O shqipëtarë të mjerë,
Ç’bëtë ku kini shkuar,
O shqipëtarë të ndjerë,
Lavdia juaj ësht’ shuar ?!
Kush ju shtyn të ikni tutje,
Nga vendi juaj i artë,
Të ikni me shumë ngutje,
Nga ky vend,nga kjo parajsë !
Si ka qenë Iliria,
Si kanë qenë shqipëtarët,
Si ka qenë Shqiptaria,
Si kanë qenë shqipëtarët?!
Jo mir’ ,jo se nuk mohohet,
Lavdia e shqipërisë,
Jo mor’ jo nuk errësohet,
Lavdia e Arbërisë !
Emigrim,medet,medet,
Gjithë jetën emigrantë,
S’do ketë ndonjëherë ky shtet,
Zëmërmirë dhe zëmër artë ?!
U shpërndamë nëpër Evropë,
Ca në Itali ,ca në Angli,
Më të shumtët në Greqi,
U plakëm në kurbet,
Na u plakën vajzat dhe djemtë,
Nuk bëmë as jetë,as pasuri,
U bluam në halle e vështirësi,
Pa përkrahje ,pa ndihma,pa njeri !...
Comments