letra e sekretarit P. Garlon, dërguar Andronikës më 1 tetor 1468, e informon se Kastriotët ishin përjashtuar nga taksat:
X. Donice condam Scanderberch
Rex Sicilie etc.
Nobiles et egregij viri fideles nostri dilecti. Nuy novamente havimo ordinato che vuy pagate a la illustre et magnifica Madama Donica mogliere che fo de l’illustre Scanderbech lo sale quale se dà per nostra Corte a l'altre terre de questo Regno et non altro pagamento nisuno durante lo tempo de la franchitia per nuy et nostro privilegio concessa, et che essa sia tenuta dareve dicto sale, pertanto volimo che da mo inante debiate pagare a la prefata Madama Donica o ad soi factori dicto sale et non altro pagamento durante lo tempo de dicta franchitia per nuy ad vuy concessa, cum questo che essa sia tenuta dareve lo dicto sale non obstante qualse voglia lictera comandamento et provisione havessivo havute da nostra Maestà. Et questa nostra ordinatone et voluntate intimante ad qualsivoglia sia ve donasse inpacio o ve domandasse altro pagamento che dicto sale.
Datum in Civitate nostra Averse die primo octobris MCCCCLXVIII.
Rex etc.
P. Garlon. A. Secretarius.
Vniversitati Sancti Angeli.
[Arch. St. Napoli, Cancelleria Aragonese, Reg. Exterorum, I, c. 205 a: cfr. Trinchera, Cod. Aragonese cit., I, pp. 440-441].
Letra tjetër e sekretarit të mbretit të Napolit, dërguar Donikës më 26 nëntor 1497, i informon Andronikën dhe djalin Gjoni II, se iu kishin akorduar një ndihmë financiare vjetore prej 500 dukate karline në vit.
XVI Scannaribeche.
Rex Sicilie etc.
Magnifico Perceptore. Noi volemo et per tenore de la presente ve ordinamo et commandamo che de li denari che pagate a l’illustre Joan Castriota Duca de Sancto Petro ne debeate incontinente mandare a la Sig.ra Scannaribecha in Napoli ducatj cinquecento de carlinj. quale ce li mandarite subito senza perdere momento de tempo, chè non porressivo farne maiore servitio. et non manche.
Datum in Castris nostris felicibus contra Dianum XXVI novembris MCCCCLXXXXVII.
Rex Federicus. Vitus Pisanellus.
(Arch. St. Napoli, Aragonese, Comune, vol. 13, c. 75 b).
Në letrën e 20 nëntorit 1488, rezulton se Andronika dhe Gjoni II ishin përjashtuar nga taksat. [Vallone. Aspetti pp. 79-80].
Në shumë letra dhe dokumenta të kohës Andronikën e quajnë zonja dhe madama Skenderbega, madje sekretari i mbretit Vitus Pisanellus, në letrën dërguar Andronikës më 26 nëntor 1497 i drejtohet me emër-timin Skenderbega (Scannaribeche). [Giancarlo Vallone. Andronica e Giovanni Scanderbeg in Italia. Studia Albanica, 2018. 1 pp. 59 – 65].
Mbretëresha Xhiovana III krijoi lidhje miqësore të forta dhe tepër konfidenciale me Andronika Kastriotin, të cilën e kishte damën e parë të shoqërimit dhe këshilltare. Besimin dhe respektin miësor, mbretë-resha Xhiovana III e shprehu duke i besuar kujdesin dhe edukimin e së bijës Xhiovana IV Aragona. Shërbimet e saj në familjen mbretërore vlerësoheshin nga mbreti, që shpesh thekson qëndrimin dinjitoz, vlerat morale, prindërore dhe shpirtërore të Andronikës.
Në vitin 1496, kur u rindërtua apartamenti i nënës mbretëreshë Xhiovana III në rezidencën Kastell Nuovo, madamën Andronika e sis-temuan në apartamentin në katin e dytë mbi dhomën e mbretëreshës. [Filangieri Riccardo. “Rassegna critica delle fonti per la storia di Castel Nuovo”, Archivio Storico per le Province Napoletane, vol. 63, Napoli, 1938, p. 2].
