Barometri diplomatik
Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Pse vetëm Kosova viktimë e ndërhyrjes shtetërore të Serbisë?!
Kjo toleranceë dhe. kjo padrejtësi shekullore ndaj Kosovës (tanimë të njohur ndërkombëtarisht nga më se 100 shtete antëtare të OKB-së, 17 shkurt 2008-dhjetor 2024) nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale në zemër të Evropës (1912-2024), është e dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, sepse jo vetëm Serbia si anëtare OKB-së, dhe e OSBE-së dhe pretnduese për të hyrë në BE, por asnjë shtet në botë nuk e ka të drejtën që të përzihet në punë të brendshme as të jashtme të Kosovës.
-Atëherë shtrohet pyetja, pse Serbia nuk jep llogari ligjore para OKB-së (në Asamblenë e Përgjithshme) ose para Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel?
-Pse kjo me agresionet dhe me gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës po minon dhe rrezikon sigurinë ndërkombëtare, si dhe rendin pozitiv juridik ndërkombëtar (1990-1999) ?
-Pse Serbia, edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë (10 qershor 1999), që atëherë e deri më sot po ndërhyn në çështje të brendshme të Kosovës, as OKB-ja e as BE-ja nuk po e “frenojnë”, duke e ndëshkuar ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare dispozitave të Kartës së OKB-së ?
*
Nuk duam luftë me Serbinë e as me Rusinë, por vetëm paqe të ligjshme dhe të qëndrueshme !
- Jo kërcënime nga pozita e politikës së forcës, jo agresione dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, jo plumba, jo spastrime etnike, jo “termete tektonike” për zhdukjen e kombit shqiptar dhe të Kosovës,, por bukë, punë, siguri, liri, drejtësi, barazi, solidarësi, zhvillim, mirëqenie, prosperitet dhe koekzistencë paqësore si gjithë njerëzimi në dimensione ndërkombëtare.
Edhe Serbia të dekolonizohet si Afrika dhe Azia nga metropolet e dikurshme evropiane
Duke qenë se kolonializmi gjenocidal i Serbisë në Ballkan nuk është në interesin e integrimit, të bashkëpunimit, të demokratizimit, të stabilizimit, të sigurisë dhe të paqes as evropiane e as asaj të përgjithshme ndërkombëtare, por, thjesht një vatër krize permanente e përkeqësimit të marrëdhënieve politike, ekonomike, ushtarake dhe tregtare, që gjithmonë ka çuar në luftëra rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, siç ishte edhe Lufta e Parë Botërore (1914-1918), tani është çasti historik dhe politik ndërkombëtar, që Serbia të vihet në “bangën e zezë” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të gjitha veprimet e saj në përzierjen në punët e brendshme të Kosovës (1912-2024).
Edhe Dialog paqësor 10-vjeçar të dështuar në Bruksel, edhe agresion e ndërhyrje të brendshme të Serbisë në Kosovë(2011-2024),
Kjo është padrejtësi dhe turp i diplomacisë ndërkombëtare ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane legale sipas rregullave, parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuaraa(1945-2024).
Nëse Srbia nuk tërheqet vullnetarisht nga Kosova e ish-kolonizuar, atëherë të përjashtohet nga OKB-ja, mbase si shtet kolonial dhe agresiv nuk ka asnjë të drejtë të jetë anëtare e Kombeve të Bashuara si organizatë paqësore ndërkombëtare. Për këtë kemi shkruar edhe vitin e kaluar 2023, shih në : Serbia të përjashtohet nga OKB-ja, ndryshe nuk tërhiqet nga veriu i Kosovës - Bota Sot ).
Serbia të përjashtohet nga OKB-ja, ndryshe nuk tërhiqet nga veriu i Kos...
Ndryshe, të vetmuar, nuk na mbetet rrugë tjetër veçse drejt “Gulagut” famëkeq ballkanik me kolonistët sllavo-...
Amerika së bashku me OKB-në ta penalizojnë gjenocidin kolonial shekullor të Serbisë në Ballkan
Ndaj, Kryetari i nderuar i Amerikës, Donald Trump nuk ka pse ta pyet Beogradin për shkolonizimin e Serbisë, sepse e ka mbështetjen ligjore të Kartës së OKB-së dhe të normave e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ngaqë Kosova për 100 vjet ishte “plaçkë koloniale” e Serbisë (1912-1999).
Për këtë vepër penale të përbërë nga kolonializmi dhe gjenocidi i Serbisë mbi trojet etnke autoktone shqiptare në Ballkan, presidenti Donald Trup nevojitet ta kërkojë Dosjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës, drejtuar nga kryeministri aktual, Albin Kurti.
Ndryshe, çfarë kuptimi ka vijimi i dialogut politiko-diplomatik i palëve negocieuse shqiptare - serbe në Bruksel, derisa Serbia qe 14 vjet rresht nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, të cilën tanimë e kanë njohur mbi 100 vende anëtare të OKB-së?!
Alertnaiva paqësore e dekolonizimit të Serbisë në Ballkan
Kjo është e domosdoshme (domethënë rruga paqësore e zgjidhjes përfundimtare të kolonializmit serb në trojet shqiptare)) , që të mbyllet në mënyrë paqësore Dialogu i Brukselit mes palës serbe dhe asaj shqiptare të Kosovës (2011-2024).
Ndryshe, nëse edhe më tej zhvillohet ky dialog me mjete paliative politike e diplomatike, që synojnë rishqyrtimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, me qëllim që Kosova të detyrohet të lidhë ndonjë kompromis të keq me palën negociuese serbe në Bruksel nën patronazhin e emisarëve të BE-së, atëherë, mund të vazhdohet dialogu i dështuar i Brukselit (2011-2024), mirëpo, zidhje të drejtë dhe konstruktive nuk do të ketë për Kosovën, sepse Beogradi po do rikthimin e saj kolonial të Serbisë në Kosovë, ashtu siurse 100 vjet më parë (1912-1999).
-Serbinë kolonialiste, duhet detyruar Amerika , OKB-ja dhe BE-ja, që t’i zbatojë parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të OKB-së, nëse do të jetë anëtare e BE-së, e NATI-s , e OKB-së dhe e OSBEsë. Ndryshe, të përdoren instrumentet juridike ligjore ndërkombëtare për t’ia shkurtuar Serbisë së Madhe të drejtën e sovranitetit kolonial dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tye në Ballkan, siç është edhe Kosova, përkatësish gjysma e Shqipëisë Natyrale.
Comments