top of page

Ahmet Mehmeti: SEKRETI MË I ERRËT


Në përvjetorin e themelimit të Shoqatës Atdhetare ÇAMËRIA

             SEKRETI MË I ERRËT

“Letërsia ka lidhje me historinë e fshehtë”

                                            Ismail Kadare

“Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë moderne të Evropës”

                                             Noel Malcolm

Ka një shtet

Në këtë planet

Që ka marrë peng

Shtëpi e varre,

Tokë dhe det.


Shtet

Me urrejtje të madhe

Pa cak,

Me helm racist

Në mendje,

Në gojë

E në gjak.

Arrogant e prepotent

I çakërdisur

Nga mendtë:


Si ky shtet

Në botë nuk gjen,

Ndërron me dhunë

Emrin dhe fenë.

Në këtë shtet

Drejtësia vdiq

Kur gjuha shqipe

U dënua-ndalua

Me ligj e pa ligj.


Ky shtet

Pa dinjitet

Ka ikur për dreq,

Ka vrarë e prerë

Qytetarët e vet:

Plaka e pleq,

Nëna

Me fëmijë në djep.

Vaj me det!


Vetëm se janë

Shqiptarë

Myslimanë.

Ky shtet

I ngren monument

Kryekriminelit të vet!!!


Atë që dje e bëri

Me armët më mizore,

Sot e bën

Me heshtje mortore.

Nuk ka ç’të flasë:

Është zhytur

E mbytur

Në krim të pamasë.


Ky shtet

Përpiqet të fshehë

Të vërtetën e madhe:

Mbi njëqind vjet

Me qytetarët e vet

S’e pushon luftën fare…

O shtet

Kokëshkretë,

Nuk fshihet gjenocidi

Përjetë!



68 views1 comment

1 Comment


Guest
19 hours ago

Hekuran Halili

Nje histori e dhimbshme, por shume e vertete, sjelle nga ju Ahmet, historian, poet, intelektual, shume bukur edhe poetikisht. Drama e popullatës shqiptare të Çamërisë është e pashoqe. Shoqata Çamëria për njohjen, sensibilizimin , zgjidhjen e problemit çam u krijua mga bijt e bijat më të mirë të saj. Uroj që brezat që vinë të mos lodhen , të punojnë e çojnë deri në fund misionin e madh kombëtar! Urime mik, një poezi msi kjo, vlen sa një roman, sa një libër historie, kur shkruhet me kaq shpirt e dije!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page