Krah Andronikës, në grupin e damave shoqëruese, ishte dhe kushë-rira e saj Maria Zardari, gruaja e Bernardi, i biri i Vrana Kontit). Marien e thërrisnin "madama Porfida - kuqaloshja". Mbretëresha Xhiovana III dhe e bija Xhiovana IV, preferonin me përparësi sho-qërinë galante dhe tepër amëtare të Andronikës. Dhe familja e Bernard Granai Kastrioti, u mirëprit dhe kishte pozicion të privilegjuar në rrethin e personelit të mbretëreshës Xhiovana III. Gjon Muzaka thotë se ky trajtim i familjes Granai, i dedikohet ndikimit të Andronikës, e cila gëzonte respekt dhe nderim të veçanta nga familja mbretërore e Napolit. Sipas Gjon Muzakës, Andronika kishte organizuar fejesën dhe dasmën e Bernard Granai, me kushërirën e saj Maria Zardari. Kjo lidhje e dyfishtë fisnore dhe miqësie, ndikuan të largoheshin së bashku nga Arbëria, të udhëtonin në të njejtën anije për në Bari dhe të jetonin së bashku në oborrin e mbretit të Napolit. [Lutfi Alia. Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali. Dixit 2. Kronika historike. Tiranë 2022].
Andronika Kastrioti ishte dama shoqëruese dhe këshilltare e mbre-tëreshës Xhiovana III dhe të bijës Xhiovana IV, madje të dyja e mbanin Andronikën gjithmonë në krah në vizitat e kortezisë dhe në festimet e aristokracisë si p. sh në festat e organizuara nga Ferdinando Françesko d’Avalos, markezi i Peskarës; apo kur Alfonsi II Aragon duka i Kalab-risë, inauguroi Poggioreale në vitin 1488. [Lutfi Alia. Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali. Dixit 2. Kronika historike. Tiranë 2022].
Kudo që shkonin për vizita, madama Andronika flinte në një dhomë me vajzën Xhiovanën IV, çka shpreh besimin e madh dhe respektin e familjes mbretërore ndaj Andronikës. [Parisi R, Catalogo Scritture. Archiv. Municipale Napoli, III, Napoli, Tipogr Giannini, 1916, p. 162].
Në ato vite që jetonte në Napoli, Andronika nuk i ndërpreu lidhjet me atdheun dhe mundohej me të gjitha mundësitë që kishte, t’i ndih-monte bashkatdhetarët, që kishin mbetur në Arbëri nën zgjedhën e bar-barëve osmanë. Shpesh dërgonte anije me grurë. Në vjeshtën e vitit 1492, mbreti Ferrante i njohu të drejtat Andronikës dhe Gjonit II, të eksportonin grurë në Albania, duke i përjashtuar nga taksat doganale. [A. S. N, Quinternioni, vol. 23, cc. 302 b - 7 b, doc. XIII].
Në muajin maj 1494 vdiq mbreti Ferrante I. Në fronin e mbretërisë të Napolit u ngjit djali i tij Alfonsi II Aragon (1448 – 1495), djali me martesën e parë me të hijshmen Isabella Kiaromonte. Mbreti Alfonsi II vazhdoi të shprehte nderim dhe respekt për Andronikën, madje duke vlerësuar autoritetin e asaj, i kërkoi të ndërhynte dhe ta bindëte nënën mbretëreshë Xhiovana III, që të mos largohej nga Napoli.
Më 20 tetor 1494, në letrën dërguar madama Skenderbega, mbreti Alfonsi II shpreh nderim, duke evidencuar vlerat shpirtërore dhe miqë-sinë e Andronikës në shërbim të nënës mbretëreshë Xhiovana III dhe të Xhiovana IV: "in le vostre oratione quale facete ad nostro signor dio recordateve etiam de noi; et recomendateli la nostra Iustitia”. [A.S.N. Quinternioni, vol. 23, cc. 302 b, 7 b, doc. X. datato da Castel Nuovo di Napoli e con la rubrica “Illustris Andronice Cominate uxoris con-dam Scandaribech”].
Alfonsi II abdikoi shpejt dhe më 23 janar 1495 në fron u ngjit i biri Ferrandino, i cili më 28 shkurt 1496 u martua me Xhiovana IV, e cila mori damë shoqëruese Andronika Kastriotin, miken e ngushtë të nënës së saj Xhiovana III, por dhe mike dhe mentore e saj.
Mbreti Ferrandino vdiq shpejt pas kurorzimit dhe më 7 tetor 1496 në fron u ngjit mbreti i ri Aragonez, Federiku I. Vlen të theksohet dhe Federiku I nuk e ndryshoi qëndrimin, respektin, nderimin dhe miqësi-në ndaj bashkëshortes të Skenderbeut, madje vazhdoi ta quaj madama Skenderbega. Në letrat dërguar Andronikës, Federiku I i vlerësonte virtutet dhe shërbimet e saj shembullore ndaj familjes mbretërore.
