top of page

Zeus


Astrit Lulushi



Zeus është ekuivalenti grek i Amun Ra i panteonit egjiptian. Por, a ishte Zeusi i frymëzuar nga egjiptianët e lashtë, apo ishte ai më shumë një At Qiellor i panteonit indo-evropian?

Emri "Zeus" rrjedh nga rrënja Proto Indo-Evropiane “dyeu”, që do të thotë "ndriçim" dhe nga fjala “deos”, që do të thotë "zot". Kjo e fundit është e njëjta fjalë që formon bazën e greqishtes “theos”, të latinishtes “deus”, të persishtes “daiva” dhe të sanskritishtes deva. Në greqishten e vjetër, emri “Zeus” mund të jetë kuptuar ose si "zot i dritës”, ose "zot i qiellit" nga vjen “ndriçimi”. Mitologjia dhe fuqitë e saj janë të ngjashme me ato të hyjnive indo-evropiane si Jupiter, Perkunas, Perun e Perëndi. Pra, emri e lidh Zeusin me traditën indo-evropiane.

Çfarë ishte Zeusi për helenët?

Zeus ishte udhëheqësi i perëndive të lashta; hyjni e fuqishme që urdhëronte me shkop fatet e njerëzve dhe perëndive nga maja e malit Olimp. I njohur si "mbledhës i reve", Zeusi u lëshonti rrufe armiqve, kontrollonte motin dhe vendoste rendin mes perëndive.

Fuqia e Zeusit njihte edhe kufizime. Ndërsa ishte kryesori mes perëndive, autoriteti i tij nuk mbeti kurrë i pakontestueshëm. Ai gjithashtu kishte pjesën e tij të të metave, të tilla si dështimi për t'u ngritur mbi pasionet e dhunëshme dhe mbi grindjet që shqetësonin perënditë e tjera, si dhe prirjen për t'u përzier në punët e njerëzve. Si rrjedhim, madhështia e tij u kundërshtua fort, dhe gjithnjë e më fortë u karakterizua nga të njëjtat përçarje të hidhura dhe hakmarrje që pllakosën njerëzit të cilët e krijuan.

Si Zot suprem, Zeusi luajti rol në krijimin e njerëzimit, megjithëse burimet bien ndesh në lidhje me atë se si erdhën saktësisht njerëzit.

Ekzistojnë dy histori të njohura të krijimit dhe nuk është plotësisht e qartë se si lidhen ato me njëra-tjetrën; historia e parë karakterizohet nga shumë krijime të ndara, secila pretendon një epokë të veçantë të njerëzimit. Sipas Ovidit, ekzistojnë katër epoka: Epoka e Artë, Epoka e Argjendt, Epoka e Bronzit dhe Epoka e Hekurit. Hesiodi u shtoi një të pestë - Epokën Heroike, që bie midis epokës së bronzit dhe hekurit.

Miti i dytë i krijimit përfshinë aleatin e Zeusit, Titanin Promete. Një ditë Zeusi e udhëzoi Prometeun të krijonte njerëzit e parë; Prometeu i formoi nga balta dhe vajza e Zeusit, Athina, u dha shpirt. Gjithçka ishte mirë derisa Prometeu mashtroi Zeusin mbi flijime kafshësh, duke siguruar që perënditë të ishin privuar përgjithmonë nga ngrënia e mishit të kafshëve të flijuara. Nga kjo Zeusi i zemërua dhe ua mori zjarrin njerëzve, vetëm që Prometeu ta vidhte përsëri dhe t'ua kthente atyre. Ky është një kombinim i elementeve indo-evropiane (njeriu nga balta, fryma e jetës, njerëzit që nuk tregojnë respekt) dhe mania me teknologjinë, të gjitha ndodhën për hir të zjarrit (elementi më i rëndësishëm teknik i njerëzve të parë)

Është mjaft e qartë edhe se kush ishte krijuesi i Zeusit.

Amun-Ra ishte i lidhur me Zeusin më vonë në periudhën greke, pasi Zeusi herë pas here lidhet me perëndinë helene të diellit, Helios, i cili ndonjëherë ose referohet drejtpërdrejt si syri i Zeusit, ose nënkuptohet qartë si i tillë. Hesiod, për shembull, e përshkruan syrin e Zeusit si Diell. Ky perceptim rrjedh ndoshta nga feja e hershme Proto-Indo-Evropiane, në të cilën Dielli herë pas here shihet si syri i Dyus Pḥter (Zot At).

Dyeus konsiderohet nga studiuesit sot si perëndia më e rindërtuar e panteonit indo-evropian, pasi formula identike që i referohet atij mund të gjenden midis gjuhëve të mëpasme indo-evropiane dhe miteve tek indo-arianët, hititët, latinët, grekët, frigasit, mesapët, trakët, ilirët dhe shqiptarët.

36 views0 comments

Hozzászólások


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page