top of page

A e dini se …?!


A e dini se …?!


Romani u quajt artileria e rëndë në vitin 1975. Dhe pse? Fakti është punë numrash. Nga viti 1945 gjer në vitin 1965, pr gati 20 vjet u botuan 13 romane. Dhe nga qershori i vitit 1963 u botuan 54 romane që i binte 27 romane në një vit. Duke parë shifrat shihet qartë se në një vit është shkruar dhe botuar sa dyfishi i 20 viteve të mëparshme. Romanet u botuan më së shumti nga këto shkrimtarë: Sterjo Spasse me romanin „Zgjimi“; Jakov Xoxa me romanin „Lumi i vdekur“; Fatmir Gjata me romanin „Këneta“; Ismail Kadare me romanin „Kështjella“; Shevqet Musaraj me romanin „Para agimit“; Vath Koreshi me romanin „Mars“; Bedri Dedja me romani „Kalamajtë e pallatit tim“; Skënder Drini me romani „Shembja e idhujve“; Sulejman Krasniqi me romani „Prijësja e komitëve“; Teodor Laço me romani „Përballimi“ e disa të tjerë.

Vlen të përmendt se për romanin „Mars“ të shkrimtarit Vath Koreshi në atë kohë kanë shkruar dy maturantë të asaj kohe, Arben Imami, që më pas u bë aktor dhe së fundi politikan, dhe Ilir Kadia, një gazetar dhe publicist i mirrënjohur shqiptar.

Gjithashtu shkrimtarit Faik Ballanca romani “Nomeja e largët”, në mesin e viteve ’70 të shekullit të kaluar iu kthye si i pabotueshëm nga shtëpia botuese “Naim Frashëri (e vetmja në atë kohë në Republikën e Shqipërisë që botonte letërsi artistike) për “të meta” e “gabime ideore”.

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page