Më 1 prill 1498, mbreti Federiku I, mori në pronësi të koronës feu-det e Kastriotëve, Monte Sant Angelo dhe San Giovanni Rotondo dhe në shkëmbim i dha në pronësi Andronikës dhe djalit Gjoni II Kastrioti kështjellën e Gagliano, feudet e Soleto dhe San Pietro di Galatina dhe i akordoi Gjonit II titullin Duka I i Galatina, por i hoqi privilegjet doganale, që mbreti Ferrante I i kishte dhënë Andronika Kastriotit më 1469, për eksportet e kripës dhe të drithrave. [A.S. N. Quinternioni, vol. 23, cc. 302 doc. X. datato da Castel Nuovo di Napoli e con la rub-rica “Illustris Andronice Cominate uxoris condam Scandaribech”].
Gjuhët e liga thonë, se ky ndryshim pronësie u diktua nga mosma-rrëveshjet e Gjoni II Kastrioti, zoti i feudeve Monte Sant Angelo e San Giovanni Rotondo, më banorët që ishin arbërorë të vendosur në këto troje në vitin 1462, kur iu dhuruan Skenderbeut nga mbreti Ferrante I.
Mbreti Federiku I i Napolit, në letrën dërguar princeshës Andronika Kastrioti në vitin 1496 e falenderonte për kontributin, që kishte dhënë duke e bindur nënën mbretëreshë vejushën Xhiovana III, të braktiste postin, ta linte Napolin dhe të kthehej në Valencia - Spanjë.
Më 1 prill 1498, Andronikës iu dha në pronësi Gagliano (proper suas vertutates et continua servicia), akorduar nga mbretëresha Xhio-vana III. [Monti. La spedizione pp. 298-299 nt. 7; Documenta pp. 172-173. Il feudo resterà a Andronica]; [Vallone Aspetti p. 55].
Me këtë dokument rezulton se Andronika nuk ishte më në vartësi të djalit Gjoni II, por nuk është e qartë pse ky feud që ishte i Gjonit, iu kalua në pronësi Andronikës. Pavarësisht nga këto paqartësi, rëndësi kishte se Gagliano ishte pronë e familjes Kastrioti. [Carlo Padiglione Di Giorgio Castriota Scanderbeg e de suoi discendenti. Napoli 1879, p. 27].
Më 7 shtator 1499, nëna mbretëreshë Xhiovana III e la Napolin dhe shkoi në Spanjë, pranë të vëllait Ferdinandi Aragona, e shoqëruar nga Andronika Kastrioti dhe Maria Zardari. E bija Xhiovana IV fillimisht qëndroi në Napoli, ndërsa më pas dhe ajo shkoi në Spanjë pranë nënës.
Në fillimet e shekullit të ri, jeta e Andronikës u trondit nga disa fat-keqësi. Në vitin 1500 i vdiq nipi Don Kostandin Kastrioti, ipeshkëvi i Insernia, të cilit Andronika i dedikoi një epigraf në lapiden e vendosur nën sarkofagun e tij në Kuvendin e Shen Maria La Nuova në Napoli. (Costantinus Castrayotus hic tegitur sanguine et cognatione regia ac cesarea clarus morum candore insignis digitate pontifex Aeserniensis dum probe vivit intempestive moritur Andronica Cominata, paterna avia nipoti optimo posuit MD). Në dy kolonat anësore të sarkofagut ndodhen stema heraldike e Kastriotëve, me shqiponjën dykrenëshe.
Në këtë kohë mbretëria e Napolit e Federikut I ishte në vështirësi, si nga lufta kundër baronëve, por dhe nga kërcënimet e Francës dhe të Spanjës. Në ditët e para të shtatorit 1501 Federiku I, abdikoi dhe i u dorëzua Luigjit XII, mbretit të Francës. Në këto rrethana Andronika humbi mbështetjen e mbretërisë së Napolit. Në këtë kohë Andronika ndodhej në Valencia, në shërbim të nënësmbretëreshë Xhiovana III. [L Alia. Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali. Zemrashqiptare. 04, 2021]
Në janar 1501, Francesco Morosini ambasadori i Serenissima në mbretërinë e Napolit, në relacionin dërguar senatit shkruan: “…Nëna mbretëresha Xhiovana III dhe e bija 20 vjeçare Xhiovana IV, shoqë-rohen nga e devotshmja dhe e admirueshmja gruaja e Skenderbeut, një zonjë e moshuar fisnike, mike e ngushtë e dy zonjave tona". [Marino Sanudo, I Diarii, Tom III, Venezia, M. V. 1880, p. 301].
