top of page

Abdurahim Ashiku: EBI IM, SYTË E MI TË SHKRUAR, SOT 19 VJEÇ...



Në vend të një urimi për mbesën time të parë që krahët për qafe, tash 19 vjet, nuk mi ka varë...

Sot, Ebi im,

mbesa ime e parë,

ëndrra ime e madhe,

në këmbë do udhëtoja

nga Athina në Tiranë...

Sikur ti...

E bukur,

syshkruar,

nëntëmbëdhjetë vjeçe,

e gëzuar,

tek dera e shtëpisë,

fytyrëqeshur,

të na prisje,

me zë kumbues

të thërrisje...

Gjyshi Duro...

Gjyshe Natasha...

Ju dua...

E krahët e bukur

përqafe t’na i varje...

Sa mirë do të ishte...

Sa bukur,

Sa lumturi do vinte.

Sa e kam ëndërruar

këtë çast...

Vit për vit.

nëntëmbëdhjetë vjet...

Sa do desha,

sytë që qiellit

ia more ngjyrën,

ti puth...

Vit për vit,

më 5 janar,

ditë për ditë

në nëntëmbëdhjetë vjet.

Tash që shkruaj

Në derë,

e qeshur,

e gëzuar...

Hyri Ivoni...

Mbesa ime e dytë,

motra jote e vetme.

Shtatë vjeçe është

Sytë e tu ka...

Do të desha sot,

Tu kisha pranë,

Nën të dy krahët,

përqafuar.

gjyshi mes dy mbesave,

gjyshja mes dy motrave.

Do ishte lumturi e lumturive,

dashuri e dashurive,

mrekulli e mrekullive...

sa do të gëzohesha,

qiellit të fluturoja...

 



POR...

Këtë ditë,

por të vija,

Në aeroport,

nuk do më prisje,

as te sheshi i autobusëve,

as tek dera e shtëpisë,

shtrirë në karrocë,

do të ishe...

Sytë, ato sy blu,

do mi hidhje,

e çuditur,

kush erdhi,

kush hyri,

kush të përqafoi,

kush të puthi !!!

Oh sa më dhemb ky çast,

sa vuajtje më sjell,

sa brengë më ndjell,

sa pa fat kam ngelë

Nuk do të doja,

fatin e askujt të përcjell,

as timin,

as të mbesës time...

E bukura si yll

shkëputur nga qielli.

Pyes veten,

pyes mjekët,

pyes  perëndinë...

Pse...

Pse...

Pse...

Fjalën nga goja

ia këpute?

Krahët nga trupi

ia lidhe?

Në këmbë nuk e ngrite?

Të ecte...

Të luante...

Në shkollë të shkonte

Me shokë e shoqe

të lodronte.

Në parti të dëfrente,

me shokë e shoqe,

gëzueshëm të ngazëllente.

Pse o Zot,

që bëre gjithësinë,

harrove,

kur bëre njerinë,

Dashurinë e madhe

Të gjysheve e gjyshave

për mjaltin e mjaltit,

përjetësinë?

PSE?

 

Sot, 5 janar 2025

Gjyshi dhe gjyshja,

urojnë:

Në këmbë të të shohin,

drejt altarit,

nuse e bukur,

të nusërosh ...

Abdurahim Ashiku

Athinë, 5 janar 2025

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page