top of page

AMI 2 VJEÇE SHKON NË ÇERDHE


Vjersha për fëmijë


AMI 2 VJEÇE SHKON NË ÇERDHE


Mbesës së vogël Amaris B. Habazaj, mbushi 2 vjeçe


Albert HABAZAJ


Zemrat na u ngrohën

Dhe na ndezin këngën,

Malet lule hodhën

Dhe në valle këmbën.


Në gëzim me ne

Vijnë për ditëlindjen,

Me gaz e hare

Prapë në valle ngrihen.


Sot u bë e madhe

Plot 2 vjeçe mbushi,

Të na zërë në valle

Zgjat doçkat Amushi.


Si zogë nëpër këmbë

Me ne ngatërrohet,

Serioze, syrëndë

Te Perla ankohet.


Se ne e mërzitëm,

Pse-në ajo e di,

Në krahë pse s'e ngritëm

A tjetër çudi.


Ajo do vëmendje

Gjithë ditën e ditës,

Për ne, me shumë ëndje

Është syri i dritës.


Ami kolopuçe

Ka shkuar në çerdhe,

Zogjtë me vogëlushët

I thanë: Mirëse erdhe!

Me ta dorë më dorë

Më e kaltra ëndërr,

Bukuroshja e vogël

Princesha e ëmbël.


Vlorë, 23.09.2023



Miq të dashur!

Ju uroj shëndet e mirësi.

Më 23 shtator mbesa ime e vogël, Ami sa një gogël mbushi 2 vjeçe.

Prindërit e tij (dmth, djali im me nusen i bënë një ceremoni të thjeshtë, por të bukur. Unë dhe ime shoqe nuk morëm pjesë në këtë gëzim të ëmbël, sepse pikërisht të shtunën, pra më 23 shtator ishim në një Festivalik Folklorik Ndërkombëtar që u zhvillua në qytetin antik të Bylisit. Gjyshi u dërgoi këtë vjershëz gëzimtarëve...

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page