Andronika kishte marrë në Valencia dhe stërnipin 15 vjeçar Alfonso Kastrioti, i cili vdiq aksidentalisht në vitin 1503 dhe e varrosën në kapelën e Shen Mikele në Manastirin e Santa Trinidad në Valencia, ku Andronika i dedikoi një epigraf në lapiden e varrit. Andronika e kishte marrë Alfonson, sepse nëna e tij ishte dama shoqeruese e princeshës Betarice Aragóna, e bija e mbretit Ferrante I me Isabela Kiaromonte. Beatrice ishte martuar me mbretin e Hungarisë Matías Corvino e pas vdekjes së tij u martua me Ladislao Jagellón i Bohemia, por pasi Papa Aleksandro VI e anulloi këtë martesë, Beatrice e shoqëruar nga nëna e Alfonso, u kthye në Napoli dhe u vendos në Pozuoli. [Berzeviczy Alberto. Beatrice d’Aragona. Milán. Dall’Oglio editore, 1974]. [Esco-lano Gaspar. Década primera de la historia de la insigne y Coronada ciudad y Reyno de Valencia, Vol. I, libro V, cap. IX, col. 951. Valencia: Pedro Patricio Mey, 1610.]
Gjatë kohës që ndodhej në Valencia, feudet e Kastriotëve në Gala-tina më 9 korrik 1504 ishin plaçkitur nga ushtria spanjolle. Sapo u informua për këtë gjendje, Andronika i dërgoi letër mbretit të Napolit, me ankesën e me një kërkesë me dinjitet, që të ndërhynte për mbrojtjen e pronave të Kastriotëve në Galatina, të plaçkitura nga ushtarët spa-njollë në shërbim të mbretërisë së Napolit dhe njëkohësisht i kërkoi përkrahje për dukeshën Erina Kastrioti. Kjo letër e shkruar në Valencia më Më 8 mars 1505, është firmosur, La Triste Andronica illustrissimi quondam Scanderbech – E trishtuara Andronika e të shkëlqyerit Skën-derbe. [Giancarlo Vallone. Andronica e Giovanni Scanderbeg in Ita-lia. Studia Albanica 2018. 1 p. 99]
Ambasadori anglez Thomas Bradley, pas takimit me dy mbretëre-shat Xhiovana III dhe Xhiovana IV në rezidencën Reyalls në Valencia, në relacionin e 23 qershorit 1505, dërguar mbretit Enriku VIII Tudor në Londër, përshkruan pozicionet zyrtare të princeshës Andronika Kastrioti, e cila gjithmonë qëndronte krah nënës mbretëreshë. Bradlley duke përshkruar atmosferën e pritjes thekson: “Në krahun e majtë të Xhiovana III, si gjithmonë ndodhej dama shoqëruese dinjitoze dhe këshilltaria e saj Andronika Arianiti Kastrioti, ndërsa në anën e djathtë qëndronte Bernard Granai Kastrioti, një burrë dinjitoz, duka i moshuar me mjekër të gjatë dhe kamerlengu, i cili e asistonte gjatë audiencave. [Lutfi Alia. Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali. Dixit 2. Tiranë 2022].
Në verën e vitit 1506, Andronika pati probleme shëndetësore. Më 15 shtator 1506, Andronikë ndërroi jetë në moshë 78 vjeçare. Korona mbretërore e Valencia organizoi ceremonitë dhe nderimet për zonjën fisnike Andronika Arianiti Kastrioti. Mesha e organizuar në katedrale, u drejtua nga ipeshkëvi i Valencias imzot Pedro Luis De Borja Llançol de Romani. Ne meshë morën pjesë përfaqësues të koronës mbretërore të Valencias, Maria Zardari Granai me vajzat dhe vëllai i Andronikës Kostantin Komnen Arianiti, i cili kishtë shkuar për t’i bërë nderimet motrës, i shoqëruar me një grup kalorsish stratiotë arbëror.
