Akademikut Shaban Demiraj
Nga Albert HABAZAJ
Gjuha shqipe, mjalt' e ëmbël,
Gjuhë e Mëmëzonjës sime,
S'ka në bot' si gjuh' e nënës,
Të kënaq er' trëndeline.
Rron ajo, që rrojme ne;
Naime të tjer' pat fat,
Djem që për të bëjnë be,
Midis tyre një vlonjat.
Burr' që vë një gur për kombin,
Shok me djalë të Petro Ninit,
Për këtë gjuhë të ekzistences
Sa Çika - pesh' e mendimit.
Vlora korife ka lindur
Që matet me korifej
Me nj' Aleksandër Xhuvan,
Me një Eqerem Çabej.
Mbolli, mbolli lule shqipe,
Arom' ilirike mbushur,
Ky det me vullnet Balzaku,
Në Panteon është futur.
Do të mbjell' sa të ket' frymë
Të tilla lule me vlerë,
Se prapa tij do të vinë
Shaban Demiraj të tjerë.
Comments