Pery
By Prof. Dr. Fatmir Terziu
Equality is a visa to pass between one's own kind. Day ticket. From the threshold of housing to the threshold of living. A safe abode for the body, after the perilous flight of the soul. Looking like others does not mean that you are attracted to others. It doesn't mean you don't push others away either. However, my eye calls it a monotonous mask of sameness. With this mask the mornings start, with this mask the evenings are filled with the roads, where confusion walks stubbornly and headlong in its own head, between a road full of hope and a different dream.
Thirty-seven steps from the nearest train station to the packed Hilal Food Supermarket market of the typical Kilburn area of London. Cart for fresh vegetables on the way from the warehouse to the supermarket. Newsstand near a kiosk. The fleeing crowd and the coming crowd under the train bridge. Taxis and crowded streets. Being is everywhere and nowhere. Like the London dream, a constant movement in an exhausting spiral of aspirations. With a forgotten beginning and an unclear end. Up. Stall. Up again. Where there is no air. And loneliness accumulates in androgen. Being less and less a woman is not a recipe for self-sufficiency in life. It's more than being a business model. A business like Gece Gunduz at 316 Kilburn High Road, which offers a variety of Mediterranean, Turkish and Albanian pastries, a variety of traditional and typical Albanian breakfasts, a variety of gozmele, smoothies, desserts and more... to traditional pancakes and pacha. This address has seen a rapid turnaround of multiple businesses in recent years following the closure of Ellie's Cafe.
Today Pery, the owner of Gece Gunduz, is not wearing her favourite brown apron, but the white one. "I wear it as a different, aesthetic form, representing the seriousness of the profession itself in this business." - she smiles. Unlike in outer space. Different on the street, it looks the same. The same in this ups and downs of London temperature. When she believed that algae heat was not just a poetic metaphor. It's still somewhat of an unsettled time in London. The sleet that continues to fill the days, with the hope of clearing the sky, but still grey, ripples along the wet sidewalks. Kilburn’s Botox nearby Gece Gunduz is a kind of spring. There is time until the spring equinox procedure. The payment is as much normal, the most competitive in this area. Through clever illusions and sung hopes..., the atmosphere is beyond the traditional pie, beyond tea and coffee, beyond a hearty breakfast and lunch.
Pery is from the kitchen to the counter. From table to table. Pery knows how to respect the other, the client and return to himself. He learned it a long time ago. When she asked to follow a story, she heard as a child at home. Then gravity caught up with her. The fall in hers successful business orbit is felt only in this country that creates many opportunities. Where responsibility for loved ones is a trans-island duty. And there is no respite from the constant vigil of love for all the staff:
- Yes, dear, this combination of the dish must be followed both in the order and in the menu. Talk to the chef, he will explain and help you. Please close the case and make sure everything is in its proper place when you leave. Be careful not to slip and get hurt. But also eat well. Don't get too tired.
The sounds of Gece Gunduz's phone mix with the safe noise of the area. Ten steps away you have everything fresh from Mr. Mahmud's Hilal Food, and the business is the most current form. Sensitive smile of the satisfied Albanian customer. The coffee machines. Neatly moving hands. Pery opens the laptop and prepares for more models of additions to the menu. The subdued screen projects the cherished, memorized structure. "If you keep looking at it," whispers her husband, Mehmeti, a fellow helper in the business and project, "you will always remember me." Joint projects are impetus and courage. As long as you are on top of the values. In the surprising, extremely beautiful culinary peaks, under the clouds of which success makes you happy. And further, back, into the dark past, where the dream you love has already made its way with the hope for the future, for the children, for the family. This way shows that it has accumulated love. And it has become a bigger family with all the staff and with all the customers. Can you not love someone who has become family?
- The photo of the big Gece Gunduz "family" is also on social networks, it is in the media, it is on the Internet, it is in everyone's eyes, like a model. The protagonist of this, wishes health and prosperity. Very interesting! One wants to believe in such things. If there is time...
Pery understands very well that together with Mehmet, relatives, and strangers she lives half the time. Half of the time mother and half businesswoman. Half daughter. Half woman. In the existence of missing halves, escape from oneself is impossible. Ten copies for signature at her business office. God! And which one is the original? Blondes and reflexes in the mirrored windows of Gece Gunduz shrug in bewilderment. Modern women have a different sense of completion! Colours define personality, don't they? We all have only our skin underneath... But business leaves little time for the eyes outside the windows of Gece Gunduz. There is another space for the eye of Pery's success...
The laughter of the street is an altered reminder of the gravity of foreign territory. Pery wraps up a set of plates and heads to the kitchen. A breakdown line in the next series of work with accounts. With the accountant. The rent. Bills. The need and work... Three lines of analysis in the many tirades of devotion, even when the son visits and falls asleep at the table from exhaustion. She is the loving mother who caresses him. And we really say it is an example, a model.
