top of page

Agron Goga, Shkrimtari humorist që militon në Forcat e Armatosura




 

 

Kush është Agron Goga ?

Agroni është lindur në Rroskovec të Fierit më 2 nëntor 1961.

Ka mbaruar Shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” 1976-1980, Akademinë Ushtarake,1981-1984 dhe disa trajnime jashtë vendit në shumë vende të NATO-s për marrëdhëniet civilo-ushtarake, mardhëniet me publikun dhe median.

Ka kryer detyra të ndryshme ushtarake deri në vitin 1994.

Ra në sy për talentin e tij si shkrimtar humorist dhe si masovik. Për këtë caktohet Shef i marrëdhënieve me publikun në Forcën Detare,1994-2007.

Nga 2007-2013 shef i sektorit të Multimedias në Qendrën Kulturore të Forcave të Aramtosura, nga viti 2013 e në vazhdim punon në sektorin e aktiviteteve në Qendrën e Kulturës së FA RSh. 

Agron Goga
Agron Goga

Nga krijimtaria e tij në vite shquhen telekomeditë, paroditë, dialogjet, skeçet etj, të shkruara prej tij e të interpretuara nga aktorët e shkelqyer Behar Mera dhe Rita Lati e shumë të tjerë si nga i paharrueshmi Fadil Hasa, Vasillaq Vangjeli, Natasha Sela, Veli Rada, Muharrem Hoxha etj.

Janë mbi 10 telekomedi në të cilat ai është skenarist i tyre, mbi 200 parodi të interpretuara nga aktorët e lartpermendur, dhe nga aktorët e humorit të “Portokallisë” e të “Alpazar”

 

Krijimtaria artistike e Agron Gogës:

 

-Vëllime me tregime humoristike:

 

• “Vetvrasja e Gomarit” (1996)

• “Si nuk u ngrit një bust për mua!” (2009)

• Për një çikëz Amerikë (2010)

• Lajthitje pleqërie (2011)

• Radha ime të mbush xhepat (2021)

• Komshinjtë e pallatit tim (2025) (në proces shtypi)

-Skenarist e realizues i filmave dokumentar ushtarak:

 

• Skenderbegasit. ( TVSH] (1990)

• Detaria shqiptare (1995)

• Ata që zbusin dhimbjen (2006]

• Artistet e ardhshem tëQKFA-së, TVSh [2008]

• “Demontimi” (2010)

• Emergjencat civile (2010)

• Oriku i vjetër dhe i ri (2012)

• Dëshmori i Paqes (2006)

• Pandi Zguro nje zë i veçantë, 2013

• Miq në Stamboll 2013)

• Nga Tetova gjer në Vlorë (2013)

• Ikonat e Partizanit (2013

• 5 Vjet në Nato (2014)

• Kisha e Kurjanit (2019)

• Një jetë në stuhi, Dhora Leka (2023)

• Parashutistët (2024)

• Dallandyshet e Para (2024)

• Kompozitori Kujtim Laro 2025) , në proces

 

-Librete e komedi me Teatrin e Varietesë, Tirane

 

• Qejflinjtë (2001) Regjisor Sheri Mita

• “Në sallën e gjyqit” (1998) Regjisor Kosta Kamberi

• “Dhuratë për ju” (1999) Regjisor Kosta Kamberi

• “Rrumpallë show” (2000) Regjisor Kosta Kamberi

• "Modeli" (2001) Regjisor Sulejman Dibra

 

-Telekomedi te realizuara me studio të ndryshme

 

• Qejflinjte[Faksi urgjent] (2001) Regjisor Sheri Mita

• Një nuse e jashtme (2003) Regjisor Sulejman Dibra

• Bobi (2006) Regjisor Behar Mera

• Një kandar nga amerika (2006) Regjisor Behar Mera

• Sherrxhinjtë [2007] Regjia Sejfulla Myftari

• Për një kokërr fik [2008] Regjisor Behar Mera

 

-Skenarist i Videokasetave Humoristike:

 

• Hallall pensionin (2001)

• Të na rrojë komshiu (2002)

• Te Ura e Limuthit (2003)

• Zotni Palloshi... (2004)

• Obo bo... na zunë ethet (2005)

• Oj bareshë,a don lesh? (2005)

• Sekretaria (2006)

• Bingo! (2006)

• Marshallah! [2006]

• Shoku Tahip [2007]

• Të rrimë shtrember e të flasim drejt 2007]

• Tafti bafti [2007]

• Karajfil të zgjodha [2008]

• Dardha e ka bishtin prapa [2005]

• Faqemodhi i lalës [2007]

• Nesër avazi [2004]

• Iku vapa me gushtin , 2008

• Të gjithë kendojnë në një poç [2006]

• 2 n”moje, 3 n’degë [2007]

• Kush mori groshën [2005]

• pas gardhit [2008]

• Një Spiro një Vangjel [2008]

 

-autor i skeçeve me “Portokalline” për personazhet:

 

• Xha Temja

• Aneja

• Jorgaqi

• Terry, etj

 

-Konsulent i serialit televiziv të TVSh “Piruet”me regji te A. Çuliqit

• Skenarist e shkrimtar i spektaklit Alpazar nga 2012-2024

Disa tregime të vellimit “Si nuk u ngrit nje bust per mua!, jane perkthyer e botuar në Revisten Çeke “MEDICINA & UMENI” Nr 1, 2013

 

Çmime të fituara:

- Çmimi i Parë në Konkursin Mbarekombetar të Letersisë Satiriko-Humoristike “Niko Nikolla” në prozë për vitin 2021 për vellimin me tregime “ Si nuk u ngrit nje bust pët mua!

-Çmimi i parë në Konkursin e Komedisë organizuar nga Teatri i Varietesë Tiranë me komedinë

“Një formulë për një dyqan” viti 1996

Përgatiti: Sakip Cami

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page