top of page

Ajet Serjani: FËMIJËT.



 

Nga Ajet Serjani

 

Fëmijët të dashur, të çiltër,

Të zgjuar , të urtë, të virgjër,

Të bukur dhe shumë të pastër,

Si qielli i bardhë në mëngjese,

Ashtu të qeshur e pa vese.

Ah ,more fëmijë, fëmijë,

Gëzimet ju bëfshin qindramijë !

Ju jeni të lindur për një botë të re,

Të rriteni të pastër,si një qiell pa ré,

Ju,e ardhmja e Kombit jeni ,

Por mos harroni,si kemi qënë e si jemi.

Vendi ka pasur dhe ka burra të zotë,

Dje,edhe ata kanë qenë,

Si jeni ju sot .

Prandaj nga ata të mësoni,

Që të parët tanë të mos i turpëroni !

36 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page