
Kam njohur një budalla të lumtur
Që nuk është tronditur një herë,
Interesant, mendimi i mençur
Nuk i ka trokitur dot në derë.
Fatkeqësisht, e njoha atë njeri:
pa tipare deri në çngjyrosje,
pasanik deri në ligësi
tip pushti gjer në pështirosje.
Një frymor në formë dybeku
ndonjë fjalë pa shprehur ende,
kopje e dalë nga Gobseku
pikturë e lemeritshme legjende.
Nuk ia n joha atë fytyrë
Me ata sy si të laraskës,
stinëve si nepërkë e ngrirë
shfaqet vetëm përmes maskës.
... Të gjithë e dinin që ishte
Shoku i ngushtë i Tartufit,
E dinin të gjithë që ishte
Kushëri i parë i bufit...
Coppito, 3.12. 1998
Preturo, e diel, 17.01.1999
[Botuar për herë të parë në vëllimin poetik “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera”, Tiranë, Globus R, 2006, f.12]
Përshëndetje dhe urime i nderuar poet. Vargje fshikulluese për veset që shoqërojnë një pjesë të whoqërisë sonë, që janë shtuar ca si shumë, në këto kohë që po kalojmë.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës.
Faleminderit prof. Fatmir Terziu !
Si gjithmonë i vëmendshëm ndaj vjershërimit tim, edhe në rastin e "Mostrës" tregon bujarinë e shpirtit qytetar me publikimin në gazetën Fjala Lire dhe revistën ALBANIAN POST !
Më vjen keq që kjo poezi e vjetër, përditësohet ende në jo pak tipa që ndeshim në Udhëtimin tonë.
Mirënjohje, mik i ditur!