top of page

Albert HABAZAJ: Prilli Princi i Pranverës



 

Mirëmëngjesi, i mbarë prilli,

U ardhtë në pragun e derës.

Kur mbret i këngës bilbili

Ndez orkestrën e pranverës.

 

Mirëmëngjesi e prill i mbarë

Tek qesh e shpërthen pranvera,

Të dehur si në ekstazë

Për bukurira të tjera.

 

Prilli, princi më i lumtur

Që Zoti i fali tokës,

Na bën në shpirt më të bukur,

Më të bukurit e botës!

 

Prilli, princi i pranverës,

Stina mbretëreshë - Pranvera,

Harbuar rrymat e erës

Sjellin mesazhe të tjera.

 

Për Shqiponjat, fjala vjen,

Për 10 Shqipet e Tërbaçit,

Galaktika Jonë i njeh

Me këngë e me valle kaçi...

 

Vlorë, e hënë, 1 Prill 2024

56 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page