Ajet Serjani: ÇUDI DASHURIE.
Që të dy në moshë të re ishim,
Që të dy në shkollë ,për katër vjet,
Që të dy, dashuri të bukur kishim,
Por që nuk eci më tej në jetë ‘ ,
Por ja, një ditë, më thirre,plot dëshirë,
Dua të shkoj në praktikë,me ty,
S’thashë as po,asjo,por më erdhi mirë,
Miratimin e bëmë në heshtje, të dy !
E kolme,e bukur gjithmonë me mua,
E bardhë në faqe dhe në shpirt pa kufi,
Rrinim si dy zogj,tek buron një krua,
Dhe zemrat thoshnin: je me të vërtetë Ti ?!
Por një ditë të bukur,ah ,ajo ditë,
Ndodhi çudia,si çuditë në dashuri,
U puthën drejtperdrejtë,buzët dhe sytë,
Të dy zemrat rrahën me një puls të ri !
Kështu të dy ecëm në jetë,
Me afshin e shpirtit,me ritmin e zëmrës,
Me hap të sigurt e të sinqertë,
Me bekimin e babait dhe të nënës !
Comments