-vjershëz urimi për datëlindjen e nipit të vogël të poetit Hiqmet Mehmetaj - Jonit, që sot mbush 4 vjeç -
Ngjyer mall vargu lirik
Dridhet në buzë të poetit,
Nipin do ta puthë një çikë
Në ballë, se shpirtin ia treti.
Ka një vit e ca larguar
Me familjen - jeta dritë,
Joni sot duke festuar
Tutje, larg në Amerikë.
4 vjeç mbush nip' i vogël,
Princ i bukur i Hiqmetit,
Shëndet, duke puthur dorën,
Dërgon me valët e detit.
Mbi oqean e mbi dete
Porsi kristale me borë,
Nëpër qiell, në sa shtete
Kalojnë sa vijnë në Vlorë.
Sa të ëmbla vijnë të falat,
Sot në datëlindjen e Jonit,
Nga malli 4 ujëvara
Rrjedhin përmes telefonit.
Joni thotë: "Do ' vij në këmbë
Te gjyshi do ta ndal vrapin",
Duke folur rëndë-rëndë,
Vërshon Andri Komandantin.
Gjyshe Nazo, gjysh Hiqmeti
E dinë vetë ç'ndjejnë përbrenda,
Me mendjen tej Kontinentit
Përnatë i shohin në ëndrra.
Vlorë, e enjte, 18.07.2024
Comments