Aliu, djali i të nderuarit Tahir Sinanit, gjysëmshekulli tek Elektriku i Elbasanit
Fatmir Terziu
Ende nuk e kuptonte pse ishte ajo parullë e shkruar me gërma të mëdha në hyrje të Ndërmarjes. Sytë i vërtiteshin përqark të njihte dikënd, por trazimi i parullës „Vietnami fitoi!“, djaloshit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i dukej si një xixëll që shkrepej mes një mjegulle nga ëndrra të paparashikuara, ndërsa tashmë këmbët e tij kishin shkelur në territorin ku shkruhej me germa të tjera „Ndërmarrja e Elektrikut“ Elbasan. Në njërën dorë shtrëngonte një letër të zarfosur dhe në dorën tjetër, ashtu instiktivisht kapërcente gisht pas gishtit emocionet që ia përcillte trupi.
U ndal, mori frymë thellë dhe ja një dorë e lehtë burri të bëshëm ia bëri me dije se ai tashmë ishte pikërisht përpara zyrës së kuadrit, ku ajo letër do të shënonte në Bllokun e Madh të ndërmarjes, dhe po aq në siparin e sapofilluar të jetës, punonjësin e ri të elektrikut. Ali Tahir Sinani, tashmë ishte një nga më të rrinjtë e kësaj ndërmarjeje, tek e cila e kishte dërguar pasioni, ëndrra e tij e para disa viteve, që të bëhej elektricist. Sapo kishte shënuar me laps diku datën e 25 tetorit të vitit 1970-të dhe e quante atë datë si një shtysë në këtë risi të re për jetën e tij.
Kaq ishte. Ai iu dha pas më të vjetërve tërë asaj që duhej e quhej përditë me gjuhën e elektricistëve „Kujdes!“ Më tej ishin dhe këshillat e mjeshtërve që i ndodheshin pranë, sa herë që e shikonin se Aliu kishte mjaft zell dhe vullnet e mbi të gjitha pasion për këtë zanat. Ata i thoshin me të qeshur: „Për t'u bërë një elektricist i suksesshëm kërkon kohë dhe kërkon një gamë të gjerë aftësish.“
Këtë fjali Ali e fiksoi në kokë dhe menjëherë u regjistrua të studionte në shkollën profesionale elektrike të Elbasanit. E kështu nisi jetën e re, mes një pune të zellshme e plotë përkushtim dhe kualifikimit të tij të domosdoshëm për të shkuar më tej në sukses. Në ditët e fundit të vitit që lamë pas disa nga këto gjëra dukeshin të harruara. Dukeshin të tilla se asnjëherë Aliu nuk kishte menduar të shkonte pas dhe të kujtonte se gati gjysëmshekulli kishte kaluar duke e parë atë me pinca, kaçavida, tela e siguresa nëpër duar. Të tjerët, ata që kishin mbetur tashmë pranë tij në atë mjedis që e kishte pasur në gjirin e tij që 16 vjeç, kujtonin se Aliu ishte ende ai djaloshi i ri. Të tjerët më të rrinjtë e shihnin atë si mjeshtrin e përsosur që kurë nuk do të ndahej me ta.
Por, ja që 65 vjet moshë i duheshin të shkonte zyrtarisht në mjediset e tjera zyrtare të gëzonte pensionimin e pleqërisë. E ndërsa trokisnin gotat miq e të afërm, kolegë e të njohur, të tjerë të njjohur me këtë njeri dhe profesionist të përkushtuar të elektrikut të Elbasanit, kujtonin me fjalët e më të moshuarve se përkushtimi dhe aftësia në punë bëri që shpejt të ngrihej në detyrë dhe të merrte rolin e përgjegjësit të dezhurnit, një detyrë kjo sa me dhimbje koke, aq dhe me një përgjegjësi të madhe për qytetin e Elbasanit që rritej e rritej përditë e më shumë.
Në këtë itinerar vitesh punë në një ndërmarje që si shumë të tjera kloi nëpër vrimë të gjilpërës në kohë të ndryshme, natyrshëm Ali Tahir Sinani hedh sytë në rrugëtimin e tij jetik, tek familja, tek jeta në tërësi. Dhe ndjehet krenar se ishte me fat që vinte nga një familje mjaft patriotike dhe me porositë e mençura të prindërve që i përkushtonin gjithnjë përkujdesjen e duhur, vëllezërve të tij të nderuar në qytetin e Elbasanit, të njohur si intelektualë dhe njerëz me përgjeësi të ndryshme, sikurse ishin Rrahmani, Sefedini dhe Fatmiri. Ai ndjehej krenar se kishte në krah bashkëshorten e tij Lumturie Çadri Sinani, që edhe ajo i kishte sjellë kulturë dhe traditë të ndjeshme në bashkëudhën e tij, pasi ashtu sikurse kujtohet ata plotësonin njëri-tjetrin dhe ishin model dhe për fëmijët e tyre, që ecin në traditë të projektuar bukur. Lumja që ishte edukatore në kopshtet e qytetit gjithnjë do të nxitonte të gjente kohë për të qenë gjella gati dhe buka e paketuar që merrte me vete Aliu në turnet e ndryshme në vite që pasuan më tej punë në elektrikun e Elbasanit.
