Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë
DHIMBJE
Si është toka
Çame sot?
Mbytur gjak
E larë me lot.
Në gërmadha
E në shkrepa
Fshihen shumë
Të vërteta.
Ferra, driza,
Rrugës dhive
Mbuluar
Varre maive.
Janë vendet
Që më dhëmbin
E nga dhimbja
Plasin shkëmbin.
Shumë faleminderit mik i shtrenjtë Fatmir Terziu për publikimin kaq të shpejtë të poezisë “Dhimbje” në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë