ABDULLA ARAPI: REKUIEM-PA LAMTUMIRË-PËR TIM VLLA...
Qamil Arapi
(LILA)
1953-2024
E tillë qenka jeta: Të jep atë, që nuk e dëshiron dhe të merr atë që ti e do më shumë...
Njoftim i trishtuar për miqtë...
Në atë mëngjes të zymtë të 17 dhjetorit, pas një lufte të pabesë për jetën, ti mbylle sytë përgjithmonë, duke ikur pa lamtumirë në përjetësinë tënde, duke lënë në pikëllim
bashkëshorten tënde
Mozën, vajzat Stela e Ingrid, dy nipërit Leart e Kroi dhe mbesën Amber, të cilët kur të rriten do të kujtojnë gjyshin e tyre me imazhet e një burri simpatik dhe të një gjyshi të pashëm, që ua la përrallat në mes... dhe iku në rrugën pa kthim, duke u bërë engjëll mbrojtës për ata.
Ti do të kujtohesh gjithmonë nga shumë njerëz që u kualifikuan në Qendrën e Edukimit Profesional ku punove.
Ti do të kujtohesh nga shumë dashamirës së lojës së bukur të basketbollit për aktivizimin në ekipin e parë të qytetit dhe për shumë vite për drejtimin e ekipeve zinxhir dhe e të rinjve të qytetit. Shumë breza të rinjsh i mësuan hapat e para të basketbollit nga ty... Ata të falenderojnë me mirënjohje për këtë dhe marrin pjesë në pikëllimin e familjes dhe atyre që të njohën.
Ti e nderove qytetin tënd me punën, jetën dhe dinjitetin e një familjari e qytetari model duke mbetur gjithmonë në modestinë e bukur të një njëriu fisnik.
Lamtumirë Lila!
Parajsa qoftë në përjetësinë tënde.
Do të kujtojmë gjithmonë...
Lamtumirë!...
Comments