Poetit durrsak Pirro Minguli
Eshtē njē ballkon me sy nga deti
Nga lule dredhezat pērqafuar
Ja kētu dilte shpesh poeti
Me sy tē ēndērrt , tē menduar
I ikte zhurmes sē qytetit
Me erē tē fortē dhe mērzi
Pēr tē çdo valē ishte njē mike
Dhe deti vetē njē perēndi
Njē pulēbardhē i rrinte pranē
Me krahē tē bardhē si metaforē
Ai veç kētu ndihej i gjallē
Dhe lumturitē prekte me dorē
Mbi letēr vargjet hidhnin valle
(Kjo gjē i ndodhte veç kētu )
Ai ishte lindur pranē nje varke
Dhe pranē ketij muzgu ngjyrē blu
Ndaj s'e ndjeu vdekjen atē ditē
(Kur je me miq vdekja pendohet )
Dhe pse njē re ja erri sytē
Dhe trupi zuri qē ti ftohet
Nga ky ballkon , dikush mē thotē
Me lule malli dhe vetmi
Ai u nis atē ditē me zogjtë
Tē shkruaj nē qiell një poezi!
Comments