top of page

Ajo mund të mos e dijë kush jam unë, por unë e di kush është ajo!


Ai është 85 vjeç dhe përditë, paradite dhe në muzg, e sheh të ecë përdore me bashkëshorten nëpër park. Kur e pyetën se pse gruaja ndalonte shpeshherë gjatë rrugës dhe përhumbej në largësi, ai u përgjigj:

- Sepse ajo ka Alzheimer.

- Çfarë ndodh nëse ia lëshoni dorën?

- Ajo nuk mban mend asgjë, nuk më njeh më prej vitesh.

- Dhe ti bën të njëjtën gjë përditë? E merr përdore dhe ecni nëpër park?

I moshuari buzëqeshi, pa në sy bashkëbiseduesen dhe tha:

- Ajo mund të mos e dijë kush jam unë, por unë e di kush është ajo! Ajo është dashuria e jetës sime.

173 views3 comments

3 Comments


fahri dahri
fahri dahri
Aug 31, 2021

Lutemi të mos i ndodh askujt.

Kalimi i njeriut në gjendjen "jashtë kujtesës" nuk është vetëm për të provuar "mos ekzistencën" e një individi, por ashtu si verbëria dhe mos dëgjimi duhet të kuptohen nga të gjithë që, ndaj jetës tonë dhe të të gjithëve, të jemi tepër të kujdesshëm, të respektueshëm, tolerantë dhe gjithëmonë vigjilentë.

Të respektojmë qënien tonë duke forcuar ndërgjeghen dhe përgjegjshmërinë në çdo hap.

Fahri Dahri. 31/08/2021.-

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Aug 31, 2021

S.Athanasi:

Ja edhe preludi i një simfonie të dhimbëshme ndonëse pa tinguj, por me shtërngata emocionesh, mbarimi i të cilave rrokin përjetësinë./ S.Athanasi/ Athinë.


Like

Hamdi Hysuka
Hamdi Hysuka
Aug 31, 2021

Këmbanë e duhur, që duhet dëgjuar nga të gjitha moshat.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page