Princeshën Andronika Arianiti Kastrioti e varrosën provizorisht në kriptën Sant Angelo, në Manastirin Mbretëror Triniteti i Shenjtë i Valencia, kuvend klauzure i motrave Klarisa. Varrimi ishte provizor, sepse ishte parashikuar të transferonin trupin në Kapellën mbretërore të Kuvendit San Domingo të Valencia. Në kriptën e Sant Angelo, ishte varri monumental me mermer të bardhë, me dy engjëj dhe dy skude me shqiponjën dykrenare të stemës heraldike të Kastriotëve, në ballë ishte vendosur ikona Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve e Andro-nika Kastriotit). [HEBRERA, Joseph Antonio de, 1705 (véase nota 58), p. 424]
Mikja e ngushtë nënëmbretëresha Xhiovana III e Napolit, në testa-mentin e saj kishte lënë porosi, që eshtrat e mikes së saj të shquar, të transferohen në kapellën që po ndërtohej në Manastirin e Shen Maria Koncepsion, të murgeshave Klarise të Shën Kiarës në Napoli, por dhe kjo porosi nuk u realizua për rrethanat e ndërlikuara që u krijuan në mbretërinë e Napolit. [Daniel Benito Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod. ArsLonga, Nr. 29. 2020, p. 45 - 60].
ANDRONIKA KASTRIOTI DHE IKONA
“ZONJA E JONË E RIFUXHIOS TË MËKATARËVE”
Daniel Benito Goerlich, në studimin dedikuar Andronikës, trajton dhe ikonën Zonja e jonë e Rifuxhio e Mëkatarëve në Manastirin e San Trinidad në Valencia [Ars Longa, nr. 29, 2020] ku thekson: “Studimin ia dedikova hetimeve rreth origjinës të kësaj ikone shumë të vjetër dhe të ruajtur në Manastirin e Trinitetit, ikonë e Andronika Arianiti, gruaja e Gjergj Kastriotit, ashtu si kam analizuar shkurtimisht praninë e kësaj gruaje fisnike në Valencia dhe marrëdhëniet me mbretëreshën e Napolit Xhovana III, që ishte dhe motra e Ferdinandit Katolik.”
D. Goerlich dhe studiues të tjerë theksojnë se Andonika Kastrioti, dama e madhe shqiptare, e vlerësonte shumë atë ikonë. Aktulaisht kjo ikonë e rrallë ndodhet në Manastirin e Shen Trinisë në Valencia e urdhërit Shen Kiara e motrave Klarisse. Përsa i përket rrethanave si kishte mundur Andronika ta sigurojë këtë ikonë të çmuar dhe të vjetër me stil bizantin, nuk ka informacion, vetëm mund të hamendësohet. Mbase kërkimet në të ardhëmen, do të zbulojnë të dhëna dhe doku-menta për origjinën e kësaj ikone. [D. B. Goerlich. El Real monasterio de la Santísima Trinidad de Valencia. Historia y Arte. Valencia: Con-sell Valencià de Cultura, 2008].
Këtë ikonë me stil bizantin e përmend dhe Frati françeskan Joseph Antonio de Hebrera, në veprën “Chronica serafica de la Santa Provin-cia de Aragona. En Zaragoza, aňo MDCCIII - kronikat e Provicës së shenjtë të Aragonës, të botuara në Saragoza, viti 1703).
Virgjëresha e Rifuxhio e Mëkatarëve, është pikturuar në një tabletë të gjërë druri, me përmasa 129 x 73 x 3,5 cm, lehtësisht e plasaritur në formë të germes “V” në të dy anët e fytyrës të Virgjëreshës, e pikturuar
Ikona Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve, në dy anët e pjesës së poshtme janë dy engjëj, në Manastirin Shen Triniteti i Valencia.
(Fotografi dhuruar nga Karmina Bitri Haxhiu dhe Artan Haxhiu).
në pozicion vertikal si ikonat klasike të traditës bizantine. Kjo ikonë e është restauruar në çerekun e parë të shekullit XIX, ku janë përmirë-suar ngjyrat, sidomos kurora hyjnore e Maries dhe Jezu Krishtit, veshja e poshtëme ngjyrë violet, manteli (tipi maphorion) ngjyrë blu e fortë e Maries dhe tunika e Jezu Krishtit me ngjyrë të kuqe. [Donadeo María. Iconos de la Madre de Dios, Madrid, Ed. Paulinas, 1991, p37].
