Me rastin e 81 -vjetorit të rënies
Hazis Keq Doda,i cili, iu përgjigj thirrje së Muharrem Bajraktarit pēr tē mbrojtur Kukēsin nga pushtimi gjerman, sapo Italia Fashiste kapitulloi, shtator 1943.
Nga Agim Doda
Moj Shipëri, e lumja ti,me flamurin kuqezi,
Larë me gjak të trimave tanë,
Që dhanë jetën për vatanë.
Hazis Doda i biri i KEQIT,
Lind' e rritë në bjeshkë tē Reçit,
Bashkë me vëllezēr e me djem,
Shpi për pushkë e për kuven!
Familja me 40 vetë,
Si kosherja që mban bletë,
Në Hurdhë- Reç, aty jetonin,
S'u pajtuan me dushmanin...!
Kështu thotë dhe historia,
Djemt' e Dodēs trim mbi trima !
Në shtator ' 43,
Italia iku nga ne,
Vjen haber prej Kolosjanit,
T'mos ia lëmë Kukësin gjermanit!
N'sabah, heret pa dalë drita,
Djemt' e Reçit si petrita,
Shumë Luras e Arnorë,
U sulën me pushkë në dorë !
N'urë tē Kuksit kur kanë shkue,
500 trima grumbullue,
E merr fjalën Bajraktari :
-Kush ështē trim, që del i pari ?
Hazis Keç Doda, me dy Arnorë
Bombat n'brez, pushkët në dorë.
Paskan msy e hy n'qytet,
N'pritë gjermani po i pret!
Prej pushkës tyre u tmerruan,
Lidhë me pranga i pushkatuan,
Hazis Doda me shokt' e vet,
Ranë dëshmor për mos me vdekë!
Hazis Keq Doda, jetën ka dhanë,
Për liri e për vatanë...
Ndër Nandë Malet ka lënë nderë,
Fisit "Doda" i shtoi vlerë!
Comments