top of page

Abdurahim Ashiku: Një i ardhur nga Amerika, pastron mbeturinat ...


NJË NDODHI E JASHZAKONSHME NË PLAZHIN E MALIT TË ROBIT


Një kosovar, ardhur nga Amerika, pastron mbeturinat në një rrugë të plazhit të Malit të Robit.


Fejton


Buri shqiptaro-amerikan e kishte dhënë leksionin e tij. Një leksion që duhet ta kishin shikuar e lexuar të gjithë, edhe ata “lart”, edhe ata “poshtë”. Një leksion që po e përcjell edhe për sytë e kryeministrit, edhe për sytë ministrit,edhe për përgjegjësinë  penale të kryetarit të bashkisë së Kavajës, edhe për përgjegjësinë e medies së shkruar dhe filmuar. E ku ka shembull më pozitiv se shembulli i kosovarit shqiptaro-amerikan?Organizoni tubime në plazhin e Malit të Robit, Ngrijeni këtë shembull të heshtur, këtë njeri që e donë vendin e vet, vend turistik të begatë, të pastër e të kulturuar...Presidenti ti japë titullin “NDER I KOMBIT”...E shikova unë.E shikova dhe e ndjeva në shpirt...

Kam pesëmbëdhjetë vjet që jam banorë i plazhit të Malit të Robit, banor me gjendje civile në Njësinë Administrative të Golemit...Kam një shtëpi modeste ndonjë 500 metra larg detit e njëzet  metra larg një kanali që del nga urëkalimι poshtë autostradës, e pasi merr teposhtës së rrugës “Skënderbej” bën një kthesë nëntëdhjetë gradë e përshkon, paralel detit, duke marrë ujëra të zeza për ti derdhur diku disa dhjetëra metra tutje hotelit “Grint”. Kanali është një fole e gjallë mushkonjash që foletë e shtimit i kanë në kallamishten e dendur që nuk është pastruar kurrë. Shkurt ia di rrënjët dhe degët plazhit,  fiksuar në qindra fotografi, një hapësirë të madhe rëre e deti të hapur e ngushtuar me “gadishuj” me gurë e betone qiklopikë (vetëm në harkun e një viti (’23 – ’24) u  shtrinë në det katër “gadishuj”, pranë e pranë, ndarje me ngastra private të detit ashtu si edhe të rërës që është shndërruar në tarraca, shtruar me gurë e inerte mbuluar me rërë të sjellë me makinë që kur mbi ta përplaset dallga uji i merr me vete e hyrja në det për tu larë bëhet rrezik që të gjakosësh këmbët nga mprehtësia e gurëve që sapo kanë dalë nga gurorja...

Shqiptari nga Kosova dhe nga Amerika që diku gjeti një karrocë e po i çon thasët e mbushur diku, pa adresë bashkiake...

Për plazhin thuhet me gojë të hapur një pash (nga kryetari i bashkisë e deri tek kryeministri) se ndarja në mes të pronarëve të resorteve e pushuesve të thjeshtë është 70 me 30 për qind. E përkthyer me aritmetikë nxënësi të shkollës fillore (të vjetrën) resorti “E” që ka kap 100 e ca metro linear plazh duhet të lëshojë 30 metra. Kjo nga “Grint” tek Prestige resort e më tej djathtas e majtas në Qerret e Golem. Nuk dua të bëhem “mohues absolut”. Ka një “plazh për fukarenj” tek resorti “Pinea”, çadra të ngjyrave e moshave të hershme, ku plazhistët janë të detyruar ti shkulin çadrat sa herë vijnë makinat dhe buldozerët me autovinç për të mbledhë e transportuar grumbujt e leshterikëve që fal natyrës deti i nxjerr me shumicë në breg. Ka edhe një “plazh” tjetër  në “Klajdi”....Kjo për para temë...Tema që përjetova këtë mëngjes të freskët me qiellin mbuluar me re gati për shi,lidhet me një ngjarje të jashtëzakonshme. Po, po.


E JASHTËZAKONSHME...


Tek ecja rrugës për “notin e mëngjesit” shikimi mu ndal tek një burrë duar veshur me doreza që mblidhte mbeturinat anës së djathtë të rrugës bërë mullar (anës së majtë është një resort që duhet thënë fjalë të mira dhe meritë për një “flamur pastërtie” nga...shëndetësia e plazhit. Burri i fuste duar-duar në thasë plastike të zinj, thasë të sapo blerë.Një javë më parë, kisha përcjellë në gazetat e shkruara, në fb e deri në E albania shqetësimin tim si qytetar (dhe gazetar), nisur nga ajo që po ndodhte në Shqipëri, Greqi etj. shkrumbëzimin nga zjarri të, shtëpive, hapësirave të mëdha pyjore, kullotave etj. duke paraqitur si “barut” shtresën e madhe të halave të pishave e barit të thatë që me një bisht cingareje të hedhur me tangërllëk brezi i bukur i pishave 80 vjeçare, me një erë të fortë do ta shndërronte plazhin e Malit të Robit ( e më tej Qerretin ) në një shkretëtirë, shkatërrim material e mos qoftë e thënë duke marrë jetë njerëzish... I kisha bërë thirrje bashkisë dhe strukturave të saj, u kisha bërë thirrje qytetarëve ta pastrojnë terrenin nga “baruti” – gjethet e thata për ta mbrojtur plazhin dhe vetveten nga një katastrofë e mundshme.Shkrimi u botua në facebook.

