Nga arkivi i emigrantit
Rrëfenjë e jetuar
Ka ardhë në Greqi në vitin 1991. Ka ardhë atëhere kur lumi i ikanakëve sa vinte e fryhej, sa vinte e përmbytëte brigjet.
Po çfarë ka në jetëshkrimin e këtij njeriu të cilit sot jo vetëm i heqin kapelen por edhe i përkulen me respekt grekrit e thjeshtë dhe ata me pozitë ?
Pas më se një orë bisede miqësore rreth filxhanit të kafesë, pasi m’i kishte nxjerr në sheshin e prroit të ikjes ato gurë që një emigrant i nxjerr si diçka të zakonshme Ai më tha diçka që më bëri jo vetëm ta veçoj e ta ruaj si një gur të çmuar por edhe tia përcjell lexuesit.
Ai është inxhinier, arkitekt, nga ata njerëz që e mbajnë punën në pëllëmbë të dorës dhe nuk e lëshojnë, e ngrenë lart për ta parë të tjerët dhe nuk e ulin. Është formuar në shkollën shqiptare të viteve shtatëdhjetë, asaj kohe kur një studenti të inxhinjerisë, ashtu si edhe i studentëve të tjerë në të gjitha disiplinat, u kërkohej që para se të merrnin diplomën e inxhinierit të merrnin diplomën e punëtorit specialist, të dinin të ngrinin mure me tulla e me llaç të ngrinin kolona e të hidhnin trarë të fortë betoni. Ishte kjo pjesë e maskuar e jetës së tij si specialist që e ka bërë dhe e bën njeri mbi të tjerët, specialist mbi specialistët.
…Një ditë të fillimviteve ‘90-të atij i tha mendja të futej në një konkurs në një ndërmarrje të madhe e me shumë zë në ndërmarrjet ndërtuese të Athinës. Shkoi, mori tezat, i pa një nga një dhe dha përgjigjet, përgjigje që falë dijeve, studimeve të literaturës së gjërë në gjuhë të ndryshme dhe përvojës së punës rreth 15 vjeçare në Shqipëri, iu dukën të lehta. Në atë konkurs nuk ishte i vetëm, ishin më se dyqind kandidatë, inxhinierë ndërtimi, të diplomuar në Greqi dhe në universitete në zë në Evropë që luftonin vetëm për një vend pune. E përsëris: Vetëm për një vend pune.
I dorëzoi fletët dhe priti një përgjigje. Nuk i erdhi as pas një jave, sa ishte afati. dhe as pas një muaji…
Mori në telefon dhe i thanë se kandidati fitues ishte zgjedhur dhe se ai ishte midis atyre që nuk kanë fituar.
U tha se donte të shkonte për të tërhequr pas testin që kishte paraqitur. I thanë se mund të vinte kur të donte.
Kur shkoi e vunë përpara një muri të math me dosje që e kalonte lartësinë e tavolinës. I thanë që të kërkonte dosjen e tij dhe ai nisi t’i zbresë ato një nga një. Kërko e kërko dhe më në fund e gjeti dosjen e tij. Ishte në fund. Mbi të ishte shkruar me germa të shtrembërta greke fjala “Alvanos”.
E mori dosjen dhe e shfletoi. Titullarit të zyrës i shprehu dyshimin se përgjigjet e tij nuk ishin lexuar fare. Titullari, njeri kopetent në profesionin e tij, e mori fletën me përgjigjet dhe filloi t’i lexojë një nga një. I lexonte dhe bri secilës përgjigje vinte shenjën e zakonshme të vlerësimit pozitiv. Lexo e shëno, lexo e shëno…deri sa nuk mbeti përgjigje pa shenjën miratuese. Kur mbaroi, e pa me vemendje dhe nisi ta pyesë gjërë e gjatë. Në fillim e pyeti për të shuar kuriozitetin. Më vonë, në sajë të përgjigjeve tepër të sakta e kopetente nisi dalngadalë të përqëndrohet deri sa më në fund u ngrit në këmbë e i tha. “ Që sot je i punësuar në ndërmarrjen tonë“. Inxhinjeri ynë i tha se ai e kishte një punë, e kishte një zyrë projektimi…
Fjala nxorri fjalën dhe titullari i ndërmarrjes iu lut që ai t’i projektonte brenda një muaji një kompleks banesash në një lagje në periferi të Athinës, në ato lagje që për athinasin e thjeshtë quhen “lagje të pasura”…
I mori të dhënat që kërkoheshin, shkoi e pa me kujdes vendin, u konsultua me ligjet dhe rregulloret e shtetit dhe nisi punën projektuese…
Pas dhjetë ditësh mori ndërmarrjen në telefon dhe u tha se projekti ishte gati. Pas vlersimit të testit të “vonuar” dhe befasisë së përjetuar kjo përbënte një befasi që i kalonte parashikimet.
I panë projektet një nga një, me hollësi dhe imtësi, me lupë smadhuese kur i thonë fjalës. Dhe, kur nuk gjetën asgjë për të kundërshtuar i thanë : “Që sot e tutje do të keshë pjesën tënde në ndërrmarrjen tonë”.
Ka kaluar kohë që atëhere. Inxhinieri i ri arkitekt shqiptar, në projektim e më pas në zbatim, u tregoi specialistëve grekë se ai ishte i aftë për gjëra të mëdha. Inxhinieri që kishte “fituar” konkursin që tashmë bashkpunonte me inxhinierin tonë si vartës, shpesh e më shpesh shkonte për të marrë këshilla e për të mësuar nga “alvanos-i”.
Tani, pas shumë vitesh Ai nuk është më pjesë, nuk ka përqindje në atë ndërmarrje ndërtimi. E kundërta ka ndodhur, ajo ka pjesë në ndërmarrjen e tij tashmë me një potencial e autoritet të lartë në projektime dhe ndërtime në të gjithë zonën lindore të Atikisë.
Këto m’i tha Grigor Konduri, m’i tha si diçka të zakonëshme, si një pjesë jete të kapërcyer për të në sajë të një pune me të vërtetë titanike në profesionin e projektuesit dhe ndërtuesit në një qytet të madh si Athina ku konkurenca dhe lufta për vende të tilla pune është në shkallë sipërore.
Kommentare