top of page

Albert HABAZAJ: EDHE AMI SHKON NË KOPSHT



Vjersha për fëmijë nga Albert HABAZAJ

 

- mbeskëzës sime Amaris, që mbushi 3 vjeçe -

 

Iku gushti, erdhi vjeshta

Piqen dardhë e fiq e mollë,

Ëmbëlon rrushi në vreshta

Zogj mbi pemë e zogj në shkollë.

 

Edhe Ami shkon në kopsht

Porsi një fluturz e bukur,

Ca fjalëza të ëmbla thotë

Në sy duket - është e lumtur.

 

Se mësuesja e ka xhan

Xhan i ka shoqet e vogla,

Porsi gonxhe pranë e pranë

Nga gëzimi bëjnë lodra.

 

Me këmbë lepuri shkojn' ditët

Çel njëzet e tre shtatori,

Sa shumë Ami sot ësht' rritur

Si princeshë perandori...

 

Është e madhe, shumë e madhe

A e dini sot sa mbushi?!

Tek vjen si mbi krah’ pulëbardhe

Plot 3 vjeçe mbush Amushi.

 

Moj Amushe ëmbëlsira

Moj motër e vogël e Perlës,

Po ju jeni aq të mira

Fat e mrekullia e jetës.

 

Vlorë, e hënë, 23.09.2024

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page