top of page

Agim Jerliu: Mungoi gota e ujit kur më përcillje te dera





Bëra mijëra kilometra rrugë për një muaj

Udhëtime të gjata si rrallë ndonjëherë

Për tu rikthyer në folenë time edhe njëherë

Në vend timin jabanxhi ku jam i huaj!


Ja ktheva shtëpisë shpinën në errësirë

Me dhimbje shpirtit si rrallë herave t'tjera

Mes lotësh dhimbjesh thashë lamtumirë

Fikall i vetëm pa më përcjell kush te dera.


Sa mall ndjeva për ty moj nanë lokja ime

Mungoi gota e ujit kur më përcillje te dera

M'përqafoje në shkallë e m'jepje bekime

Tashmë pas nënës sikur erdhën kohëra të tjera.


Më në fund erdha këtu në adresën tjetër

Këtu ku m'pritën fëmijët me shumë gëzim

Mes mallit dhimbjes dhe kujtimit atje tretur

Si zogj më pushtuan me puthje e përqafim.


Agim Jerliu, Siegburg 27. 08. 2024

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page