top of page

A P E L  PËR MBROJTJEN  E LIGJIT DHE TË KUSHTETUTËS SË SHQIPËRISË


Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, miratoi këtë

                   

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj,

I nderuar z. President Begaj,

Duke u bazuar në vlerat dhe në standardet e rendit juridik, politik, demokratik dhe kushtetutes të Republikës së Shqipërisë, Ju lusim që në emër të tyre dhe, të zbatimit të tyre në praktikë ndaj të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë, t’i RIKUJTONI  titullarët e organeve të drejtësisë dhe të gjyqësisë, që në mënyrë imediate të marrin masa përkatëse për ngritjen e procedurës hetimore gjyqësore për kryerjen e tri(3) vrasjeve makabër të heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Republikës së Kosovës, Ilir (Halit) Konushefci (Gjeneralmajor), Dr.Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi (Kolonel), të cilët janë vrarë para 27 vitesh në territorin e Republikës së Shqipërisë, Iliri dhe Haziri, më 9 maj 1998 në Tropojë, kurse Ahmeti më 21 shtator 1998 në qender të Tiranës.

 Duke qenë se,  edhe  pse kanë kaluar 27 vjet nga vrasja e këtyre heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, asnjë gjykatë përkatëse e Tiranës nuk kanë ngritur kurrfarë procedure gjyqësore për ndriçimin e këtyre 3 rasteve të vrasjes së heronjve të Kosovës.

Një “heshtje” e tillë 27-vjeçare e moszbulimit të vrastarëve të tyre, PIKËSËPARI është në kolizion me Nenin 15 dhe 18 të Kushtetutës së Shqipërisë në fuqi (1998), ku flitet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave  dhe lirive themelore të njeriut.

Gjithashtu, “heshtja” 27-vjeçare (1998-2025) e një vepre të tillë të rëndë kriminale, është në kundërshtim me Deklaratën Universale  për të Drjtat e Njeriut, të miratuar nga AP-ja e OKB-së, më 14.12.1948, ku sipas Nenit 8, thuhet : “Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.”

Po ashtu, “heshtja” 27-vjeçare e mosngritjes së procesit gjyqësor ndaj tre heronjve të Kosovës, Ilir (H) Konushefci, Dr.Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, është në shpërputhje me Nenin 10 të kësaj Deklarate, ku thuhet se “Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.” (https://www.ohchr.org/sites/default/files/UDHR/Documents/UDHR_Translations/aln.pdf)

 

Mosgjykimi  27-vjeçar (1998-2025) i vrastarëve të këtyre(3) heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Republikës së Kosovës, është mohim i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në kundërshtim si me ligjet vendore dhe me Kushtetutën e Shqipërisë (1998), ashtu edhe me konventat, rezolutat, deklaratat, protokollet, marrëveshjet  në fuqi për mbrojtjen dhe respektimin e drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të miratuara nga Kombet e Bashkuara (1945-2025), si dhe nga BE-ja.

 Pa drejtësi, nuk ka liri, as demokraci e as shtet të së drejtës, vetëm totalitarizëm, anarki dhe diktaturë putiniste oligarkike të pakufizuar

Prandaj, Z. President Bajram Begaj, iu lusim që të merrni masa përkatëse ligjore dhe kushtetuese për riaktualizimin-ngritjen e procedures gjyqësore për shqyrtimin e tri (3) vrasjeve makabër të heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, Ilir (H) Konushefci (Gjeneralmajor) , Dr.Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi (Kolonel).

Duke qenë se Shqipëria është një shtet demokratik dhe sovran, ku zbatimi dhe mbrojtja e  të drejtave dhe liriive themelore të njeriut janë fundmenti parësor për funksionimin  e shtetit të së drejtës dhe të sistemit demokratik pluralist, ndaj Z. President Bajram Begaj në përputhje me Kushtetutën (nenei 15 dhe 18), si dhe me rezolutat, marrëveshjet, protokollet, deklaratat dhe  konventat ndërkombëtare për mbrojtjen  dhe respektimin e të drejtave  dhe lirive themelore të njeriut, të përdorëni autoritetin  e juaj ligjor dhe kushtetues, evropian dhe ndërkombëtar, që të kërkoni nga institucionet dhe organet e sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësisë shqiptare, që të ngrenë procedurën ligjore për sjelljen në bangën e zezë dorasit-atentatorët e vrasjes së Ilir Koushefcit, të Dr. Hazir Malës dhe të Ahmet Krasniqit, sepse u bëmë “gazi i botës”, qe 27 vjet  këta heronj të UÇK-së përkatësisht të Kosovës post mortem po kërkojnë drejtësi, por drejtësi nuk ka as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Bruksel e as në Strasburg etj. Ky është turpi i drejtësisë vendore dhe i asaj evropiane ndërkombëtare. Me një padrejtësi të tillë 27-vjeçare nuk mund të mburret as demokracia në Tiranë, as në Prishtinë e as në Bruksel, sepse qe 27, është “bllokuar” dhënia e verdiktit gjyqësor për zbardhjen e “enigmas” barbarike, të shkaktuar në prita e në pusi të vrasjes së heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës.


Për Akademinë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork :

Prof.Dr.Skënder Kodra (Kryetar),

Prof.Dr.Mehdi Hyseni (Nënkryetar)

Nju-Jork, më 5 janar 2025

16 views1 comment

1 Comment


Guest
a day ago

Shkrimtarja, poetja, publicistja dhe veprimtarja e palodhshme për bashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Natyrale, anëtarja e rregullt e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, Z.Vilhelme Vrana Haxhiraj, mbështet APELIN e ASHASHA-së së Nju-Jorkut, drejtuar Presidentit të Shqipërisë, z.Bajram Begaj për të zbardhur enigmën 27-vjeçrae të mosgjykimit gjyqësor të tre(3) heronjve të Kosovës, të vrarë në prita dhe në pusi nga bandat terroriste lokale në Tiranë dhe në Tropojë, në maj dhe në shtator të vitit 1998.


I nderuar Prof.Dr. Mehdi Hyseni!

 

Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2025, qoftë i begatë, vit i mirëqenies,i harmonisë ndëretnike shqiptare, vit i

mirëkuptimit,i tolerancës dhe i bashkëpunimit drejt një kombi të bashkuar!

 

E lexova me kënaqësi Apelin…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page