Pery sits next to him. She helps him do his homework, as he has helped and helps all her children. The screen after opening on her laptop remains anonymous and clean. On its shiny surface, without the beloved memorized landscape, only a woman with a work apron and a tray in her hand is reflected. A different narrative of a great story that Pery calls both business and half the time to lead to the new dream, to her home. A great sceptre of respects that know how to warm her heart. A planet for Pery. In one. In an... example for every working, noble, hospitable, visionary, respectful, family woman, for every woman in business, as a mother and as a family.
ALBANIAN
Pery
Nga Prof. Dr. Fatmir Terziu
Barazia është një vizë për të kaluar mes llojit të vet. Biletë ditore. Nga pragu i banimit në pragun e jetesës. Një vendbanim i sigurt për trupin, pas fluturimit të rrezikshëm të shpirtit. Të dukesh si të tjerët, nuk do të thotë që të tërhiqesh nga të tjerët. Nuk do të thotë që as t'i largosh të tjerët. Sidoqoftë, sidoshkoftë, syri im e quan një maskë monotone të ngjashmërisë. Me këtë maskë nisn mëngjezet, me këtë maskë mbushen mbrëmjet udhëve, ku konfuzioni shëtit kryeneç dhe kryekëput në kokë të vetë, mes një udhe plotë shpresë e ëndrra ndryshe.
Tridhjetë e shtatë hapa nga stacioni më i afërt i trenit deri në tregun e mbushur të Supermarketit Hilal Food të zonës tipike të Kilburnit në Londër. Karrocë për perime të freskëta në rrugën që të shpie nga magazina në Supermarket. Stenda e gazetave afër një kioske. Turma që ikin, e turma që vijnë nën urën e trenit. Taksitë dhe rrugët e mbushura me njerëz. Qenia është kudo dhe askund. Ashtu si ëndrra londineze, një lëvizje e vazhdueshme në një spirale rraskapitëse aspiratash. Me një fillim të harruar dhe një fund të paqartë. Lart. Tezgë. Përsëri lart. Aty ku nuk ka ajër. Dhe vetmia grumbullohet në androgjen. Të jesh gjithnjë e më pak grua nuk është një recetë për vetë-mjaftueshmërinë në jetë. Është më shumë se sa të jesh një model biznesi. Një biznes si Gece Gunduz në 316 Kilburn High Road, që afron ofron një shumëllojshmëri pastash mesdhetare, turke dhe shqiptare, mëngjes të larmishëm tradicional dhe tipik shqiptar, një shumëllojshmëri gozmele, smoothie, ëmbëlsira dhe më shumë… deri tek petullat dhe paça tradicionale. Kjo adresë ka parë një kthesë të shpejtë të bizneseve të shumta në vitet e fundit pas mbylljes së Ellie's Cafe.
Sot Pery, pronarja e Gece Gunduz, nuk e ka veshur përparësen e saj të preferuar ngjyrë kafeje, por të bardhën. E vesh si një formë ndryshe, estetike, paraqitëse të seriozitetit të vetë profesionit në këtë biznes. Ndryshe në hapësirën e jashtme. Ndryshe në rrugë, ajo ngjan njësoj. Njësoj në këtë ulje-ngritje të temperaturës londineze. Kur ai besonte se nxehtësia e algave nuk ishte thjesht një metaforë poetike. Është ende disi një kohë e paqëndryeshme në Londër. Shirra që vazhdojnë të mbushin ditët, me shpresë të çeljes së qiellit, po ende gri, valëzohet përgjatë trotuareve të lagura. Botox-i i Kilburnit pranë Gece Gunduz është pranveror. Ka kohë deri në procedurën e ekuinoksit pranveror. Pagesa nuk është normale, më konkurruesja në këtë zonë. Përmes iluzioneve të zgjuara dhe shpresave të kënduara..., atmosfera është përtej byrekut tradicional, përtej çajit dhe kafesë, përtej një mëngjesi dhe një dreke të bollshme.
Pery është nga guzhina në banak. Nga tavolina në tavolinë. Pery di si të respektoj tjetrin, klientin dhe të kthehet te vetja. E ka mësuar shumë kohë më parë. Kur ajo kërkoi të ndiqte një histori që e dëgjoi që fëmijë në shtëpi. Pastaj graviteti e kapi atë. Rënia në orbitën e saj të biznesit të suksesshëm ndihet vetëm në këtë vend që të krijon shumë mundësi. Aty ku përgjegjësia për të dashurit është një detyrë transishullore. Dhe nuk ka pushim nga vigjilja e vazhdueshme e dashurisë për të gjithë stafin:
- Po e nderuar, ky kombinim i i pjatës duhet ndjekur si në porosi e në menu. Flisni me guzhinierin, ai do të ju shpjegojë dhe do të ju ndihmojë. Ju lutemi mbyllni kasën dhe tërë gjërat të jenë në vendin e duhur kur të largoheni. Kini kujdes të mos rrëshqitni dhe që të dëmtoheni. Por dhe ushqehuni mirë. Mos u lodhni tepër.
