
Shqipëri,moj e mira Shqipëri
Pse sot,si dikur,
Ti je në zí?!
Ti ke pasur, njerëz të shquar,
Dijetarë,studiues
Burra trima luftëtarë,
Shumë me emër e të dëgjuar!
Mallkuar qofshin ata,
Që gjithë ato ngrehina,
Në ekonomi e kulturë,
Arsim e shëndetësi,
Përfunduan në gremina,
Dhe vendi,
U zhyt në varfëri,
Dhe papritur,
U shfaqën kafshët,
Humbi,humbi NJERIU!
NJERIU, që quhet, NJERI
PO,po!Po,po!
Pasuria e popullit
U shit!U grabit!
Nga njerëz të shitur,
Të shitur tek armiqtë!
Pra të ngrihemi
Të ngrihemi,
Për të qëruar të ligjtë!
Comments