top of page

Ali HADRI


Ali HADRI: DISA FJALË MBI GJUHËN LETRARE KOMBËTARE SHQIPE

Qysh moti është e njohur rruga e vështirë që ka kaluar kombi shqiptar, duke filluar prej kohës kur ishte popull, dmth. komb në mundësi, e përfundimisht me kohën kur kombi ynë formohet dhe zhvillohet gjithnjë e më tepër. Gjuha shqipe, si një ndër veçoritë thelbore të qenjes kombëtare shqiptare, ka historinë e vet të ndërligjëme, e cila më në fund, mbas shumë e shumë shekujsh, është kurorëzuar si gjuhë letrare kombëtare shqipe.

Tashmë, gjuha letrare kombëtare shqipe, të cilën e përdor kombi ëmë, është bërë imperativ kohe për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë, aq më parë se çdo qenjeje kombëtare i përgjigjet vetëm një gjuhë letrare.

Ne shqiptarët nënvizojmë se jemi një komb; ne theksojmë se kemi një kulturë kombëtare; ne luftojmë për afirmimin e kulturës sonë kombëtare si të tërësishme edhe jashtë suazës së qenjes sonë kombëtare; ne në atmosferën demokratike post brione kemi ngritë zërin dhe pamëdyshje kemi vënë në pah bamuninë se nuk ka kulturë kombësie dhe kul turë kombëtare, si dëshironin të na imponojnë forcat regresive dhe shoveniste, por ekziston për çdo popull, pra edhe për popullin shqiptar, një kulturë kombëtare, e cila nuk është e futur në lëvozhgën e vet e pa relacione me kulturat tjera kombëtare, por me specificitete të veta dhe si pjesë përbërëse e kulturës ballkanike dhe europiane.



Ali Hadri

Nëse këto të dhëna, që po vejmë në dukje, janë të vërteta dhe nuk kërkojnë koment të hollësishëm, atëherë vetë shqiptarët, pa marrë parasysh se ku jetojnë, kanë për detyrë që në mënyrë të paevitueshme dhe pa bjerrje kohe, të përdorin ate gjuhë letrare, ate drejtëshkrim, që përdoret nga kombi ëmë. Në këtë gjë dilemë nuk duhet pasur, sepse çdo mendim i kundërt, dashtë e padashtë, objektivisht shkon në dëm të progresit së qenjes kombëtare shqiptare, të kulturës sonë kombëtare.

Ne jemi koshientë se në rrugën e përvetësimit të gjuhës letrare kombëtare ka pasur, ka dhe do të ketë vështirësi, por ato mund të kalohen. Ne, në këtë tubim, që në të vërtetë është çast historik, nuk e kemi për detyrë të profetojmë në lidhje me çështjen se kur dhe se vështirë do të përvetësohet dhe nga turmat e gjëra popullore letrarishtja, sepse këtu është në pyetje një problem, të cilin duhet realizuar me kohë, madje këtë gjë nuk e kanë arrijtë plotësisht as popujt më të civilizuar të Europës. Ne në këtë çast jemi mbledhur të deklarojmë botërisht se tash e mbas, duke respektuar në këtë rast edhe realitetin, do të përdorim po atë gjuhë letrare, po ate drejtëshkrim që përdorin bashkëkombësit tanë në Shqipërinë socialiste. Sa më shpejtë që t'i hyjmë kësaj pune, aq më mirë për kulturën tonë kombëtare. Mendojmë se nuk ka arësye që ta shtyjmë punën zvarë me këtë ose ate preteks. Së shpejti mund t'i nxjerrim gazetat dhe revistat me atë letrarishte që përdoret në kombin ëmë. Madje në emër të redaksisë deklaroj se »Përparimi ç'prej numrit 3 do të botohet në letrarishtën e përbashkët. Si shembull le të na shërbejë përvoja e »Flakës së Vëllazërimit. Mandej duhet t'i hyjmë punës që edhe librat t'i botojmë ashtu si duhet letrarishten e përbashkët, e me kohë, mbas pregatitjeve të duhura, të zhvillohet mësimi në shkollat dhe fakultetet tona me ate gjuhë letrare si zhvillohet në shkollat dhe universitetin e kombit ëmë.

Ne jemi plotësisht të bindur se të gjithë kemi një dëshirë dhe jemi për zgjidhjen më të drejtë: një komb - një gjuhë letrare, një drejtëshkrim. Jo vetëm që jemi për kë të zgjidhje, por duhet të luftojmë deri në fund, që ky imperativ kohe të bëhet realitet, me të cilin do të krenohemi ne dhe të gjitha gjeneratat, mbas nesh. Ne jemi plotësisht të bindur se në këtë punë do të kemi përkrahjen e plotë si të bashkësisë socialiste, gjithashtu dhe përqafimin e përzemërt të kombit ëmë.



(Gazeta Flaka e vëllazërimit, Shkup, më 18 korrik1968)

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page