Zhurmat e telefonit të Gece Gunduz përzihen me zhurmën e sigurt të zonës. Dhjetë hapa më tutje i ke të gjitha të freskëta nga Hilal Food i zotit Mahmud, dhe biznesi është forma më aktuale. Buzëqeshje e ndjeshme e klientit të kënaqur shqiptar. Makina e kafesë. Duart që lëvizin mjeshtërisht. Pery hap laptopin dhe përgatitet për modele të tjera shtesash në menu. Ekrani i nënshtruar projekton strukturën e memorizuar e të dashur. „Nëse vazhdoni ta shikoni,“ pëshpërit i shoqi, Mehmeti, bashkudhëtar në biznes e projekt, „do të më mbani mend gjithmonë“. Projektet e përbashkëta janë shtysë dhe guxim. Për sa kohë që ju jeni në krye të vlerave. Në majat befasuese, jashtëzakonisht të bukura të kulinarisë, nën retë e të cilave suksesi të bën të lumtur. Dhe më tej, mbrapa, në të shkuarën e errët, ku ëndrra që doni tashmë ka bërë rrugën e saj me shpresën për të ardhmen, për fëmijët, për familjen. Kjo mënyrë tregon se ka grumbulluar dashuri. Dhe është bërë një familje më e madhe me të gjithë stafin e me të gjithë klientët. A mund të mos e duash dikë që është bërë familje?
- Fotoja e „familjes“ së madhe Gece Gunduz është edhe në rrjete sociale, është në media, është në Internet, është në sytë e të gjithëve, si një model. Vetë protagonistja e kësaj, uron shëndet dhe prosperitet. Shumë interesante! Dikush dëshiron të besojë në gjëra të tilla. Nëse ka kohë...
Pery e kupton shumë mirë se së bashku me Mehmetin, të afërmit dhe të huajt ajo jeton gjysmë kohe. Gjysmë nënë dhe gjysmë biznesmene. Gjysmë bijë. Gjysmë grua. Në ekzistencën e gjysmave që mungojnë, ikja nga vetvetja është e pamundur. Dhjetë kopje për nënshkrim në zyrën e saj të biznesit. Zot! Dhe cili prej tyre është origjinali? Biondet dhe reflekset në dritaret e pasqyruara të Gece Gunduz ngrenë supet në hutim.
Gratë moderne kanë ndjenjën ndryshe të kompletimit! Ngjyrat përcaktojnë personalitetin, apo jo? Ne të gjithë kemi vetëm lëkurën tonë poshtë... Por biznesi të lë pak kohë për sytë jashtë dritareve të Gece Gunduz. Aty ka tjetër hapësirë për syrin e suksesit të Peryt...
E qeshura e rrugës është një kujtesë e ndryshuar e gravitetit të territorit të huaj. Pery mbështjell një një grup pjatash dhe i drejtohet guzhinës. Një varg zbërthimi në serinë tjetër të punës me llogaritë. Me llogaritarin. Qiraja. Faturat. Nevoja dhe puna... Tri rreshta zbërthimi në tërsinë e shumtë të përkushtimit, madje kur dhe i biri e viziton dhe e zë gjumi në tavolinë nga lodhja. Ajo është nëna e dashur që e përkëdhel. Dhe ne themi vërtetë është nëj shembull, një model.
Lina ulet pranë tij. E ndihmon të bëjë detyrat, sikurse ka ndihmuar dhe ndihmon gjithë fëmijët e saj. Ekrani pas hapjes në laptopin e saj mbetet anonim dhe i pastër. Në sipërfaqen e saj me shkëlqim, pa peizazhin e dashur të memorizuar, pasqyrohet vetëm një grua me një përparëse pune dhe një tabaka në dorë. Një farë rrëfenjë ndryshe e një historie të shkëlqyer që Pery e quan edhe biznes, edhe gjysmën e kohës që të shpie në ëndrrën e re, deri në shtëpinë e saj. Një skeptër i madh respektesh që dinë ta ngrohin zemrën e saj. Një planet për Peryn. Në një. Në një... shembull për çdo grua punëtore, fisnike, mikpritëse, vizionare, respektuese, familjare, për çdo grua në biznes, si nënë dhe si familjare.
Comments