top of page

A janë strukur mes librave?


Dy miq: Vehap Xhindolli dhe Fatmir Terziu

Yjet u bënë të lehtë. Lehtësues… Lundruan kundruall vegimit tim përmes lumit të qumështit.

Pa asnjë hezitim. Pa asnjë dhunë. Ndërsa zhbirimi i madh retinor ende i tërheq, në zgjatjen e memorjes, dhe ende (i) gjerb. Gjerb! I papushimtë. Lëngu metafizik i jetës embrioni i dhimbshëm i kujtesës. Yjet janë yje. Dhe këtë Nëna ime e dinte. Ndaj ajo tashmë i përqafon në zjarrminë e tyre…

I bekoi dhe i bekon Nëna ime!

Dhe natyra e tyre e zjarrtë i ridimensionoi dhe i ridimensionon ata. Pothuajse i flakëron herë pas here. I nduk. I stilon. U jep forcën që meritojnë.

Duke i dhënë atyre fuqinë e padiskutueshme, që të mos pushojnë asnjë moment. Në të gjitha sekondat, minutat, orët, ditët, javët, muajt, vitet…, shekujt, mileniumet.

Edhe në këtë pikë, me shenjën e miqësisë, me librat e mi në sytë tanë, ata i lejojnë vetes një moment gëzimi. Një moment gëzimi me një mik të tillë të pavdekshëm, në shenjën e gjallë të Yjeve në Tokë, një „mik për kokë“, si ia thonë ndryshe në Elbasan. Me një mik babaxhan. E kush nuk e njohu, e kush nuk e përqafoi, me tërë atë respekt që ai vegjetoi mes shokësh e e solli dhe e risolli: me një fjalë Profesori Vehap Xhindoli!

I tillë në shenjën e Yjeve. Di të respektojë. Di të çimentojë respektet e betonuara hershëm mes prindërish fisnik në Teatrin e madh Kozmik.

E tashmë, duke kërcyer nëpër teatrin kozmik të librave, Yjet ndeshen në mirësinë e tillë, sikur qëndrimi i tyre i shkujdesur, do t'i çonte ata nëpër natën që solli lotët e ikjes.

Kush e di se ku janë drejtuar? A janë strukur mes librave?

Dhe kështu, ata enden, gjithnjë kështu …metues, janë bekimi i Nënës.

Lehtësues. Lehtësues. Lehtësues.

_________________________________________________________________

Shënim: Librat e mi në tavolinën para (disa):

Rrjeshti i parë poshtë nga e majta në të djathtë:

1. TOPONIMIA E GOLLOBORDËS: DISKURSI I DYGJUHËSISË DHE DERIVATI I ORIGJINËS

2. Fatmir Terziu: KRIJUES DHE STUDIUES I RISIVE ARTISTIKE (Vlerësime të bashkëkohësve).

3. EH, “FLOKU I BEHIJES”, EH… STUDIME FOLK-AESTETIKE (2010-2021)

4. KRITIKA NDRYSHE: NJË VËZHGIM NË BRENDËSI TË PROZËS DHE POEZISË SHQIPTARE V.1.2.3.

5. DISKURSI I DHIMBJES SË BUKUR NË KRIJIMTARINË E URAN BUTKËS

6. MEDIA, TECHNOLOGY AND EVERYDAY LIFE

7. MISTERIOZJA.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page