Hije
Fatmir Terziu
“Mikja” ime e mirë, Hija jote të ka ftohur,
është metaforikisht dy-dimensionale
jo e një lloji llafazaneje shumë të panjohur.
Në vend të kësaj një faturë
të pëshpërit në vesh dhe të fshin fytyrën
ndjenjat që nuk të erdhën kurrë.
Kërkon vëmendje me bindje
duke mbështjellur fjalët dhe kundrinat e tyre
si një dredhkë pa lidhje.
Kërkon atë që s’e di marëzie
duke bërë zhurmë me libër shtëpie
bëre për vete një hapësirë të errët, zbrazëtie.
E zbrazët je ti moj hije,
eh, moj “e mira” mike.
Keqardhje
Fatmir Terziu
Fjalët që dëshiroj, se mund t’i thoja të djegin më shumë,
sa e ëmbël është loja
kur rrëshqet në përqafimin e indiferencës.
Zëvendësova zemërimin me fjalë
u tret ngadalë.
Opmerkingen