top of page

Abilekaj e ka përdorur, si tejqyrë teologjinë


Noke Abilekaj e ka përdorur, si tejqyrë teologjinë


Ndër veset që "jashtë i nxori", kur ndërroi jetë e mbeti vetëm kufoma, ose konstruksioni, që i shërbeu sa ishte gjallë, do të veçoja egoizmin që shpjegon më shumë se të gjitha në këtë rast qëndrimin, një qëndrim të dyfishtë të njeriut siç e shpalos thjesht me kaq art e filozofi autori, para finales e cila është njëherazi edhe skena përmbyllëse e tokësorit.

Them "tokësorit", sepse Abilekaj e ka përdorur, si tejqyrë teologjinë, (ç"rëndësi e cilës fe), për të çuar idenë e tij deri në fund. Dihet që dashuria për të tjerët lindet dhe ushqehet nga dashuria që secili ushqen për veten e vet, duke bërë kështu të mundur të shohë veten e tij brenda të tjerëve. Por kjo shpesh ndodh vetëm në fund, në një fund të hidhur siç e sjell poeti dhe s"ka asnjë vlerë. Sepse më shumë se dashurinë heroi lirik i kësaj poezie ka ushqyer urrejtjen brenda vetes, e cila e ka bërë aq egoist, sa duke shpërfillur të tjerët të injorojë edhe veten.

Mund të mos mendodh për askënd (për fakti që dashuria, ca më shumë për veten s"ka kufij), por në botë ekzistojnë edhe të tjerët, përjashtimi i të cilëve përbën mungesë qytetërimi. Dhe kulturën e këtij qytetërimi autori e sjell me mendësinë shekullore të popullit (kufoma është e shenjtë, i vdekuri nuk lihet vetëm...) dhe me një mesazh aksiomë, i cili është edhe qëllimi i poezisë "kufoma mposht turmën./ I lartë suprem ky autoritet.

Përkulem." Kufoma - simbol i vdekjes, e cila është një autoritet suprem, para së cilës përkulemi, ashtu siç duhet të përkulemi më së pri para Jetës. Kategori estetike të cilat autori nuk i sheh të shkëputura nga njëra - tjetra ashti si dhe janë të lidhura pazgjidhmërisht.

37 views1 comment

1 Comment


mich.maska
Jun 20, 2022

shume i sakte dhe si persiatje filosoike dhe estetike komenti juaj, z. Demolli. URIME. Suksese te tjera,z.Abilekaj . me respekt M. Maska.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page