Ikona Zonja e Jonë e Rifuxhios të Mëkatarëve.
Studiues, kritikë të artit kishtar dhe historianë, shprehen njëzëri se
ikona Zonja e Rifuxhio e Mëkatarëve në Manastirin e Shen Triniteti i Valencia, ishte pronë e Andronika Kastrioti – Skenderbega, dama e shquar albaneze. Kjo ikonë i shte e vendosur në qendër të kapellës të kishë të Manastirit çka dëshmohet dhe nga testamenti i nënësmbre-tëresha Xhiovana III, e cila kishte kërkuar që bashkë me eshtrat e Andronikës, të transferohej dhe ikona e famëshme. [Vigier Françoise. Cuestion de amor, Introduction, edition et notes, Textes et documents du Centre de Recherche sur l’Espagne des XVIe y XVIIe siècles, nº IX. Presses Sorbonne nouvelle, París: 2006].
Ndonëse studiuesit dhe kritikët e artit kishtar nuk shprehen për origjinën e kësaj ikone të famëshme, kjo nuk na ndalon të shprehim dhe mendime për prejardhjen e kësaj ikone. Në principatën e Kastriotëve ishin shumë kisha, sidomos të tipologjisë Mariane. Andronika Kastrioti e adhuronte Shen Kiarën, e konfirmuar në testamentin e Xhiovana III e Napolit, e cila kishte kërkuar, që eshtrat e mikes së saj të shquar, të transferoheshin në Napoli, në kapellën që po ndërtohej në Manasti-rin e Shen Maria Koncepsion, të murgeshave Klarise të Shën Kiarës. Në testament, Xhiovana III thekson dhe transferimin e ikonës, duke theksuar se Andonika ishte e pandashme nga Shen Maria e Rifuxhio e Mëkatarëve. Vullneti i Xhiovana III nuk u zbatua dhe trupi i Princeshës Andronika Kastrioti ndodhet ende në varrezën monumentale të Manastirit Shën Trinitetit i Valencia. [Daniel B. Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del refugio de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod. ArsLonga Nr. 29. 2020, p. 45-64].
Ekziston dhe një dokument tjetër i vitit 1517, i Xhiovana IV, e cila kur u kthye në Valencia, prezantoi varjantin definitiv të testamentit të nënës Xhiovana III, që trajton çështjen e transferimit të eshtrave të mentores, mikes së ngushtë, të devotshmes Madama Skenderbega në Manastirin Shen Maria Koncepsion, i urdhërit françeskan të Klarisave në Napoli dhe të ikonës së saj të preferuar. Rrethanat e atyre kohëve të turbullta, e penguan transferimin e eshtrave të Andronikës në Napoli. [Perugini Carla; Martínez Gázquez, José (véase nota 4), 1992, p. 89].
Ky adhurim për Shen Kiara lidhet me Arbërinë. Në Principatën e Kastriotëve bënte pjesë dhe dioqeza e Kunavisë, ku ishte dhe kuvendi i Shen Kiara me murgesha Klarise, i vetmi kuvend me murgesha në trojet Arbërore. Historiani Andrea di Giuseppe, thekson se manastiri i Shën Kiara u themelua nga Mamica, e motra e Skënderbeut. [Andrea di Giuseppe. Velaria Picta Albanica, Hylli i dritës, XXXVIII, 2, 2018, pp. 78 - 79].
Manastiri i Shën Kiara frekuentohej nga familja Kastrioti, natyrisht dhe nga Andronika Kastrioti, e cila e adhuronte Shen Kiarën. Nuk për-jashtohet varjanti, që ikona Zonja Jonë e Rifuxhio e Mëkatarëve, të ishte marrë nga nga ky manastir, ashtu si mund ta ketë marrë në ndonjë kishë të Shën Maries, të cilat ishin të shumta në Principatën e Kastrio-tëve, ashtu si në tërë Arbërinë ishin mbi 300 kisha me këtë titull.
Nuk ka dyshime, që kjo ikonë e vjetër ishte arbërore, si e theksojnë shumë studiues, kritikë arti dhe klerikë, që e përshkruajnë ikonë cilë-sore e realizuar me stil bizantin.
Interesant është fakti se vite më vonë, në Manastirin Shen Trinitetit në Valencia, u themelua Konfraterniteti Zonja e Jonë e Rifuxhio të Më-katarëve. [A.M.T: Capítulos de la Ilustre, Antiquísima Cofradía de nostra Señora del Refugio de Pecadores, fundada en el convento de Religiosas de la Santissima Trinidad. Año 1829].
