top of page

Albert HABAZAJ: PAK SARANDË NË VARGJET E MIA



 


 

I

Si kosherja që pret bletët

Saranda po pret poetët...

 

Saranda si princeshë deti ndrit

Ajo na jep dritë, ne i japim shpirt.

 

Saranda, zogjtë e penës dhe deti

Mirësi bukurisht e kaltër poeti,

 

O Princeshë me bekim Perëndie

Mbushna dhe një krikëll me birrë dëlirësie!

 

II

Saranda magjike, çerdhe me poezi,

Na pret ne, të thjeshtët si të jemi male,

Marrim dhe japim dritë me mirësi

Të ngrohtë, të shijshme si bukëvale.

 

Perlat e shpirtit, margaritarët e detit

Fryma e bekuar shqipe e Naimit,

Me mirënjohje mbushin vargjet e poetit

Për Bilal Xhaferin, për Hasan Tahsinin.

 

Çfarë na fale ti a ç' magji na bëre

Princeshë krenare, që këndon me gaz,

Moj e bukura Sarandë zemërgjere

Ne u larguam e na mbeti koka pas...






36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page