top of page

A nuk është e tillë një grua?!


Bota është ekzistenca. Ekzistenca e botës është një akt rezistence. Çdo gjë që ndodh, duam apo jo, është në thelb ekzistente, është politike. Ne lundrojmë nëpër botë duke i ditur këto gjëra...[dhe] kur bëjmë sikur e kemi botën në dorën tonë. E kemi këtë privilegj. Kjo ndodh se ne kemi vetëm një mundësi, që të përdorim çdo privilegj që mbetet për 'të mirë', e të përfitojmë nga ai.

Për mua, puna ime si shkrimtar në një botë të tillë është një përgjegjësi e madhe. Puna ime në ditët e sotme është shumë e madhe, nuk është „shaka“, por edhe pse është kaq e madhe, një luftë kolosale, me botën e dukshme e të padushkme, me botën kohesive dhe vizive, e nisa se u besoja dashurive, kur e nisa, e nisa ta bëja pa ndonjë „hata“, sepse doja të bëja shaka, gjatë gjithë ditës. Ishte një përgjegjësi për mua të krijoja përfaqësim në botë. Gjithçka që bëj është e nxitur nga njohuria, se përfaqësimi ka rëndësi dhe përkatësia ka rëndësi, dhe se të gjithë duhet të kenë të drejtën të bëjnë pjesë. Pjesë në një botë që ka vrull, ka dhimbje, ka mall…, se sot është një botë si një grua në hall. E pse? Libri im më i ri „Bota është një grua në hall„ e ka aty, e ka në trup, e ka në veshë, në ndjesi, e ka në sy. Nuk është thjesht krijimtari, nuk është thjesht poezi, nuk është një sfidë në xhelozi. Libri na sheh dhe e shohim, ai na ndjen dhe e ndjejmë, ai na rrëfen dhe i rrëfehemi…, se bota është e jona, është ekzistenca, është dashuria, është prezenca. A nuk është e tillë një grua?!

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page