top of page

A E DINI KET “KANGEN SHKODRANE”…


A E DINI KET “KANGEN SHKODRANE”…


Fritz RADOVANI


SHKODRA…


1946…“Radio Posta” e Shkodres, sot transmeton per ju kangen e bukur:

“Oooooo shumë durojmë e s’po pelcasim !…”, dhe vazhdonte muzika…

Një ngjarje e vertetë e viteve të para të vendosjes qeverisjes komuniste.

Pa kalue java, shkon letra tjeter dhe kerkohet prap në “Radio Posten” e Shkodres, kanga “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”

Letra poshtë kishte edhe emnin e kerkuesit kangës, po ec e gjeje ate!

Kur letra e kerkesës së asaj kangë persëritet per të treten here, atëherë sigurimi i shtetit vehet në gjurmim të kerkimit të personit që e porositë.

Jo vetem tek posta qendrore por, edhe tek kutijat postare që ishin nëper qytet ishin gjurmuesit e sigurimit per me vrojtue kush mundet me kenë ai, që e kerkonte kangen “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”.

Kur kaluene disa muej e nuk u gjet shkodrani, atëherë sigurimi filloi me shpernda agjentat e vet nder lagjet e qytetit, per me ndigjue kur vinte ora e “Radio Postës”, me përgjue kush ia çon radios zanin ma fort?.. –Po, per fat letershkruesi i kangës, kaloi viti 1946 dhe erdhi 1947, e ai nuk u gjet…

Atëherë, ju dha urdhni “Radio Postes”, mos me e transmetue ma kangen.

Po historia u ba e njohun… Aq mori dheun kjo ngjarje, sa shkodranët që e dinin ngjarjen filluene me e këndue edhe nder serenata kangen…

Në të vertetë kjo kangë ishte një moment që tregonte “durimin e popullit ndaj qeverisjes së eger komuniste në Shkodren e paknaqun…”

Dhe, me të vertetë ashtu po ngjante në Shkoder… Gati gati, si tashti !..

Nuk zehet me gojë ASNJË Atdhetarë, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Osman Kazazi, Prekë Cali e sa të tjerë që kujtohen vetem buldozierat tue sheshue shtëpijat e tyne... Një turp! Turp i panjohun në Historinë e Shqipnisë, që në kohen e turkut kur ai si sot, sheshonte Kishat, ashtu si në 1969, kur u sheshue Kisha e Vaut të Dejes, e shek. XII – XIII, ku u pat kunorzue Gjergj Kastrioti Skenderbeu...

Pa më thoni Ju lutem, sot a asht prap koha me ia fillue ashtusi në 1946: Po, në Shkodren tonë: “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim !...”

Melbourne, 22 Qershor 2021.

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page