Në muzeumin e Manastirit Shen Triniteti i Valencia, është dhe një dokument i vitit 1761, i Don Pedro Francisco Coloma y Borja, i cili e tregon historinë e Manastirit dhe përshkruan ikonën e virgjëreshës Zonjë e Jonë e Rifuxhio e Mëkatarëve të Andronika Kastriotit.
Në një libër të botuar në vitin 1831, dedikuar këtij Konfraterniteti françeskan në këtë Mamanstir, në faqet 27 dhe 28, shkruar me një kaligrafi të bukur, tregohet historia e kësaj ikone dhe prezantohet një vizatim skicë e Zonja e Jonë e Rifuxhio të Mëkatarëve, me autor D. Agustin Sales, që është dhe logo e Konfranitetit të motrave të Klarisse të Manastirit Mbretëror Shen Triniteti i Valencia, shoqëruar me një memorie (Dok. nr. 991). [Arch. Real. Valencia, Varia, libros, nº 918, p. 27 – 28].
Për Princeshën Andronika Arianiti Kastrioti ekziston një numër i pakët ksilografishë, ndër të cilat një më cilësoret është e vitit 1596 e Johann Theodor de Bry (1561–1623), tipograf belg, i transferuar në Gjermani, ku realizoi xilografinë e Andronika Kastriotit dhe të Gjergj Kastriotit, për të cilin shkruan: “Luftoi për lirinë e atdheut si Pirro i Epirit dhe Akile Pelide”.
Princesha Andronika Arianiti Komnena Kastrioti (1428 – 1506)
Gravurë e vitit 1596, e Johann Theodor de Bry (1561–1623).
(Fürstlich Waldecksche Hofbibliothek Bad Arolsen)
Në ksilografi, Andronika Kastrioti prezantohet me portret në profil nga e majta, karakteristike e fisnikëve dhe e pjestarëve të familjeve mbretërore, me emrin rrreth portretit të shkruar në latinisht:
DONICE SCANDERBEGI VXOR
DONIKA GRUAJA E SKENDERBEUT
Në këtë ksiolgrafi jane dhe me dy shkrime, njëra në kronizë në pjesën e sipërme ku është shkruar:
EPIRI REGINA VT SIS PRVDENTIA FECIT QVAEQVE IPSI POTERAT FORMA PLAECERE IOVI
Mbretëresha e Epirit, mençuria tënde dhe bukuria tënde, do t’i kishte pëlqyer dhe vetë Jupiteri”
Në pjesën e poshtëme të gravurës është shkrimi tjetër dedikuar Andronika Kastriotit, i cili në fakt është pjesë përbërëse e dedikimit të sipërm, madje është fraza fillestare e dedikimit ku shkruhet:
TANTA TVO ES MERITIS VENIAT SI FAMA MARITO
QUANTA SVO QVONDAM DEIDAMIA VIRO
Aq e madhe është merita tënde, që i dhe aq shumë famë burrit tënd, ashtu si Deidamia i dha burrit të saj.
Në këtë përkushtim, J. Th. De Bry, e krahason Andronika Arianti Kastriota me Deidamia, gruan e Akilit. Këtë dedikim e ka komentuar dhe poeti dhe shkrimtari gjerman George Greflinger (1620 – 1677).
Në mbishkrimin në kornizën e poshtëme, autori i gravurës ka bërë një gabim orthografik, ka shkruar ES MERITIS, ndërsa në gjuhë latine shkruhet EX MERITIS.
Bibliografia
01. Lutfi Alia. Kostantin Arianiti – Kominata – Komneni. (1, 2),
Issus.com. Siena. 2018
02. Lutfi Alia. Kronika eksodeve dhe vendbanimet arbëreshe ne Itali,
1272 -1774. “M printing Durrës 2016
03. Robert Elsie. A Biographical Dictionary of Albanian History.
2012, I.B.Tauris. p. 17
04. Schmitt Oliver Jens, Skanderbeg et les Sultans, Turcica, 2011, 71.
05. Anna Comnena. Aleksiada. A cura di Giacinto Agnelo. Palazzo
Comittini, Edizione Palermo 2010
06. Acta Albaniae Veneta, Seculorum XIV – XV, Tomus XVII. Annos
a MCDLV – MCDLVIII: 1456 - 1458)
07. Guglielmo di Tiro, Historia rerum in partibus transmarinis gesta-
rum, a cura di Emily A. Babock e A. C. Krey, traduzione di Emily
Atwater Babock e A. C. Krey, Columbia University Press, 1943.
