top of page

Albert HABAZAJ: MËRGATA E LULEVE



 

 

Mërgojnë lulet

Mërgojnë shqipet,

Lulëzimi shterp

Fluturimi s’ngjitet.

 

Mërgojnë zemrat

Pa rrahur me ritme,

Po zbardhen këngët

Po plaken vitet.

 

Mërgon pranvera

Me gjithë lulet,

Me rrënjë Shqipëria

Rrezik të shkulet.

 

Nuk është ikja

Monument shprese,

Rikthimi tek nëna

Syth i blertë jete.

 

[Romë, 27.04.2000; botuar në librin “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera]

 
 
 

1 Comment


Guest
9 hours ago

Faleminderit, prof. Fatmir Terziu për botimin e poezisë Mërgata e Luleve"!

Është një nga vjershat e mia të vjetra, të cilën e kam bërë kur isha emigrant në Itali (pasi e kisha përfunduar "stazhin" e refugjatit). M'u kujtua këto çaste jo të mira për shëndetin tim dhe thashë ta ndaj me njerëzit e mirë, bij e bija të këtij vendi.

Dhe një herë, faleminderit!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page