Thasët e mbushur me mbeturina dhe rrugën e pastruar si asnjë rrugë tjetër

Asnjë nga gazetat e përditshme (që ato ditë përshkruanin me filmime zjarrin në Shëngjin, zjarret vdekjeprurëse në Greqi e larg e larg në Amerikë e Kanada) nuk e botuan as në faqe të parë, as në faqet e mesit e as më dhanë ndonjë përgjigje kortezie. Kur pashë njeriun që mblidhte mbeturinat anës rrugës dhe i fuste në thasë thashë me vete që shqetësimi im kishte ra në veshin e bashkisë së Kavajës dhe Njësisë Administrative të Golemit (që mbledh taksat tona).U gabova...

- Mirëmëngjesi! I bashkisë jeni? – e pyes burrin.

- Jo,- tha. Banoj këtu (dhe më tregoi pallatin përballë)Nga fjalët, theksi, udhëtova viseve të Kosovës...- Jam kosovar dhe banoj në Amerikë. Prej andej kam ardhur të pushoj në vendin tim, në detin tim.

- Gëzohem.- i thashë dhe shpirti mu mbush me gëzim.

- Nuk më pëlqen bërlloku ndaj bleva do thasë dhe po i mbledh mbeturinat e hedhura pa pikën e përgjegjësisë. Këtu duhet të ishte vënë një kazan...

Disa metra larg, në të dy cepat e rrugës, me shikim bulevardin një kalimesh që përcjell të gjithë plazhin deri në rreth rrotullamen e Golemit, janë dy kioska (pa çati, në terren të hapur, të licencuara (!) fruta-perimesh që falë çmimeve më të ulëta se ato të supermarketeve tërheqin shumë klientë, shqiptarë e sidomos të huaj që preferojnë vajin e ullirit dhe rakinë shqiptare.Pronari i “kioskës pa çati”, na hyri në bisedë duke lavdëruar kosovarin shqiptaro-amerikan.Është njeri i ligjit me gradë e me rrogë, është edhe pronar i “kioskës” që e administron vetë e me të tjerë.I thashë.- Këtë duhet ta kishe bërë ti.

- Jo po...Filloi ti merrej goja...

- Shikoje kioskën tënde. – i them- sa mbeturina tuajat që nuk i pastron ke rreth e qark saj? Burri ardhur nga Amerika për të pushuar po pastron edhe mbeturinat tuaja.-Ato janë pjesë e punës...Fjala ishte për një mullar arkash plastike dhe disa arka kartoni të shkrira në ujë e baltë...Ika, me fjalën në gojë e inatin mbrapa...Notova deri tek vargu me goglat kufizuese për kujdes për fillestarët në notim dhe u ktheva në breg.Ora ishte 8.00 e mëngjesit...Buri shqiptaro-amerikan e kishte dhënë leksionin e tij. Një leksion që duhet ta kishin shikuar e lexuar të gjithë, edhe ata “lart”, edhe ata “poshtë”. Një leksion që po e përcjell edhe për sytë e kryeministrit, edhe për sytë ministrit,edhe për përgjegjësinë  penale të kryetarit të bashkisë së Kavajës,edhe për përgjegjësinë e medies së shkruar dhe filmuar. E ku ka shembull më pozitiv se shembulli i kosovarit shqiptaro-amerikan? Organizoni tubime në plazhin e Malit të Robit,Ngrijeni këtë shembull të heshtur, këtë njeri që e donë vendin e vet, vend turistik të begatë, të pastër e të kulturuar...

Presidenti ti japë titullin “NDER I KOMBIT”. E shikova unë.E shikova dhe e ndjeva në shpirt.E shikuan edhe shoferët e makinave të rënda që ka dy vjet nuk pushojnë së lëvizuri kësaj rruge në përcjelljen e inerteve për ndërtimin e 5 – 6  (a më shumë) kate që secila ka mbaruar katin e licencuar dhe ka hedhë dy kate të tjerë “për hobi”.

Rruga? Nuk ka emër, të paktën të shkruar, me germa të mëdha e tabelë të dallueshme larg. Ka, në krahun e djathtë, një parullë me një shigjetë “RESORTI...”E lashë anonim...Të veçantë...Të jashtëzakonshëm...

Një kosovar, ardhur nga Amerika, pastron mbeturinat në një rrugë të plazhit të Malit të Robit.


Mali i Robit

19 gusht 2024

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page