top of page

Agim L. Bajrami: Baladë elegjike për tre poetë sarandiotë



Se kam të lehtë , ti thur këto vargje

Në fyt ,më mbyt një ngashërim

Këto ditë pa ta ,ngjajnë kaq të zbrazëta

Dhe ky qytet pak anonim


S'mësohem dot , pa Agim.Maton

(Për të dhe ajri ndien mall )

Në vend të tij ca metafora

Me një shirit të zi mbi ballë


U nis drejt qiellit një buzëmbrëmje

(Kjo botë për të, nuk ish e drejtë )

Mbi krahët e lodhur të një dhimbje

Siç ndodh gjithmonë me një poet


Pas tij nxitoi edhe Alushi

(I urti , i miri , si ai )

Qe veç me këngë veten e mbushi

Dhe vargjet kish për perëndi


Në sytë e mi ende ka mbetur

Portreti i tij veshur prej resh

Shakatë e tij mes nesh janë tretur

Unë prap me ty vazhdoj të qesh


S'e shoh gjëkund as Bardh Maliqin

(Ndofta është loti , që s'më lë )

Në Konispol me thanë ca miq

Bajamet zi po mbajnë për të


E gjetën me një varg në buzë

Teksa kish dhënë të fundit frymë

Poeti vdekjen e përbuz

Ai vetëm jetës i ngre hymn


Se kam të lehtë , të rreshtoj fjalët

Se vargu shpesh me ngec në gojë

Thonë se Saranda ka shumë diell

Por unë këto ditë , s'po e shikoj

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page