top of page

Albert HABAZAJ: PAFAJSHMËRIA MË E PAFAJ


Albert HABAZAJ: PAFAJSHMËRIA MË E PAFAJ[1]

        

Nuses së lirisë, dëshmores Ramizè Gjebrea (20 prill 1923 - 6 Mars 1944)

 

Një emër, një jetë, një ëndërr, një dert,

Ramizè Gjebrea: legjendë-realitet

Pulson vrullshëm historinë.

 

Ti ishe koha, ardhmëria,

Bota e femrës shqipëtare,

Intelekti brilant i paskaj,

Horizonti blu, cicërima,

Pafajshmëria më e pafaj.

 

Ti ishe malli i Atdheut,

Teuta e Dora d’Istria ishe,

Pushkë e mbushur për lirinë,

Sidoqoftë nuk mund të ishe ndryshe.

 

Gogoli i djallit të errët

E ndali kohën në mëngjes.

Në segmentin e mistershëm të ferrit

Herë zhdukesh, herë shfaqesh si vesë.

 

Ramizè, lulëkuqe pranvere

Nuse lirie, që s’arrite të vishje vello.

Jago, i ligu, i klithi vdekjes: Merre!

Mos e ler Desdemonën - pëllumbeshë tek Otello!

 

Ramizè, mos u rrëzo, motra ime!

Ej, ju djaj, mos ma qëlloni motrën,

Mos e ndalni kohën në mëngjes,

Pret mesditën dimensionale koha!

 

Ej, ju gjallesa, ç’bëni lugetër?!

U çmendët?! Zbrapsuni tutje bisha

Mosni frymorë, a keni zemër?

Është motra ime, Ramizeja.

S’e njihni?!...

Eshtë motra juaj, e bardha, e mira...

 

Oh, ç’tmerr, ekstazë e kobshme.

E vranë bastardët rininë.

Ra si pikë e borës nga pisha

Dhe flladit krenarisht historinë.

                       

Tiranë, mars 1994




[1] ) Habazaj, Albert: Mërgata e Luleve: poezi refugjate e të tjera”, Tiranë; Globus R, 2006, f. 84-85

12 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page