Dhe ja tani, ai ndodhet disi ndryshe, por ende i ri në shpirt, teksa pret e përcjell qindra urime në pensionimin e tij. Por, ende nuk e beson. Si ndodhi?! Ishte një ëndërr?! Sa shpejt kishin kaluar në memorje, pasioni, përkushtimi dhe aftësia e tij për këtë zanat që kishin bërë që ai të punonte në të njëjtin vend pune për gati gjysëm shekulli edhe pse në një sektor ku rreziku për jetën ka qenë gjithmonë i lartë. Dhe ai ia kaloi të gjithave, por kësaj të fundit, ëndrrës më të re e ka të vështirë ta kaloj kollaj.
Sidoqoftë nga kjo ëndërr duhet të ketë risk edhe shoqëria dhe institucionet që e njohin Ali Tahir Sinanin, djaloshin që u zbardh në mjediset e lektrikut të Elbasanit. Kohë më parë Artisti i Madh shqiptar, Kadri Roshi, i ftuar në një festë të Ditës së verës në Elbasan, ndërsa dekorohej nga Bashkia një ish-polic, shprehej se „duhet të vijë koha të nderohen njerëzit e punës dhe jo ata të shkopit mbi kurrizin e njerëzve të punës“. Ndaj më duhet të ndalem këtu dhe të shkoj përtej emeocioneve tek Njeriu që ka dhënë një model të ndjeshëm në tërë këtë udhë, që pakkush e ka sot, pra më saktë është dhe duhet të jetë detyrë e ndjeshme e shoqërisë dhe institucioneve që për persona të tillë të rrallë, të cilët me përkushtim kanë dhënë një kontribut të paçmuar për qytetin duhet të ketë një vlerësim. Bashkia Elbasan dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, asnjëherë nuk kanë anashkaluar vlerësimet për persona, apo organizata të cilat kanë dhënë kontribute të cilat do ti mbesin qytetit ndër breza. Edhe Ali Tahir Sinani, është një nga ato plejada, që tashmë janë fakt i ditëve tona, që edhe pse kanë dhënë tërë jetën e tyre në detyra të tilla, dhe që kanë punuar deri në ditën e fundit të punës zyrtare dhe ligjore të tij dhe që nuk ka marrë asnjë vlerësim, apo falenderim nga asnjë institucion.
Aliu, duhet të jetë në aradhën e qindra të tjerëve që po me këtë përkushtim i kanë dhënë qytetit, vendit, tërë Atdheut. Por, kjo është sërrish një e shkruar në letër, një urdhër që vjen nga dashuria e shkrimit për Njeriun e Punës, përkushtimit, pasionit dhe modelit që i jep brezave të ardhshëm. A nuk është një Institucion më vete? Më thoni cili Institucion shkon pa probleme në një gjysëmshekull?! E, pra institucioni Ali Tahir Sinani e ka thyer këtë rekord. E ka bërë ginesin e tij elbasanas në dy kohë, atë që kërkonte risqe të tjera dhe këtë që kalon ende në kriza të pakuptueshme.
Dhe në fund në një nga poezitë e mia do të shkruhej: Një vit tjetër/Rreth e rrotull përsëri,/Vitet po mbarojnë,/Duke lënë pa pushim gjithçka pas. A duhet të mbetet gjithçka pas dhe në këtë pikë?!
EVOLUCIONI I ALI TAHIR SINANIT TEK ELEKTRIKU I ELBASANIT
Kujtim Isufi
Aliu eshte je nga Elektricistet me te zotet jo vetem ne Elbasan por ne gjith vendit
Sami Cenaj
Respekte Per Aliun jan fjalet e pakta se i vetmi njeri qe askush nuk e Lujti nga puna per shkak se ishte i perkushtuar vetem punes jo llafeve lart e posht Respekte per Ali Sinanin dhe ta gzoj pensionin mbar e mir ia beft zoti
Gazmend Kasa
Fjale te gdhendura ,te radhitura,per njeriun punetor e te apasionuar mbas detyres si elektricist per vite me radhe,Intelektual dhe prind I palodhur per familjen e njerezit qe e rethojne!!
Shpresa Vrana
Portret i nje njeriu te thjeshte e madhesheshtor... qe sot pothuaj mungon.