top of page

JETA


Nga Fatmir Terziu


Ti je rrënja ime, trungu im, degët e mia, dhe gonxhja, dhe lulja, dhe gjethja, dhe e ngritur në këmbë, dhe e shtrirë, dhe e rrëzuar, je ajri që marr frymë. Je ngrohtësia e qiellit, era spektakolare në vjeshtë dhe bora e bardhë e dimrit. Je mendimi që marr. Je momenti i mirë dhe i keq. Je gëzimi që më del. Je hidhërimi që më fsheh, je loti që më buzëqesh, je loti që më hidhëron, je fjala e përzgjedhur në mes shokëve e miqve, je këshilla me të cilën jam mes teje sot, je çdo moment i butë në krahët e njëri-tjetrit, je dhe çdo luftë, grindje, mëri e mërzitje, je ushtari dhe gjenerali i kësaj lufte…

Të gjitha i mblodha dhe i mbolla pa vrima në mure, i lodhur dremita i dorëzuar dhe “Je”-të bënë kuje.

Ndaj hezitova të shkoja më tutje. … se Ti je një. Çdo moment, çdo sukses dhe dështim Ti mbete. Unë s’të njoha ndonjëherë. Lindja dhe vdekja janë mes teje. Kurrë nuk të urrej, edhe pse vërtet nuk të njoh. Unë thjesht isha mes teje. Rrjedha jote më mbajti ndër deje…

 
 
 

9 Comments


Teuta Beqari Osmani

Të shkruash për jetën do të thotë nuk i lë sekondin për ta jetuar atë, e ndërsa gjen komunikimin përballë saj tek e cila të shtrohet si e befasishme, por e plotekuptueshme, e ndërsa e kundërta ndodh për atë njeriun që nuk e quan jetën jetë por "barr"... Unë të uroj vetëm suksese në krijimtarinë me mesazhet plotë jetë!

Like

Artur Shemaj

Te pergezoj prof Fatmiri per poezin ,ju dini ta hidhini ne art ndjeshmerine e shpirtit Te uroj shendet e suksese ,respekte

Like

Gladiola Busulla Jorbus

Sintezë e përbotshme!

Like

Dhora Lloja

...je dhurate e pacmueshme me asgje s'te krahasoj!

Like

Merita Kuci

Pse jo testanent jete,kujtese per ate qe jemi . Flm.z Terziu, Suksese!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page