1.Kur të shan,të urren apo të shpif pisi,bëhesh si shqipja,si shkrepi,si lisi.ë
2.Është më i lig i të ligjve,hipokriti e formalisti në radhën e miqve.
3.Burrëria e burrërisë,krenaria e klrenarisë, është kur virtytet e zotësisë trashëgohen prej fëmijës.
4.Kush urren të zotin,të mirin e bestarin,është binjak me lajkatarin ,ziligun e tradhtarin.
5.Udhët e një gruaje të lumtur ngjajnë me parajsën e bukur,sepse asaj i flet besnikëria dhe provat nëpër hekurin e skuqur.
6.Atje ku ka gra provokatore,atje përbaltet drita hyjnore dhe vlerat e kulturës njerëzore.
7.Gruaja që bën pabesi a provokim për të baltosur të tjerë, është shtriga që të fundos në humnerë.
8.O zot i madh,o e madhja perëndi,o diell i shndritshëm në agim,goditi me gurët e rrufesë gratë që bëjnë provokim.
9.Ai që josh e mbron një grua të përdalë,është djall,shtrigan e ngjalë.
10.Poshtërsia e pak grave rrëzon edhe bedenat e kalave,sepse ato janë provokatore që sjellin përherë gurët e belave.
11.Delenxhinjtë e delenxhinjve,të ligjtë e të ligjve,kurdoherë do të jenë ata që janë mosmirënjohës ndaj shokëve e miqve.
12.Një grua që bën gënjeshtra,është më e pabesë se dhelpra.
13.Të zbulosh lajkatërinë e pak grave ,duhet të jesh dinak si dhelpra e ngjala.
14.Është fatjkeqësia më e madhe e një njeriu që hiqet besimtar dhe bën gafat që kurrë nuk e lejojnë të shkojë në altar.
15.Kur humb prej të vërtetës ,i jep dritë jetës,kur humb prej gënjeshtrës ,je vëllai i saj.
16.Po qe se bie dikush në pabesinë e gravet të përda la,i humb djersa,i humb fjala.
17.Ajo grua që ia dredh burrit dhe bie pre e shtetarit, ajo është bash motra e djallit.
18.Atëherë kur të prokon një grua e pabesë,ruaju o njeri ,se je pa dritë e pa shpresë.
19.Një grua e përdalë të përbetohet në Zot,ajo është dredhane pa dritë dhe një ortake me jetën e kotë.
20.Kur një grua të shiret se të do dhe të përgjërohet,ruaju se jo në çast helmi drejt teje çohet…
21.Krimi më i pështirë që nuk ka çmim, është kur bie në provokim.
22.O njeri i Zotit me shpirt e zemër e gjak,ruaju nga dredhitë e grave që të bëjnë pabesi e lak.
23.Jeta është e shkurtër,e mbushur me gëzime e tragjedi por, kur të mashtrojnë,ruaju nga ligësitë që të bien përmbi.
24.Sikur disa burra të kuptonin sesi dredhojnë gratë e tyre,ata s`do të pranonin këë jetë me njolla mynxyre.
25.Në radhën e punëve të liga e më djallëzore, janë veprimet e grave provokatore.
26.Gratë që provokojnë për të diskredituar,kurrë s`kanë dashuruar.
27.Gratë e sinqerta e me vlera,ngjajnë me aromën e manushaqes që jep pranvera.
28.Ajo grua që e fal burrin kur e gjen në dredhim,është shpirtmadhe dhe e pastër si uji në burim.
29.Besnikëria e grave është më e fortë se bedenat e kalave.
30.Gruaja është nënë,motër,teze,hallë, me ndershmërinë bëhet një mijë fish e rrallë.
31.Të jesh i zgjuar me shpirtin e pastër që ke,dredhisë së grave u vë fre.
32.Gruaja që përulet para pozitës nuk e ka zotësinë e meritës.
33.Gratë që hiqen të sinqerta e betohen ,janë si bubullimat e mëdha që të trembin kur dëgjohen.
34.Një grua që ka shtirje,hipokrizi, e plotëson trinomin me fjalën ligësi.
35.Gruaja e ndershme e shpirtbardhë,është më e bukur se lulja në dardhë.
36.Virtyti i përkushtimit ndrit si llamba më e fortë e ndriçimit.
37.Gruaja e mirë të bën me krahë,gruaja e keqe s`njeh Krisht e Allah.
38.Në asnjë mjedis nuk duhet lavdëruar gruaja, sado e mirë që të jetë.
Comments