top of page

Agim Bajrami: Paris!


Paris!


Përpara nesh dhe ajri zë të shndrisë

Mbi Eifel një diell që digjet flakë

Kjo do të thotë ,që jemi në Paris

Mrekullitë e radhës vijnë pas pak


Ti papritmas ndihesh i ndryshuar

Harron menjëherë çdo mërzi

Qyteti pa ndjerë të merr në duar

Dhe të bën ne çast skllavin e ti


Luvër, Mon Parnas, harku i triumfit

Ku të shkosh më parë ,të shikosh ?

Unë lëviz ngado me dritë i mbushur

Pak më parë e ndjeja veten bosh


Sot mbi Senë gjithë mjegullat janë tretur

Gjithë peisazhet ndërruan menjëherë

Ndofta ky ylber i fshiu me vetull

Dhe i ktheu si veten në ylber


Në çdo shesh shtatore , obelisqe

( Janë të gjallë, por vetëm.që skanë gojë )

Ky qytet është ngopur prej lavdive

Por pa to , nuk mundet të jetoj


Mbretër , perandorë hijerendë

( Historia e tyre nuk mbaron)

Por unë tek Balzaku i kam mendtë

Bronxi i Hygoit më mrekullon


Para nesh gjithë ajri zë të shndrisë

Vargjet brenda meje shkruhen vetë

Kjo do t ' thotë , që jemi në Paris

Çdo përrallë të bëhet e vërtetë !


Paris 20 -3 -2024

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page