08. John Musachi. Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi
Dynasty by John Musachi (1515) Archived copy. Archived from
the original on 2010-09-10. Retrieved 2011-11-29.
09. Lorenzoni Giovanni, Il volto e l’anima dell’Albania, secondo il
diario di un viaggiatore 1929 – 1939. Istituto Geografico Militare.
Firenze, 1940.
10. Archivo di Stato Napoli, Cancelleria Aragonese, Reg. Exterorum,
I, c. 205 a: cfr. Trinchera, Cod. Aragonese cit., I, pp. 439-441
11. R. Parisi, Catalogo Scritture. Arch. Municipale Napoli, III,
Napoli, tipografia Giannini, 1916, p. 162.
12. Lutfi Alia. Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali. Dixit 2. Kronika
historike. Tiranë 2022.
13. Giovanni Antonio Summonte. Historia della Città, e Regno di
Napoli". Napoli 1601.
14. Carlo Padiglione, Di G. Castriota Scanderbech e de' suoi discen-
denti, Napoli, Tipografia Giannini, 1879, pp. 14 - 15. 125.
15. Gennaro Maria Monti. La spedizione in Puglia di Giorgio
Cstriota Scanderbeg e i feudi pugliesi suoi della vedova e del
figlio. In Japigia, X, 1939. (Ripubblicato in Palaver 4, 2015, n. 1,
f 121 - 124)
16. Kohler Ch. Mélange pour servir à histoire de l’Orient latin e des
croisades. Paris 1906, f. 222 – 223.
17. Marin Barleti. Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum
principis”. Roma 1522.
18. Jacques De Lavardin. “Histoire de Scanderbeg, roy d’Albanie”,
Paris 1621 (Edité par Reink Books - 2018)
19. Bellusci Antonio. Magia, Miti e Credenze Popolari – Ricerca
etnografica tra gli albanesi d'Italia. Edizione Centro Ricerche,
Cosenza 1983
20. Zangari Domenico. Le colonie italo–albanesi di Calabria – Storia
e demografia, sec. XV–XIX, Napoli 1941.
21. Arch.Senat.Veneto, Senato Mar, vol. VII: c. 23, 1457, 1462, 1464
22. Franz Babinger, Giorgio Fiori. Rivista di storia, arte, archeologia
per le Province di Alessandria e Asti, CVIII:1999, pp. 67 – 82.
23. Arch. Senat. Veneto, Misti del Consiglio dei X, vol. XXI, c. 117v,
vol. XXXI, c. 228v, vol. XXXII, cc. 2, 29, Venezia anno 1486.
24. Simonetta Angelo Comnena.“Storia e genealogia della Imperiale
famiglia Angelo Comneno Ducas o Angelo Flavio Comneno
Ducas”, Roma 2007
25. Demetrio Franco "Comentario de le cose de' Turchi, et del Sign.
Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro", Roma 1539
26. Arch. Seant. Veneto, Famiglia Arboreo di Gattinara, marzo 3,
1522, agosto 1531.
27. Vincenzo Forcella. Iscrizioni delle chiese e d'altri edificii di Roma
dal secolo XI fino ai giorni nostri (in 14 volumi, Anno 1874, faqe.
40, nr. 117. Roma 1869-1884)
28. Daniel Benito Goerlich. La stirpe albanesa de la virgen del refugio
de la Trinidad: Sobre un viejo icono casi olivadod.
ArsLonga Nr. 29. 2020, p. 45-64
29. Monumenti riminesi autografi raccolti e conservati da Michelan-
gelo Zanotti notajo collegiato di Rimini, 1530, dossie XIV, c. 23.
30. Arch. S. Milano, Atti Notarile, Moriggia Gio. Giacomo, 1556, 15
31. De Bello Neapolitano, Edito postumo nel 1509, su cui cfr. E.
Percopo, Vita di G. Fontano, ed. M. Manfredi, Napoli, R. Deputa-
zione Storica Nap., 1938, pp. 286-91.
32. Batti G. Historia e glriosi gesti et vittoriose imprese fatte contro
Turchi dal Sig. Don Giorgio Castriota, detto Scanderbeg. Principe
d’Epirro. In Venetia, 1646.
Comments