Ai nuk është misterioz
Kur “miu” të bën “Ai”
Dr Fatmir Terziu
Ai është mjaft larg në rrugë gjeografike. Në rrugë tokësore dhe detare mbetet pak a shumë distancues i pashmangshëm. Ajrorja, rruga që e ka ngritur tek retë, ia shkurton disi këtë distancë. Ndërsa tjera, ajo më “efikasja” e afron atë me të qindtat e sekondës. “Efikasja” e bën atë të jetë kështu në gatishmëri të plotë. Thuajse njëzetë e katër orë me miun (mous-in) në dorë. I gatshëm në një rrugëtim të ngjashëm.
I hatashëm.
Homolog.
Identik.
Tipik.
Talent.
Prodhimtar.
E mbi të gjitha i gjithëgjendshëm. Tangent!
Nëse është ekonomist merr mikrofonin dhe këndon. Madje “live” në Facebook. Nëse është mësues, nuk ka qetësi. Nëse është i zanatit me hekura, normalisht e kap zanafillin me dolli. Nëse është, ama teneqexhi, ndreqës-rregullues mjetesh elektronike, shkurt makineri rregullues, fap sa kap miun bëhet studiues. Eh, është Ai, pa jemi ne… Fundja është dhe mbetet Ai. Dhe Ai tashmë na përfaqëson…
E, ti miku im që ke bërë shkollë, sa andej e këndej, që ke marë pjesë në Konferenca e simpoziume, që boton e shkruan vazhdimisht studime, që ke marë tituj shkencorë atje tutje ku s’ta thonë e shqiptojnë mirë dot as emrin që ta ka dhënë nëna, po ta them me kujdes në vesh, se nuk dua të ndjehesh ngushtë, mos kërko më tutje ta takosh, jo më ta “konkurosh”. Ai të konkuron. Ai ka miun në dorë dhe fap sa bën një a dy a tre lëvizje, nuk e ka më zor të bëj një kor të tërë gjërash artistike.
Dhe pastaj?!
Pastaj thua plot finesa dhe elokuenca, e gjen me dosjen tek simpoziumi shkencor, apo konferenca. Madje kur ta shohësh në podiume, salla, korridore, kujdes ka gjithnjë studimet e mëdha për dore. Ai flet tashmë në Universitete, dhe pse Universitetin nuk e parë kurrë ndonjëherë në “farë”.
Ai me të madhen “A” përpara, të gjitha i ka nga duartrokitjet që i ka dhënë e papara. Fundja është Ai, edhe kur ti i fshin sytë, syzet, e ngrysesh në sy.
Është Ai!
Ai nuk është misterioz, por është mjaft voluminoz. Vazhdon të mbetet kurioz. Ai nuk është aspak i ngjashëm diametralisht, apo fizikisht, por nuk është i prekshëm as sentimentalisht. Ama i përkrah sentimentalistët. I dëgjon sikur bën me artistët. I dëgjon dhe Ai, ata që dëgjojmë dhe ne, i ndjek me sy e veshë sentimentalistët e zymtë, të cilët flasin sikur nuk do të kishte asnjë problem tek e gjitha, në qoftë se “mirësia” e miut jo orrigjinal, atij që gudulis ekranin e kompjuterit, nuk do ti kishte dhënë atij atë formë dhe forcë të madhe “njohurish dhe dijesh”. Dhe Ai ka të drejtë. Kjo është për të “konkuruar”, dhe jo për të kuruar çdo gjë, që vjen dhe grabitet e gatshme, sigurisht jo larg e mjaft larg prej studimeve të hatashme. Nëse do të ndodhte kështu atëherë dhe forma e eposit, forca e kreshnikëve si duhet të kuptohet? Lirika e Lasgushit a duhet të lexohet? Vetëm Bajloz i zi dhe goditje nga Humbësi i Tmerrshëm?! Pa puthje a shkohet më tutje?
Dhe unë, si ty miku im, si Ju miqtë e mi, gdhihem duke e perceptuar nga udha ime, si një “banor” të lashtë mes letrave, dhe e ndjej sikur ndjej një personazh-pushtues në veprat e mëdha. Dhe e dini? Më besoni të paktën për hatër, mjaft herë e kam afër, fare afër. Më duket se më pël(q)cet syrin e ftohtë të ekranit të kompjuterit, më ngjan se më shkulmon nga rrënjët librat e Bibiotekave shekullore dhe ma bën me sy e me dorë duke mërmëritur në dhjetëra gjuhë joekzistente: “Jam Ai, jam Ai… pa pendë, pa laps, pa stirolaps, pa shkollë…, por jam Ai që kam sot fatin e letrave shqipe në dorë!” Dhe miu më bëhet ari. Provojeni dhe do të më besoni miqtë e mi, kjo ndodh kur “miu” të bën “Ai”.
“Ai” nuk është misterioz!
“Ai” e ka shkencën rrogoz!
KUR “MIU” BËHET e TË BËN “AI”
Dr Fatmir Terziu dhe “Ai”
Ai është mjaft larg në rrugë gjeografike. Në rrugë tokësore dhe detare mbetet pak a shumë distancues i pashmangshëm. Ajrorja, rruga që e ka ngritur tek retë, ia shkurton disi këtë distancë.
Ndërsa tjera, ajo më “efikasja” e afron atë me të qindtat e sekondës. “Efikasja” e bën atë të jetë kështu në gatishmëri të plotë.
Thuajse njëzetë e katër orë me miun (mous-in) në dorë.
I gatshëm në një rrugëtim të ngjashëm.
I hatashëm. Homolog.
Identik.Tipik.
Talent. Prodhimtar.
Akademik. Pa shkollë.
E mbi të gjitha i gjithëgjendshëm.
Sferë-Eeter. Tangente! Hiperbolë!
Nëse është ekonomist merr mikrofonin dhe këndon.
Madje…