top of page

Nëna


Fatmir Terziu

Nëna

Fatmir Terziu


M’u duk se këndoi dihatshëm një këngë, trazuar nga marzhi i gjelbër i lumit Tamiz, duke blatuar buzët e saj me dhëmbë, nën zhaurimën e mishtë që lëviz.


U ula dhe qava si me dënesë, nën dritën më të hijshme të Hënës, duke parë foton plot delikatesë, qanin dhe gjethet me lotin e nënës.


Qaja mbi foton ku malli më treti, ajo këndonte dhe griste tisin e natës, mua lotët m’i gëlltiti lumi dhe deti, kënga e nënës bekohej në ajër.


32 views11 comments

11 Comments


Luan Cipi Mall mërgimëtari!

Like

Minush Hoxha: Mjeshtri eshte mjeshter! Nga pende e tij nuk mund te dal tjeter vec te bukures, te kuptimshmes dhe muzikales. C'ndjesi e holle per Nenen, permallim per vaje!

Like

Perparim Hysi: E dhimbshme dhe e ndjerë poezia.

Like

Xhemile Aliu: Vargje te arta per te shenjëten nenën urime dhe shumë respekt penes suaj voluminoze ne artin. Letrar

Like

Odise Çaçi Respekt per vargjet qe burojne nga shpirti.Homazh per nenat tona.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page