Konstantinos Kavafis lindi më 29 prill1863
Vendi i lindjes: Aleksandria, Egjipt
Vdiq:29 prill1933, në Aleksandri, Egjipt
Vendpushimi: Varrezat Ortodokse Greke
LARG
Do doja të thosha këtë kujtim ...
Por u shua ... gati nuk mbeti gjë prej tij:
larg, viteve të para të adoleshencës,pushon ai.
Lekurë jasemini...
Dhe mbrëmja e gushtit ( gusht ishte?) ...
Tashmë kujtoj, pothuaj:mbase mavi...
Ah, blu, po! si safir i kaltër.
Përktheu: Fall Haliti
DITË TË VITIT 1903
Nuk i gjeta më - i humba kaq me ngut...
ata sy poetikë, atë fytyrë të zbehtë...
gjatë rrugës që errësohej ...
Nnuk i gjeta më – të zotëruar rastësisht
dhe të braktisur aq lehtësisht;
e me ankth të kërkuar pastaj
Sytë poetikë, fytyra pa gjak,
ato buzë, s'i gjeta më, ndërkaq.
Përktheu: Fall Haliti
MBI ANIJE
Në këtë shenjë të lehtë grafike
Skicuar shpejt në bordin e anijes
Gjej, po ato karakteristika të saj.
Ne të rrethuar nga deti Jonik,
Pasditja e magjepsur,
Tiparet e saj. Por e bukur
Më shumë se kaq, më duket mua
Tani, ndërsa e revokoj atë.
Një butësi e tillë në ndjenjën
E saj, për t'u bërë
Vështrim i verbuar.
Kështu rishfaqet
Brenda meje - nga Koha.
Nga koha ... Shumë evente
Të motshme ... Ai portret,
Anija, pasditja ...
MOS HARRO, TRUP...
Kujtoj, jo vetëm sa i dashur, ke qenë, o trup,
jo vetëm krevatet ku je shtrirë,
por edhe dëshirat që ty
të shkëlqenin në sy,
dridheshin në zërin tënd – të kthyera më kot
nga disa pengesa krejt si në rastësi.
Tani që gjithçka është pjesë e së kaluarës,
si të ishe e lejuar
edhe për ato dëshira – që të shkëlqejnë
drejt në sy, mos i harro,
dridhen në zërin tënd, për ty, mos e harro, trup.
PËR AQ SA KE BRENDA VETES
Dhe nëse s’mund të jetë ajo që ti dëshiron
Kërko së paku
atë që ke brenda vetes:
mos e prish në shumë biznese me njerëzit
me shumë fjalë në një vajtje-ardhje plot tension.
Mos e prish duke e sjellë në mëshirë
të fatit të lojës së përditshme
të pa mend të takimeve
dhe ftesave
derisa ta bësh atë një të huaj të mërzitshme.
QIRINJTË
Janë ditët e ardhshme para nesh
si një rresht qirinjsh të ndezur -
të artë, të ngrohtë e gjallërues.
Mbeten prapa ditët e së kaluarës
rresht i dhimbshëm i qirinjve të shuar:
më të afërtit çojnë akoma tym
të ftohtë, të holluar, e të përdredhur.
Nuk dua t'i shoh: më dëshpëron pamja e tyre,
më shqetëson kujtesën drita e tyre e lashtë.
Dhe shikoj përpara qirinj të ndezur.
Nuk dua të kthehem, ngaqë s'dalloj në një drithërimë,
si zgjatet shpejt linja e errët,
se si rriten shpejt qirinjtë e mi.
Përktheu: Faslli Haliti
Comments