top of page

Agim Bajrami: Zjarri





Tashmë kohë gjumi na ka mbetur

                                      shumë pak

(nuk flitet për pushime)

Ç’tu shkrep të hysh

                                    në këtë lak

moj e pafajshmja ime.


T’i hysh me qejf në këmbë detit

Ta marrësh në ballë erën

E dehur keqas prej poetit

Sa s’po gjen më as derën.


A nuk të tha dikush se unë

Jam shkrepëse pranë barotit

Që për një puthje lë çdo punë

Dhe dal nga udhë e Zotit.

 

Vërtet kam mbushur gjysmë shekull

Po kjo është veç në letër

Mjafton ta ngrish pak atë vetull

Marr flakë si kashtë e vjetër.

 

Dhe s’pyes hiç se nga shkon zjarri

S’përgjigjem për atë punë

Më kot Neronit ia vunë fajin

Romën e dogja unë.

 

Tashmë kohë gjumi na ka mbetur

                                      shumë pak

ti shkrepëse, unë barot

krevati ynë po ndizet flakë

zjarrëfikës mos lodhi kot.

9 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page