top of page

Albert HABAZAJ: SIDOMOS NË DHEMBJE...


HIPOVARAKA MA SHPIF. SIDOMOS NË DHEMBJE...

 

- Kushtrim elegjiak -

 

Albert HABAZAJ

 

Atij burri të rëndë sa e sa herë iu gris kuleta, xhepi

Atij burri të lartë thesi i halleve nuk iu gris një ditë,

Atij burri epik asnjë nga këta krokodilët e dreqit

S’i zgjati dorën kur breshëri e qëllonte tek çante stuhitë.

 

Më dhembi ikja e Artistit të madh, që s’e mbështetën,

Më çmendi turrja e atyre derrave që qanin për t’u dukur,

Ato  maska me varak të shëmtuar qysh na mbetën,

Si kopili në derë, e s’u vjen rëndë brenda për t’u futur.

 

Ato  maska turreshin të çakallosur në qelqin digjital

Rëndë të penduar a të malluar,...si kofini pas të vjeli,

Vërsuleshin kush i pari pas vdekjes t’i thoshte më fal (?!)

Ç’më gërryen dufi, pse hipokrizinë s’e varin te çengeli!...

 

Më dhëmbi sa më piku kur pashë duke qarë

tek holli i institucionit edhe atë surrat zhapikun...,

Po në gjallje, Artistit ç’nuk i kishte lënë pa sharë

I ngula sytë te lotët e krokodilit, si pusht i vogël iku…

 

Më çmendi, sa ma shpifi hipokrizia. S’u besova syve,

E mëshirova me neveri ... Po deri kur, të shkretën?

Artisti i vërtetë gjigand do të prehet me yje

Liliputi?…Për liliputin faljet e Zotit mbetën.

 

S’më mba vendi, atë gjallesë, tutem ta quaj njeri

Varak i shpifur sa s’thuhet, papastërti le mbrapa,

Burrë i pa bërë, vogëlush që dridhet, fatkeqësi,

Që në emër të fëlliq sa s’shkruhet - hipovaraka.

5 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page